E Djelë, 04.28.2024, 08:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NË KUJTIM TË NËNAVE DHE MOTRAVE TONA HEROINA QË NUK U THYEN PËRBALLË DIKTATURËS
Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa IV - HAPNI DOSJET! “TURP PËR JU, AS NË MESJETË NUK JANË PËSHTY TË BURGOSUNIT RRUGËVE SI TASHTI!”

E Shtunë, 03.07.2015, 05:14pm (GMT+1)




47 VJET: TUE U PËSHTY NJË POPULL...

â– Ishte vajza e ré Drita Sokoli, nxanëse e Gjimnazit të Shkodres, që në 1946 pa frikë e me guxim të pashoq ua perplasi per surrat Çiril Pistolit me shokët e tij komunistë e agjentë të sigurimit, pështymjet e Klerikëve Katolik tue dalë nga gjyqi tek kinema "Rozafat"...

â– Janë 47 vjetë diktaturë e pashoqe që kerkoi me shkatrrue me thëmel bazat e atij të
papersëritëshmit Unitet ndërmjet Besimtarëve Katolikë e Muslimanë në Shkoder!

â– Në Fushen e Çelës së qytetit të vjetër e historik shetitja në darkë tregonte edukaten e
qytetarëve të saj që verbonte komunistët dhe vagabondët "sigurimca", që me revole në
brez kerkonin me dhunue Vajzat Burrnesha të Familjeve Shkodrane, nder zyret e porsa
hapuna të rinisë komuniste në Gjimnazin e Shtetit dhe të institucioneve tjera të qytetit.

â– Shkollat fetare ishin të hapuna per të gjitha besimet që në vitet 1925 ku, perfshihej edhe shkolla e Motrave Stigmatine të Shkodres, e cila u mbyll e para në vitin 1945... Vajzat me Kryqa në qafë e madaja, verbonin rininë komuniste e prindët e tyne në sherbim të Titos. Ishin vjerrshat e ndalueme edhe sot të At Gjergj Fishtës dhe Don Ndre Zadejës, që duheshin fshij nga truni dhe librat e shkollave të "reja" sllavokomuniste të Shqipnisë.

â– Në Janarin e 1945 arrijtën dy "heronj" në Shkoder Sheuqet Peçi dhe Mehmet Shehu.
Duhej shtrue edhe Shkodra. Mbas arrestimit të At Gegë Lumaj dhe At Dioniz Maka, u
arrestuen po në Janar edhe gra e vajza shkodrane: Margerita Gjeloshi, Ida Melgushi, Ida Lezha, Pina Kola dhe Gjystina Sekuj. Aranit Çela fillon karriren e kriminelit me femna. I kam njoh të gjitha dhe mund të them se ishin ajka e kultures së Shkodres para 1944.

â– Plot 70 vjetë që në Janarin e vitit 1945 fillojnë edhe interrnimet e familjeve "reaksionare" me Familjen e Gjonit Markagjonit, Roza Jakova, Elena Gjelosh Lulit (Mirakaj), Familja e Lin Delisë, Nedin Zajmit, Familja Derguti, Familja e Gjon Shytit, Angje Vasia, Nine Destanisha, Familja e Sabri Dacës, Lutfije Omari, Maria e Nush Topallit, Familja e Cafo Beg Ulqinit, Hava Rrepishti, Hatixhe Pipa, Familja Anton Dukagjinit, Familja Serreqi, Motrat Lula e Leze Kol Hysaj nga Vermoshi, Familja e Mul Bajraktarit, Flora Pali dhe sa familje të tjera që i pasuen mbas 15 Majit 1945, si Familja Mirakaj, Mulleti etj... Bashkë me pleqë e fëmijë, shumica perfundoi në Tepelenë, Berat dhe ku kishte kampe Urije dhe vuejtjesh të paimagjinueshme, që as nuk mund të kuptohet se kush i projektoi përveç, kenjes vrastarë e kriminel të pashpirtë ashtusi ishte Enver e Nexhmije Hoxha, Mehmet e Fiqrete Shehu, Ramiz Alia, Omer Nishani, Haxhi Lleshi, Koçi Xoxe, Manush Myftiu, Tuk Jakova, Aranit Çela, Misto Bllaci, Zoi Thëmeli, e emnat e këtyne vrastarë fëmijshë do të vazhdojnë pambarim deri tek mumjet e terrorit Xheudet Miloti e Shyqyri Çoku...

