E Hënë, 04.29.2024, 07:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PROBLEMI I KRIMINALIZIMIT TË SHOQËRISË SË KOSOVËS DATON GATI KREJT PASLUFTËN
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Mërkurë, 02.25.2015, 12:48pm (GMT+1)


Gjatë këtyre viteve shumë është folur për krimin e organizuar dhe korrupcionin si dy tema te pa shmangshme. Te pashmangshme sepse krimi i organizuar dhe korrupcioni u bënë pengesa kryesore e zhvillimit te ecurive ekonomike, dhe zhvillimit te gjithbarshem në shoqërinë tonë të pas luftës.Edhe pse ne shiqim të parë duken së elemetët kriminale nuk kan te bëjnë asgjë më zhvillim ekonomik, është e vërtetë se pa zgjedhjen e problemeve kriminale dhe te korrupcionit që janë grumbulluar në Kosovë, nuk kemi mundësi të ecim përpara. Dhe, pa zvoglimin në suaza të normalitetit të këtyre dy fenomeneve të pas luftës , nuk kemi së si të presim rritje të nivilit të ekonomisë.Mendoj unë së qelësi i suksesit qëndron tek qytetarët , e veqenarisht para fushatave elektorale të kërkojnë që të ndalën krimi dhe korrupcioni , duke kërkuar më në fund që tu përmirësohet jeta. Jo të pranojnë si deri më tash manipulimet nga partitë garuese politike , të cilat po premtojnë shumë gjatë fushatave , dhe spo bëjnë punë pas përfundimit të tyre. Kjo logjikë do të duhet ndryshuar në tërësi, nese mendojmë që të formojmë shtet ligjor dhe demokratik, që të kemi një ekonomi të prosperuar, e jo shumë inerte si e kemi aktualisht.

Prandaj, duhet bër kujdes i madh së kush duhet të votohet, se kush e meriton votën e sovranit. Deri me tash krejt kjo kastë politike ka dështuar në shumë segmente te jetës.

E keq përdori votën , duke i realizuar interesat përsonale para interesave shoqërore.Problemi i kriminalizmit të shoqërisë së Kosovës, daton gadi krejt pas luftën. Dhe ky stagimi i përgjithëshem , duhet kërkuar në mos punën e mirë të strukturave shtetërore, por edhe partiake që proceset te avansohën përpara.Të gjithë abuzuesit e shtetit ka ardhur koha që të përgjegjën para organeve të drejtësisë. Por, që paraprakisht bash në këtë sistem duhet bërë ndryshime përmbajtësore që të arrihet edhe suksesi i dëshiruar në luftë kunder qdo llojë të kriminalitetit. As një gjykatë nuk duhet të këtë në mesin e tyre njerëzit që janë më orjentime partiake dhe që ndikohen nga politika ditore . Të metat e sistemit të drejtësisë janë evidente dhe pa eliminimin e tyre nuk kemi mundësi të krijojmë shtet ligjor dhe funksional.Kur gjykatat ndikohen nga politika ditore , nuk mund të arrihen sukseset e dëshiruara. Qyetarët ka ardhur koha që mos të jenë më vetëm vrojtues të asaj së qka po ndodhë në shoqëri , por të bëhën pjesë aktive e secilit sistem.Vetëm kështu, mund të zvoglohen keqpërdorimet, dhe hajnitë e mëdha karshi shtetit dhe vet atyre.Pra në mungesë të funksionimit të shtetit ligjor dhe mos zhvillimit të duhur të ekonomisë , edhe po na paraqiten grupët e ndryshme ekstremiste, të cilat grupe po shihet së qfarë dëmi, janë duke na shkaktuar si shtet dhe si komb.Po jemi dëshmitarë të dëgjojmë dhe të shikojmë në mediat elektronike dhe të shkruara shumë akte të formave të ndryshme kriminale, dhe aferave korruptive .

Bosët e krimit të organizuar thua së janë bërë tashmë të pa prekshem dhe sipas tyre mund të bëjnë çka të duan . Shpesh këta bosë të krimit nuk i përgjigjën fare thirrjeve qe të dalin para gjykatave në fjalë, duke ikur nga vendi, dhe askush nuk po kërkon ekstradimin e tyre.Këto ikje , krijojnë psikozë të frikës të shumica e qytetarëve , duke mos e ndi ata vetem të lirë . Dhe, shtrohet me të drejtë pyetja .Kur këtyre farsave do tu vjen fundi? Fundi u vjen atë ditë kur nga skena politike largoheh të gjithë ata që në një mënyrë apo në një tjeter kan lidhje me krimin e organizuar. Fundi u vjen vetëm me ndryshime po thuaj ne të gjitha sistemet, e veqmas në sistemin e drejtësisë.


