E Premte, 05.03.2024, 03:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FOTOTEKA 'MARUBI' - ARKIVI UNIKAL I HISTORISË SHQIPTARE

E Premte, 01.23.2015, 09:35am (GMT+1)

 
Fototeka Kombëtare "Marubi", është ndër institucionet më të vjetra të kulturës shqiptare e në veçanti të fotografisë shqiptare, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e Shqipërisë me fotografitë e saj.

Fototeka "Marubi", që nga themelimi e deri në ditët e sotme është e vendosur në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër. Kjo fototekë është një ndër institucionet kulturore më të vjetra në Shqipëri, me një histori 158 vjeçare.

Po kush është historia e studios së parë fotografike shqiptare, e cila gradualisht do të shndërrohej në një fototekë kombëtare. Çfarë ruhet sot në këtë fototekë përveç fotove me vlera të rralla historike. Për të mësuar më shumë rreth historikut, vlerave dhe trashëgimisë që ka kjo fototekë ekipi i AA ka realizuar një intervistë me drejtorin e Fototekës Kombëtare "Marubi", Luçjan Bedeni.

Si datë themelimi të Fototekës, drejtori i saj, Bedeni i referohet pikërisht hapjes së studios së parë fotografike e themeluar nga Pietro Marubi (Pjetër Marubi) në vitin 1856 në Shkodër. Por historia do të vazhdonte për dekada me radhë, ku pas Pietro Marubit studio do të trashëgohej nga Kel Marubi, dhe më pas nga Geg Marubi.

"Në një histori 158 vjeçare normalisht që ka shumë për të treguar, duke filluar që nga periudha e gjysmës së dytë të shekullit të 19-të dhe deri në fundin e shekullit 20-të. Sigurisht që arkivi i Fototekës është shumë i pasur, pra flasim për një arkiv me rreth 500 mijë fotografi të gjitha prej negativi, në xham dhe në rula film, të përmasave të ndryshme. Pas vitit 1970 arkivi u pasurua edhe me fotografi të tjera, ku krahas fotografëve të dinastisë Marubi, kontribuuan edhe fotografë të tjerë si Jakova, Bici, Voci dhe Kodheli, etj, të cilët krijojnë një larmi me fotografitë e arkivit, duke bërë që ky institucion të ketë vlera të rëndësishme"- shprehet drejtori i Fototekës Kombëtare "Marubi".

Familja Marubi jetoi në periudha të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, si gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, Periudhës së Mbretit Zog dhe regjimit komunist, të ndara respektivisht në 3 personalitete, siç janë themeluesi Pietro Marubi, Kel Marubi dhe Geg Marubi.

"Pietro Marubi më 1856 themelon foto-studion fotografike "Marubi" dhe mbase kjo është edhe një marrëdhënie e parë me Portën e Lartë, sepse nuk ishte një aktivitet i zakonshëm, sidomos për të marrë një leje për një studio të tillë. Kujtoj këtu njërin nga sulltanët e kohës që kishte vendosur të shpërndante portretin e tij nëpërmjet fotografisë, dhe kështu ishte përhapur forma e lajmit përmes fotografisë"- tregon Bedeni.

Pietro Marubi njihej për një marrëdhënie të mirë me njerëzit në Shkodër dhe kjo lidhet edhe me pozitën gjeografike të këtij qyteti që ishte një nga vilajetet më të rëndësishme të asaj periudhe. Ai lindi në Piacenza të Italisë më 1834 dhe i detyruar nga disa rrethana historike të kohës u zhvendos në Shkodër ku iu përkushtua pasionit të tij për artin e fotografisë.

Bedeni në intervistën e tij për Anadolu Agency tregon se në atë kohë në Shkodër jetonin disa përfaqësues të disa vendeve të huaja, natyrisht përveç disa prej zyrtarëve të Portës së Lartë, të cilët ishin atashuar në Shkodër, ku kishin hapur disa shkolla të ndryshme, si shkolla ushtarake, shkolla për mësimin e Turqishtes dhe Arabishtes, por kishin një organizim shumë të madh të strukturave në qytetin Shkodrës, dhe ishin të pranishëm edhe komunitete të tjera. Kështu më 1861 hapet e para konsullatë e Italisë në Shkodër dhe në gjithë rajonin dhe hapen edhe disa konsullatave të tjera si franceze, ruse, britanike, austro-hungareze.

"Dua të përmend se Pietro Marubi nuk shihet vetëm si një fotograf, por ai vjen në Shkodër si nj arkitekt, piktor, ku si projekt të tij mund të përmenden ai i katedrales katolike të qytetit të Shkodrës, ishte edhe një piktor i afreskeve të kishës ortodokse të qytetit. Dëshmitë tregojnë se Pietro Marubi ka udhëtuar edhe në Malin e Zi, në Kroaci për ndjekjen e veprimtarisë së tij. Ai ishte fotografi zyrtar i familjes mbretërore në Malin e Zi. Pra ai ishte një mik i ngushtë i zyrtareve dhe personaliteteve të cilët jetonin në qytetin e Shkodrës. Gradualisht studio e tij u kthye në një referencë"- shprehet Luçjan Bedeni.

Bedeni tregon se Pietro Marubi nuk kishte një trashëgimtar të tij, nuk kishte një fëmijë, por ai mori si shërbyes të tij një familje nga Zadrima e Shkodrës, me mbiemrin Kodheli, familje e cila kishte dy djem, Matia dhe Kel dhe disa vajza. Pietro Marubi me mjeshtërinë e tij punoi t'iu kalonte edhe atyre profesionin dhe vendos ti shkollojë në Itali, në një nga studiot më të njohura të kohës. Duke qenë se Matia vdes në moshë të re, Pietro Marubi përkushtohet për ti mësuar artin e fotografisë Kel Kodhelit i cili më vonë do të merrte emrin Kel Marubi.

