MARK ZUCKERBERG, APPLE DHE GOOGLE IU PËRGJIGJEN SULMEVE NDAJ CHARLIE HEBDO Presidenti i Facebook dënon sulmin, ndërsa Google i dhuron £ 195000 revistës dhe Apple përhap flamurin Je Suis Charlie në uebsajtin frëngjisht
E Shtunë, 01.10.2015, 09:01am (GMT+1)
Voal-online.ch - Kompanitë si Facebook, Google dhe Apple i kanë dënuar sulmet në zyrat e revistës satirike franceze Charlie Hebdo, ku u vranë 12 veta, përfshirë tetë gazetarë.
Presidenti i Facebook, Mark Zuckerberg, në një postim të publikuar në profilin e tij personal duke bërë thirrje të hidhet poshtë "përpjekjen e ekstremistëve për të mbytur zërat dhe opinioninet e cilitdo në botë".
"Unë nuk do të lejoj që kjo të ndodhë në Facebook," shkruan ai. "Unë jam i përkushtuar të ndërtoj një shërbim ku ju mund të shpreheni lirisht pa frikën e dhunës. Mendimet e mia janë me viktimat, familjet, popullin e Francës dhe të gjithë njerëzit në botë të cilët vendosin t'i shpallin opinionet e tyre, madje edhe kur kjo kërkon trimëri."
www.voal-online.ch
|