Kur dikush e merr dënimin e merituar për një vepër penale , kjo do të ndikon shumë që aktët kriminale dhe te korrupcionit të zvoglohën.Roli elementar I shtetit është që qytetarët të mbrohen fizikisht bashkë me pasurinë e tyre . Shteti edhe funksionet elementare nuk është duke i plotësuar si duhet. Dhe, në vend të përparimit të gjithmbarshem ,krimi dhe korrupcioni kan ndikuar që të kemi shtet në stagnacion . Të gjithë këto të meta të shtetit, sigurisht që qytetarët e dinë mirë, prandaj edhe ky demoralizim kaq i madh në këtë kastë politike, nuk është aspak i rastësishëm.Diktatura dhe demokracia janë të pa logjikshme nese nuk bëhët dallimi i qartë.Tek ne as që dëshirohet diq e tillë të kuptohet së kësaj kaste politike po i levërdisë sistemi autokratik më elemente të diktaturës për zgjatje të pushtetit. Demokracia nuk është nocion apstrakt, por nocion shumë konkret më veprime konkrete për të krijuar gjëra të mira.Demokraci nuk I thonë asaj kur një banditë e rrah qytetarin në rrugë apo gjetiu dhe nuk e merr fare dënimin e merituar, apo kur ndonjë kriminel i rrahë nxënësit në shkollë dhe largohet pa therrë në këmbë. Ne kemi pasur një mori të rasteve kriminale nepër shkolla . Kjo është e pa tolerueshme të ndodhë në shkolla si vatra diturie.Pa sigurimin përsonal dhe sigurimin e patundshmerisë është iluzore të mendohet për investime dhe investitorë të huaj në Kosovë.Askush nuk investion kapital serioz pa siguri të mjafueshme .Investitoret e huaj shumë të nevojshem për shtetet në trazicion siq është edhe Kosova, janë më së të domosdoshem për kapercimin e krizës së madhe ekonomike, në të cilën jemi katandisur.

E gjithë kjo ka bërë që të rriten pa knaqësitë qytetare me gjendjën e krijuar .Dihet për efektet negative të korrupcionit dhe krimit që u mundova ti elaborojë më lartë në tekst. Mu për mungesë të vizionit për të ardhem dhe mbytjën në korrupcion të kësaj klase politike patem edhe protesta , greva dhe egzod masiv, që janë shumë të dëmshme për të ardhen tonë . Me politika të mira ekonomike dhe më njerëz kreativ që nën kupton të pa korruptuar, edhe mund të dalim nga gjendja jo e mirë.Me këtë trend zhvillimor dhe më këtë kastë politike shumë vështirë është që problem ekonomik të gjënë përfundim fatlum.Secila qeveri e cila dëshiron që të mbahet në mend për të mirë, duhet të këtë qasje serioze karshi dukurive negative për ti leminuar në një masë ato. Vëtëm kështu do të përmirësohet jeta e zymtë në Kosovë.Kjo do të ishte kthesa më e madhe pozitive...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË PORTRET PROVOKUES I KADARESË NË BURG DHE GRAFIKA TË TJERA INTERVISTË ME PIKTORËT AVNI DELVINA E NIKO DHALES (02.25.2015)
ERMONELA JAHO - MË KËRCËNUAN ME LETRA ANONIME NË TIRANËIntervistoi: ENKEL DEMI (02.24.2015)
NUK HUMB GJAKU SHQIPTARDËSHMITARE SOT KUNDËR KRIMINELIT SERB OLIVER IVANOVIQIT, ORGANIZATOR I VRASJES SË TRIDHJETË MESHKUJVE NË "LAGJEN E KOVAÇËVE"Nga FLORA IDRIZ PECI& (02.24.2015)
NË NJU JORK PROMOVOHET MONOGRAFIA '30 VJET NË SHËRBIM TË KOMBIT' (02.24.2015)
MJEDISI DHE NJERIU - ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM DHE EKOSISTEMINga Dr ZEF MULAJ (02.24.2015)
UNË JAM NATASHA KANDIÇNga PETRIT HALITI (02.24.2015)
HAPNI DOSJET!KRIMET E KOMUNIZMIT NUK PARASHKRUHEN...Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa III) (02.24.2015)
QEMALISAMI REPISHTI, nga libri 'Pika loti - Tregime burgu' (02.24.2015)
KREACIONET E BLERINA KLLOKOQI RUGOVËS NË MBRËMJEN OSCAR 2015 (02.23.2015)
Shfletim i historisë - Në 22 vjetorin e sulmit të forcave serbe mbi fshatin BokshiqREZISTENCA E BOKSHIQIT APO REZISTENCA E  KAÇANIKUT TË VOGËL NË VITIN 1993Nga FLORIM ZEQA (02.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]