E Shtunë, 04.27.2024, 01:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ALBANOLOGU MATEO MANDALA - HAPJA E DOSJEVE DO TË NDIHMOJË NË NJOHJEN E SË KALUARËS

E Mërkurë, 03.04.2015, 08:26am (GMT+1)



Studiesi arbëresh, profesor Mateo Mandala, titullar i Katedrës albanologjike të Universitetit të Palermos ka dhënë një intervistë për Radio Vatikani ku është shprehur pro hapjes së dosjeve në Shqipëri. Sipas tij hapja e tyre do do ndihmojë në njohjen e së kaluarës.

Ai ka folur edhe për vizitën e Papës në Shqipëriku theksoi se ajo prania e besimtarë të feve të ndryshme shqiptare në sheshin "Nënë Tereza", la një përshtypje shumë pozitive në botën perëndimore.


Profesor Mandala, si e vlerësoni ju si studies nismën e qeverisë për hapjen e dosjeve? Sa e ndihmon realitetin e të kaluarës dhe të sotëm?
Unë e vlerësoj shumë pozitivisht nismën e qeverisë për hapjen e dosjeve sepse pavarsisht nga aspektet teknike që qeveria, sigurisht do të sigurojë në mënyrë më të hapur dhe transparente, do ndihmojë me njohjen e të kaluarës. Këtu kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut dhe në këtë fushë nuk duhet të mbetet asgjë pa u bërë dhe pa u njohur lidhur me historinë e periudhës së diktaturës. Është një nismë mjaft interesante që do mirëpritet edhe nga bota perëndimore, nga Europa, e cila është shprehur qartë kundër krimeve të regjimeve komuniste.

Ekziston mundësia që këto dosje të jenë prekura, të risistemuara nga vetë ata që i kanë përpiluar dhe nuk përmbajnë dokumentat e plotë apo që ndoshta edhe shtrembërojnë realitetin?
Ky rrezik ekziston. Nga ato që kam lexuar, sepse unë e kam njohur realitetin nëpërmjet gazetave, nëpërmjet emisioneve televizive dhe nëpërmjet rrëfimeve të miqve dhe kolegëve, ka rrezik që mund të kenë ndërhyrë dhe të jenë shtrembëruar, duke qenë se disa dosje janë botuar pak a shumë dhe janë shkëputur këtej e andej. Prandaj them se aspektet teknike dhe juridike që qeveria do të miratojë për të shmangur çdo rrezik për të manipuluar realitetin do jenë të dobishme. Por, gjithsesi, kjo punë duhet bërë sepse në qoftë se nuk matemi me të kaluarën, edhe kur e kaluara është e keqe si kjo për të cilën flasim, ne nuk do t'i shmangemi asaj, do të jetë njëfarë pengese për të ardhmen. Prandaj, megjithë manipulimet që mund të jenë bërë, ne duhet të njihemi me të kaluarën. Dosjet duhen të hapen dhe të bëhen të njohura. Me shumë kujdes duhet të veprojnë jo vetëm të interesuarit, por edhe ata që mund të hyjnë në kontakt me këto dosje, duke ditur që mund të kenë edhe materiale të manipuluara. Këtu duhet një qasje shkencore për të vlerësuar dosjet, një qasje e qetë, një qasje me gjakftohtësi dhe pa kërkuar hakmarrje, sepse këtu nuk ka vend për hakmarje, por për njohje, thjesht për njohje.

E vërteta do ju bëjë të lire, thotë Ungjilli. Kjo e vërtetë që kërkohet nëpërmjet dosjeve mund të rrezikojë edhe të krijojë një përçarje të re mes qytetarëve?
Nuk jam në gjendje të them atë që do ndodhë, por besoj se jo. Populli shqiptar është treguar shumë i qetë nga kjo pikëpamje edhe pas rrëzimit të diktaturës. Në vitet "˜90, "˜91, "˜92 mund të kishim patur dhe një përçarje gjakatare, por kjo nuk ndodhi. Pse duhet të ndodhë tani? Sot problemi nuk është që të hakmerremi ndaj të kaluarës, por ta njohim të kaluarën për të cilën janë thënë shumë gjera. Edhe të persekutuarit e dinë pak a shumë se kush janë ata që i kanë persekutuar, por nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim e kundër tyre. Kështu që, sot do të lajmë borxhin që i kemi të kaluarës duke e njohur të kaluarën. Nuk besoj se do të ketë hakmarrje apo përçarje siç e thoni ju. Shpresoj së paku që kjo të mos ndodhë.