â– Po varrezat a dihen ku i kanë të Ndjerat që vdiqën në interrnim: Dava e Mrika e Gjonit
Markagjonit, Marta Markagjoni, Hajrije Mulleti, Vasfije Dema, Cubë D. Mirakaj, Kune
Mirakaj, Sulltane, Meleqe e Rukije Dine, Caje Merlika, Ana Pervizi, Roza Marashi...

â– Po Emnat e Engjujve të vegjel që u ngjitën në Qiell nder kampet e shfarosjes ku janë?

â– Në vitin 1946 fillojnë edhe vrasjet e pushkatimet pa gjyq. Shumica e Këtyne Heroinave
as nuk zehen me gojë, jo vetem Emnat e Nderuem po, as Veprat e Tyne Heroike!

â– Në 15 Nandor 1946 pushkatohet në Prizren Marije Shllaku, nga Shkodra. Vritet në Sheldi me 5 Dhjetor 1946 Marije Deda (Zojzi), me burrin e saj Pjeter Deda.. Vriten me armë në dorë Burrneshat legjendare Liza Mali, Bardha Bushkola, Gjela Biba dhe vdes në tortura Marije Tuci... Marija, Motra e Zadrimës varet nga toger Baba...

â– Vriten në Malësi: Mara Ali Bacaj, Marije Dedë Preka, Lula Mirash Dodaj, Katrina Nik Bibaj; në Lezhë, Dila Bala dhe në Pukë: File Mimani dhe Hamide Vukaj... (Disa nga
këta Emna të Nderuem janë marrë nga libri "Dhimbje" e F. Mulletit)

â– Arrestohen: Marta Doda, Agime Pipa, Adile Boletini, Terezina e Liza Pali, Ana Daja,
Viktore Kuka, Drita Kosturi, Sadije Kazazi, Frida Sadedini, Lavdije Petrela, Bigje Pistulli... Torturohen, masakrohen dhe vuejnë vite e vite tmerri burg e uri...

â– Arrestohet në Shllak, tek shpella e Mëri Kokës Palina e shoqja e Gjon Pukës, me nusen e nipit vet Lena Prendushi, e cila, ato ditë lindi edhe vajzen në hetuesinë Shkodres...

â– Kush i projektonte dhe zbatonte këto vepra terroriste, a duhet ti dijnë Shqiptarët?

â– Kur u arrestue mësuesja e Nderueme zj. Viktore Kuka, në shkollen e Dajçit të Bregut
të Bunës, unë ishe nxanësi i Saj... dhe gati mbas 45 vjetësh jemi takue e kemi shkembye kujtime të asaj kohë sa të trishtueshme aq edhe të lavdishme... Kujtonte Nanën time me sofratasa tek dera e burgut Fretenëve, që e kishte pa nga dritaria me hekra...

â– Mbas vitit 1991 njoha afer Heroinen Terezina Pali (Zorba), per të cilen edhe sot ruej një respekt të veçantë, Ajo ishte Burrneshë dhe kurdoherë prania e Saj, i nderonte dajat e masakruem Thani, po me kujtime të saja ngrinte naltë Martirë që koha po "errsonte"!

â– Kujtoj si tashti kur më foli per kohën që ka kalue në birucë me At Mati Prennushin, kur
ishte kthye nga filmi që kishin xhirue operatorët jugosllavë tek Elteri i Shna Ndout, ku
sigurimi kishte futë armët me akuzue Klerin...Mezi po ecte At Matia, se e kishin shty dhe
ishte rrëzue dhe i ishte ajtë kamba... Megjithate, më thonte eja të këndojmë per inat të
këtyne qejvet, dhe fillonte Ai vetë: "Në Shkodren tonë ka ra nji dritë!..." (1992)

At Çiprian Nika ishte me të vërtetë si Shenjt, vazhdonte Terezina, vuante shumë prej
kambëve se ia kishin djegë damarët me hekur të skuqun ndërsa, çorapët iu ngjiteshin
për mish nga plagët e peshgvës, kësi plagësh kishte edhe në shpinë, këmisha ju shkapte prej plagëve vetëm... kur e thërriste hetuesi që ma shpesh e siellte pandjenja e rrëshqanë se me kambët e veta, njenen kambë ia thyen e megjithatë, edhe ashtu gjente forca me qëndrue ... forca e tyne ishin vetëm urata e lutjet e vazhdueshme... Në bisedat e Saj zj. Terezina, veçonte nder agjentat e sigurimit të asaj kohë (1946): Mili Misja, Satber Jubani, Sadush Kumbaro, Haxhi Pela, Agim Bejleri, Isa Miloti...