Në vitin 1903 me vdekjen e Pietro Marubit, Kel Marubi do të trashëgonte studion fotografike.

Kel Marubi jetoi në një periudhë të rëndësishme historike për shqiptaret që përkon edhe me aktivitetin politik të Mbretit Zog, prandaj ai do të ishte edhe fotograf zyrtar i Oborrit Mbretëror, ku janë fiksuar foto nga data të rëndësishme historike për Shqipërinë, aktivitetin e Mbretit Zog, etj. Kel Marubi u kujdes për shkollimin e djalit të tij Geg Marubi ku e dërgoi në Francë , dhe kur u kthye në Shqipëri ai së bashku me babin e tij vazhdoi këtë aktivitet.

"Fotot fillojnë që nga themelimi i studios 1856 dhe deri në vitin 1989. Janë fotografuar shumë personalitete shtetërore të Shqipërisë. Ka fotografi edhe të diktatorit Enver Hoxha dhe festivaleve të organizuara, të veprave industriale të ndërtuara gjatë regjimit komunist, foto të delegacioneve që vizitonin Shqipërinë nga Kina, Kamboxhia, Rusia, Vietnami, etj dhe vizitat e diktatorit Hoxha".

Prej më shumë se një viti ka filluar projekti i dixhitalizimit të Fototekës "Marubi" dhe drejtori i saj tregon se janë në muajit e fundit për të publikuar online të gjitha fotografitë e fazës së parë të projektit që janë rreth 100 mijë fotografi që do të publikohen online, ku çdo person mund ti shikojë në uebsitin zyrtar të fototekës- shprehet Luçjan Bedeni, drejtor i kësaj fototeke.

Përveç fotografive në Fototekën "Marubi" ruhen edhe objekte muzeale, si aparatë fotografikë, llambat , blice të ndryshme, perdet e studios, karrige, dhe sende të tjera të studios ku ushtruan aktivitetin përfaqësuesit e familjes Marubi. Gjithashtu ruhen edhe dokumente të rëndësishme rreth aktivitetit të Fototekës.

Në vitin 1970, Gegë Marubi të gjithë arkivin e familjes së tij ia dhuroi shtetit shqiptar dhe kështu do të ishte fillimisht si një seksion i Muzeut të Qytetit të Shkodrës "Fototeka Marubi". Në vitin 2003 Fototeka Marubi merr statusin kombëtar nën varësi të Ministrisë së Kulturës.

Bedeni shprehte se vizitorët dhe turistët janë të shumtë që kanë interes për të shikuar nga afër Fototekën dhe vijnë nga e gjithë bota si, nga Turqia vijnë shumë, Brazili, Kina, Australia, Kanada, Izraeli, Franca, Algjeria, nga Britania, Çekia. "Kemi bashkëpunuar në projekte të ndryshme të bashkisë së Shkodrës dhe Ulqinit, kemi hapur disa ekspozita për turistët në qytetet më të rëndësishme të Europës, që nga Brukseli. Në Ankara u hap nj ekspozitë, në Budapest, Varshavë, etj. U krijua një ekspozitë itinerari që zgjonte një interes për Marubin"

"Në muajin nëntor 2014 isha në Marmaris në festivalin e fotografisë në Turqi. Isha i ftuar si përfaqësues i fototekës që ishte e ftuar nderi në këtë festival në edicionin e tij të parë që kishte një pjesëmarrje të madhe. Festivali ishte iniciuar nga shoqata e fotografeve të Anadollit në Turqi. Ne rrugëtuam në këtë vend dhe synojmë që të jemi edhe në të ardhmen në ekspozitat që do të hapen në Turqi, për të zbuluar atë koleksion fotosh , që janë pjesë e arkivit të periudhës së Perandorisë Osmane që kanë interes qytetarët turq.

Dëshirojmë të kishim hapur një ekspozitë në Stamboll për aspekte studimore"
përfundon Luçjan Bedeni prononcimin e tij për AA.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA E OREKSEVE SERBE!Nga FLORIM ZEQA (01.23.2015)
A PO E NDIEN VETEN TË REHATUAR ISA MUSTAFA - APO KA FILLUAR TA PËRVËLOJË KARRIKJA PËRFUNDI?...Nga SKËNDER MULLIQI (01.23.2015)
JO ZHDUKJES SË SHQIPËRISËNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (01.22.2015)
JANARËT HISTORIKISHT ISHIN MUAJ TË KOBSHËM PËR SHQIPTARËTNga Dr. NASER RUGOVA (01.22.2015)
TREPÇA ËSHTË E KOSOVËSNga HARRY BAJRAKTARI (01.22.2015)
NEVOJITET NJË RIZGJIM KOMBËTAR, SEPSE LOJËRA TË RREZIKSHME KANË FILLUAR KARSHI KOSOVËSVështrim nga SKËNDER MULLIQI (01.22.2015)
IBRAHIM RUGOVA - NJË LIS I MADH NË MES TË NJË MALI TË VOGËLNë shenjë mirënjohje, përkujtojmë 9 vjetorin e vdekjes së dr.I.RugovaNga XHAFER LECI (01.22.2015)
Nëntë vite pa Presidentin Rugova!PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARESISENga AGIM GASHI (01.21.2015)
Në nëntë vjetorin e shkuarjës në amshim të shpëtimtarit të qënjes sonë kombëtareFALEMINDERIT, PRESIDENTNga FLORIM ZEQA (01.21.2015)
Me rastin e 9 vjetorit të shkuarjes së Ibrahim Rugovës në AmshimPROFITERËT E RUGOVËS DUHET TË LARGOHEN Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.21.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]