Për ata të cilët kanë përgjegjësi për veprimet e çnjerëzore që janë bërë në atë periudhë në aspektin institucional, nuk është bërë asgjë deri tani. Hapja e dosjeve krijon disa pikëpyetje që mbeten ende...
Pa diskutim! Nuk dua të futem në një debat të hollësishëm sepse kam një pozitë, e cila nuk më lejon ta bëj këtë. Por gjithsesi, për shembull duhet pastruar aspekti publik i shoqërisë shqiptare, në çdo pikëpamje, në universitete, në politikë sidomos, në çdo vend duhet të hidhet drita e së vërtetës. Kjo duhet bërë jo për të kërkuar hakmarrjen ndaj të kaluarës, ndaj personave që ishin të implikuar, por thejsht për të ditur se cili është realiteti i sotëm dhe si do të vazhdojë në të ardhmen. Unë mendoj kështu dhe e kam patur këtë qëndrim me Italinë postfashiste, me Gjermaninë postkomuniste, e kështu me rradhë. Pra, aty ku populli nuk lejohet të njihet dhe të ballafaqohet me të kaluarën, duke njohur edhe fajet që kanë bërë persona të ndryshëm, nuk mund të shkojmë drejt së ardhmes.

E gjitha kjo duke patur parasysh forcën e faljes...
Pikërisht, këtë doja të thosha. Ne kërkojmë të dimë fajet dhe të kemi fuqinë t'i falim ata që i kanë bërë këto faje.

Pra, duhet një orientim vëllazëror që të dijë të vërtetat, por edhe të ketë forcë dhe fuqi për të shtrirë dorën vëllazërore për të falur...
Vizita e Atit të Shenjtë në Shqipëri ka qënë një vizitë shumë mbresëlënëse, jo vetëm për faktin se ishin të pranishëm edhe besimtarë të feve të ndryshme shqiptare në sheshin "Nënë Tereza", çka la një përshtypje shumë pozitive në botën perëndimore, por edhe që shqiptarët kanë respekt ndaj tjetrit dhe ky respekt i tejkalon edhe përmasat njerëzore. Fakti që ne jemi sot në gjendje të falim ata që na kanë dëmtuar, na çon në një nivel sipëror. Kjo është një gjendje që shqiptari sot ka dhe duhet ta mbajë me krenari.

Prof. Mateo Mandala, është titullar i Katedrës albanologjike në Universitetin e Palermos

Marrë nga Radio Vatikani

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRUSHJANËT PADISIN SERBINËNga BESNIK F. HOTI dhe ELION FARRUKU (03.03.2015)
KUSH ËSHTË TOM DOSHI - NGA IKJA NË AUSTRALI, RITKHIMI I FUQISHËM NË POLITIKË DHE PËRPLASJA ME EDI RAMËN (03.03.2015)
TOM DOSHI - IA THASHË NË SY METËS PSE DO TË MË VRASË, RAMA MË KËRKON PROVA (03.03.2015)
MUAJT E ACARTË DIMËRORË QË SFIDUAN DURIMIN E POPULLIT TË KOSOVËSNga SKËNDER MULLIQI (03.03.2015)
Portret dhe intervistëALEN KUBATI - SHQIPTARI I PARË QË PUNON PËR 'YAHOO' (03.03.2015)
VATRANI LEGJENDË MUSTAFË ELEZI - I PUSHKËS, I PENËS, I SAKRIFICAVE, I BESIMIT DHE LUMTURIMITDeklaratë më 1989: “Gjithmonë do të punoj e mendoj për “Vatrën”, se është shpirti im”.Nga RAMIZ LUSHAJ&a (03.02.2015)
MOMENT HISTORIK NE WASHINGTON PER VAJZEN NGA KAVAJAERMIRA BABAMUSTA: Vlerësimet nga Kongresi Amerikan dhe Presidenti Obama, momente historike të jetës sime./Iintervistoi FADIL SHEHU, FLORIDA (03.02.2015)
BEBE REXHA VË NË QARKULLIM VIDEOKLIPIN E KËNGËS I'M GONNA SHOW YOU CRAZY (03.02.2015)
NEUTRALITETI I KINËS VDIQ NË UKRAINËNga PETRIT HALITI (03.02.2015)
MYSLIM PASHA - PAKTI DETAR U RRËZUA, POR JO KALIFI QË E MBROJTI (Intervistë) (03.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]