E Premte, 05.03.2024, 07:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
AKTI I DËNUESHËM TERRORIST NË PARIS DHE KRYEPARLAMENTARI KADRI VESELI
Opinion nga SAIM TAHIRAJ

E Premte, 01.09.2015, 12:26pm (GMT+1)


    Pas sulmit terrorist në selinë e revistës Franceze dhe masakrimit të gazetarëve të saj e gjithë bota demokratike u shokua me këtë akt terrorist me përmasa kaq trishtuese. Bandat kriminale me veprimin e tyre terrorist ndaj fjales së lirë edhe një herë dëshmuan se ata nuk njofin as një akt demokratik të shoqërive të civilizuara me tradita shekullore,por ata vazhdojnë të jenë të njejtit duke njohur vetëm gjuhën dhe veprimet e terrorit.Pas kësaj ngjarje që tmerroj të gjihë boten demokratike,patë reagime të ashpëra nga mbarë opinioni përparimtarë në shoqëritë e civilizuara ku të gjithë,pa dallimë kombi dhe feje dënuan ashpër kriminelët dhe kërkuan që sa më parë të sjellen para drejtësisë.Edhe Kosova si një vend Europian me tradita të lashta europiane u solidarizua me tërë botën demokratike duke ndezur qirinjë në shenjë dhembje dhe respekti për gazetarët dhe policët franqezë,  ku dënoj ashpër këtë akt të shemtuar .Kurë i pashë mbrëmë në Prishtinë të pikëlluar dhe duke ndezur qirinjë në shenjë solidariteti me viktimat, u ndjeva shumë krenarë për shpirtin fisnik me tradita shekullore Iliro-Pellazge të popullit tim.Në mesin e rreshtit të parë quditërisht pashë edhe kryetarin e Parlamentit të Kosoves z.Kadri Veselin.Krenaria e ime për një qast vetëm sa u shtua.Kjo ndodhi për një arsye shumë të thjeshtë sepse lideret politik dhe institucional të shtetit të Kosovës duhet të veprojnë kështu në frymen e traditës sonë kombëtare.Por quditërisht kjo krenari e imja për kryetarin e Parlamentit të Kosovës filloj të shuhet gradualisht pasi që kujtesa ime menjëherë ma rikthej figuren e kryeparlamentarit në  figuren e Kryeshikistit.Në koken time filluan një sëri pyetjeshë për kryeshikistin Veseli.A thu vallë a e din ai së edhe në Kosovë u vranë gazetarë,para gjatë dhe pasë luftes?A thua vallë a e din kryeshikisti se në Tiranë u vra gazetari Ali Uka dhe për qka?A thua vallë a e din ai se edhe pasë lufte u vra gazetari Bardhyl Ajeti?A e din se u vra për zbardhjen dhe mbrojtjen e së vërtetës,mbrojtjen e fjalës së lirë?z.Kryeparlamentar si kryeshikist,a ju shkojë në mendje ndonjëherë të ndizni qirinjë për shpirterat e tyre?A i keni vizituar ndonjëher familjet e tyre?A keni bërë ndonjëher edhe lëvizjen më të vogël për zbardhjen e vrasësve që kryen këto vrasje makabre për të ngulfatur fjalën e lirë?Organizata e juaj e quajtur SHIK ka pasur informacion që janë sjellur me thasë të mbushur plotë,siqë kanë deklaruar publikisht disa agjentë tuaj.A thua vallë a nuk kishte edhe vetëm një informacion sa do i vogël në mesin a atyre shumë informacioneve që i bartët me thasë që do e ndihmonte sado pak  ne zbardhjën e vrasjëve të tyre? ?Z.Kryeparlamentar ju lus nga thellësia e zemrës që të bashkëpunoni ngushtë dhe pa hile me kryeshikistin dhe organizaten e tij,me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtem që të organizoni një skenë të tillë si ajo për gazetaret francez ,ku do të ndizni qirinjë për shpirtërat e Ali Ukës dhe Bardhyl Ajetit dhe të tjerëve,dhe aty në heshtje të betoheni se do punoni për zbardhjen e vrasjeve të tyre dhe të gjitha vrasjeve politike që ndodhen para,gjatë dhe pasë luftes.Ju garantoj z.kryeparlamentarë se vetëm atëherë Kosova do e ketë lirin e saj të mbrendshme të plotë.Nese ju arrin ta  bëni këtë,besoni së do e fitoni pavdekësin.
SAIM TAHIRAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KARIKATURAT E CHARLIE HEBDO NË GAZETAT EVROPIANENga Ole MIKKELSEN dhe MICHAEL HOLDEN, Reuters (01.09.2015)
SHQIPTARËT KUDO NË BOTË E DËNOJNË AKTIN TERRORIST NË PARISNga SKËNDER MULLIQI (01.09.2015)
LE MONDE: NGA LIMA NË TIRANË MBËSHTETJE PËR 11 SHTATORIN E FRANCËS (01.08.2015)
CHARLIE HEBDO E MBËSHTETI KOSOVËN GJATË LUFTËS (01.08.2015)
POLICI QË E VRANË NË RRUGË ISHTE MYSLIMANFjalët e fundit të policit francez para ekzekutimit: (01.08.2015)
CHARLIE HEBDO - KARIKATURISTËT U VRANË NË ZYRË, DËSHMIA E KOLEGES QË UA HAPI DERËN TERRORISTËVE (01.08.2015)
SI E PASQYROI SHTYPI BOTËROR MASAKRËN NË CHARLIE HEDBO - Fotogaleri (01.08.2015)
TERRORISTËT PËRDORËN TEKNIKA USHTARAKE PËR VRASJET NË PARIS (01.08.2015)
KOSOVË - AGK E DËNON FUQISHËM VRASJEN E GAZETARËVE NË PARIS (01.08.2015)
FRANCË - NJË I DYSHUAR PËR SULMIN TERRORIST I DORËZOHET POLICISË (01.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]