E Premte, 04.26.2024, 07:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PARAQITJA E SËRISHME NË OPINION E SOKOL DOBRUNËS KA PËR QËLLIM FRIKËSIMIN E DËSHMITARËVE NË PRAG TË FORMIMIT TË GJYKATËS SPECIALE
Nga SAIM TAHIRAJ

E Shtunë, 02.28.2015, 08:46pm (GMT+1)


Shumë gjëra të mbrapështa kanë ndodhur ,dhe vazhdojnë të ndodhin, në shtetin tonë të cilat shoqërinë tonë, e kanë sjellur në një gjendje gadi anarkie, ku askushë ma nuk i beson askujt dhe shpresa për një të ardhme në Kosovë pak ekziston , sepse e vranë ata që po e udhëheqin këtë shtet me veprimet e tyre më kriminale karshi popullit të vet.

Edhe deklaratat e këtij farë alamet gjykatësi, Sokol Dobruna i shof si pjesë e pandashme e këtyre veprimeve kriminale të një kaste të ndyer që shkatërroj ç'do gjë shtetërore,duke e sjellur shtetin tonë buzë shkatrrimit përfundimtar.Të dëklarosh sot haptazi në mjetet e informimit se ka pasur një Gjykatë Ushtarake ku kryetar i kësaj ka qenë ky far gjykatësi Sokol Dobruna ,dhe se ka dënuar me pushkatim përsonalitete që i kanë takuar organizimit institucional të udhëhequr nga presidenti Rugova,une mendoj se kemi të bëjmë me një njeri shpirt krimineli mu ashtu si vet organizata kriminale që e ka emëruar këtë alamet gjykatësi.

Sikur të ishte në një shtet normal me institucione kredibile të drejtësisë,Sokol Dobruna duhej menjëhere të vihej nën pranga,të burgoset dhe të fillojnë hetimet ndaj tij.Por, kjo nuk ndodhë në shtetin tonë sepse në krye të tij janë po ata që e kanë themeluar atë gjykatë ushtarake, dhe e kanë emëruar kryetar të saj këtë gjygjëtar, dhe me siguri pikërisht këta e urdhërojnë që të dali me këto dëklarata të cilat e terrorizojnë opinionin shqiptarë duke i lajmëruar se neve jemi po ata që ju kemi vrarë dje, dhe se nese nuk heshtni do tju vrajmë prap edhe sot.Kjo bëhet për të ti kërcënuar njerëzit në prag të formimit të Gjykatës Speciale,që askush mos të ketë guximin me e përkrah formimin e saj.Pastaj, edhe nese formohet është edhe një kërcënim që shkon në drejtim të dëshmitarëve që askush nga ta mos ta ketë guximin me dëmshuar për vrasjet politike, që kanë ndodhur para,gjatë, dhe pasë luftës në Shqipëri dhe në Kosovë.

Kjo është arsyeja kryesore e këtij mesazhi terrorizues,sepse ky farë alamet gjykatësi e paraqet si jo legjitime formimin e Gjykates Speciale dhe se është për ta njollosur luftën çlirimtare.Formimi i Gjykates Speciale po bëhet pikërisht për tu pastruar lufta e drejtë çlirimtare e popullit të Kosoves,nga elementët kriminelë, që ende vazhdojnë ta njollosin këtë luftë të shenjtë të popullit tonë,e një element i tillë jeni edhe ju Dobruna me veprimet e Tuaja vrastare.Prandaj, iu pengon formimi i saj alamet gjykatës.

Unë e pyes këtë alamet gjyqtari së më çfarë legjitimiteti e formuan këtë Gjykatë Ushtarake,cili ishte institucioni autoritativ që formoj këtë Gjykatë,kur dihet se në atë kohë neve kishim institucione kredibile shtetërore që kanë buruar nga vota e lirë e popullit,istitucione që iu ka prirë presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova,të cilat punonin me ligjet tona të bazuara në Kushtetutën e Kaqanikut.Kjo u rikonfirmua edhe disa herë pas lufte në zgjedhjet shumë demokratike që u mbajtën në Kosovë, ku iu dha besimi i plotë nga populli i Kosovës presidentit Rugova.

Ti gjykatës i asaj Gjykate Ushtarake e cila u formua nga një organizatë ilegale, e cila nuk e kishte votën dhe mbështetjen e popullit,nga e cila u emrove në postin e kryetarit të saj, dhe dënove me ligjet e Jugasllavisë përsonalitetet e rëndësishme të institucioneve kredibile shtetërore, të cilat ishin formuar me votën e lirë të popullit të Kosovës dhe iu printe presidenti Rugova që kishte edhe përkrahjen absolute të tyre.Ti alamet gjykatësi, Sokol Dobruna a e dije se populli e Kosoves nuk e njifte Jugosllavinë si shtet të tyre,sepse ishte shpallur shteti i Republikën së Kosovës.Ti alamet gjykatës Sokol Dobruna, a e dije se populli i Kosovës nuk i njifte ma institucionet e Jugosllavisë sepse kishte institucionet e veta të shtetit të vetë Republikes së Kosoves të dala nga vota e lirë e tyre?Ti alamet gjykatësi Sokol Dobruna, a e dije së këto institucione punonin me ligjet e Republikës së Kosovës të cilat i kishin harmonizuar me Kushtetuten e Kaqanikut?

Po ta përkujtoj së që nga viti 1991 në komunen e Deçanit në krye të së cilës ishte i madhi Heroi ,Sali Ceku ponohej me këto ligje. Unë mendoj së ka ardhur koha që institucionet tona kredibile me specialist kredibil të fushave përkatëse,të merren me analiza të mirëfillta shkencore, për të gjitha zhvillimet që ndodhën në Kosovë dhe në Shqipëri që nga viti 1989 e gjerë me sot. Nga këto analiza do të dalin fakte reale për të gjitha zhvillimet dhe aktivitetet e institucioneve të shtetit,aktivitetet e të gjitha organizatave politike,aktivitetet e përsonave që kanë qenë drejtues dhe anëtarë të këtyre organizatave, dhe të dilet me vlerësime serioze të bazuara në fakte se kush kan qenë këto organizata dhe kush kanë qenë në të vërtetë përsonat drejtues të tyre.Në kuader të këtyre analizave të vlerësohet edhe kjo farë Gjykate Ushtarake,të verifikohet edhe përsonaliteti i këtij gjykatësi dhe opinioni shqiptarë të këtë një pasqyrë të saktë për këtë përson dhe të gjithë të tjerët, dhe mos të terrorizohet me deklarata të tipit të Sokol Dobrunës.

Sikur të kishim institucione kredibile të drejtësisë në Kosovë ky gjykatës do të duhej të jetë një pistë shumë e rëndësishme për zbardhjën e të gjitha vrasjeve politike të vijes institucionale të luftës .

SAIM TAHIRAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHPËRNGULJA E MADHE E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHITNga FAHRI XHARRA (02.28.2015)
Në prag të transformimit të FSK-së në FAKJO FAK, POR FARK, ZOTI MINISTËR DEMOLLI!Nga FLORIM ZEQA (02.28.2015)
MOIKOM ZEQO - MINISTRIA E JASHTME VONOI REAGIMIN PËR VJOSËN, EMËRIMET E ANONIMËVE NË DIPLOMACI, TRISHTUESE (Intervistë) (02.28.2015)
PËR SE I DUHET KRYEPESHKOPIT JANULLATOS NËNSHTETËSIA SHQIPTARE?Nga Prof. SKËNDER GJONI (02.28.2015)
'BESA' E KRYEMINISTRIT MUSTAFA DHE DEKLARATA E PAMATUR E MINISTRIT STAVILECINga SKËNDER MULLIQI (02.28.2015)
ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË - MOS DËGJONI SHUMË MUZIKË! (02.27.2015)
'BIBLIOTEKA E NJË ALBANOLOGU' - EKSPOZITA KUSHTUAR GUSTAV WEIGANDIT (02.27.2015)
PASHALLARËT E BASHKIVE QË LARGOHEN ME FADROMËNga MENTOR KIKIA (02.27.2015)
1461 - NJË FOTO E RRALLË E GJERGJ KASTRIOTIT NË ITALI (02.27.2015)
SOKOL DOBRUNA DËNOI ME VDEKJE NJERËZIT E VIJËS INSTITUCIONALE TË LUFTËSNga SAIM TAHIRAJ (02.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]