â– Ja dhe disa kujtime nga ditët e zeza të jetës këtyne Heroinave të Pathyeshme:

â– Një zonjë (K.V.) tregon: "... na rrahnin, na shanin me fjalët ku ishin ma të ndytat. Ishim të rëja 18 vjeçe, nuk i kishim ndigjue kurrë ato flligështina, na torturonin dhe mandej na çvishnin vetëm ndër këmisha në pikën e dimnit, na hidhnin ndër dhomat e priftënve... Por, ata menjëherë na mbulonin me pelerinat e tyne, e vetë mërdhitnin të shkretët gjithë natën. Kur na dilte gjumi mbas sa orësh lodhje në tortura, i ndigjonim tue thanë uratë. Na u thonim: "Merre tash pelerinën dhe flej pak edhe ti, se nuk ke mbyllë sy gjithë natën! - Jo, jo, vazhdo e flej ti, - na thonin ata, - flej edhe pak se je e re, na jemi mësue e po durojmë..." Porosia e tyne ishte: "Mundohuni me durue për hatër të Zotit!..."

â– Më shpjegonte me dhimbje zj. Viktore Kuka, sesi njëditë i ndjeri Dulo Kali i kishte kërkue pak ujë me pi Dulaç Lekiqit, dhe ky i thotë Elez Mesit me i sjellë një safë me ujë
Dulit. Elezi ia sjellë dhe Duli e piu atë ujë i thamë etjet që mbas pak minutash i shkreti
Dulo Kali, rropatej në birucë nga tmeri, mbasi uji ishte kenë i krypun... Elezi tallej në
korridor, "lypé ujë, ta sollëm, po bërtite po të japim edhe hû ..."

â– Tronditej tashti zj. Ana Daja, kur shpjegonte sësi ka pa Don Anton Muzaj, në hollin e
Kuvendit të zhytun deri në bel në një ujë të qelbun të përzimë me pisllëkun e pusave të
zezë, në të ftohtin e dimnit të Shkodrës dhe kur e merrte kolli Até, skuqej ai vend nga
gjaku që nxirrte përgoje... E torturonte tregonte ajo, i pashpirti Pjerin Kçira.

â– Aranit Çela merr në pyetje para gjyqit dhe porositë hetuesin per Liza Palin: "Kjo ka
shumë frikë, torturojeni se ka për të pranuar akuzat... Detyrojeni që të deponojnë edhe
per Klerikët e arrestuar..." Po, në fakt nuk ua plotsoi Liza me shoqe dëshirat katilëve...
HAPNI DOSJET ! Burrneshat e Pathyeshme nga sigurimi duhet ti njohin Shqipnia!

â– Në vitin 1993 pata fatin me njoh zj. Drita Kosturi, e cila më tregonte sesi e kishin lidhë
në një shtyllë druni At Frano Kirin, e kishin nxjerrë në pishën e diellit në piskun e vapës
në verë të veshun trashë. Kur i kërkonte ujë ose me krye nevojat përsonale, e lironin
shtyllën e mbajtun me litar dhe i shkreti At Frano, përplasej me fëtyrë përtokë, gjakosej,
shpesh humbiste ndjenjat, e lagnin me ujë dhe e ngjitnin prap shtyllën nalt... Disa ditë
e kishte pa ajo vetë me sytë e saj derisa ishte ba që nuk njifëj ma cili ishte... Zgerdhihej
poshtë Zoji Thëmeli, Dul Rrjolli e Lilo Zeneli kur binte At Frano permbys e gjakosej!
Ajo ishte një Moter e Vërtetë e të Vuejtunëve, ashtusi e ka quejtë At Palë Dodaj...

â– E Nderuemja zj. Adile Ashikja, shpjegonte sesi Fadil Kapisyzi e Dul Rrjolli kishin
mbytë në korrent elektrik At Bernardin Palaj, tek konvikti "Malet Tona"...ku e varrosën.
Në vitin 1968 kur po demaskohej Kleri Katolik në "Revolucionin Kultural", kerkojnë nga
zj. Adile me akuzue Imz. Ernesto Çoben, tek i cili kishte shkue dy ditë përpara... Ajo u
çue në kambë në mbledhje dhe u tha: "Nuk ju vjen turp, unë kam shkue tek Imz. Çoba
dhe i kam kerkue pare me ble buken se nuk kishe, e ju më kerkoni me shpifë për Té!"
Po, sot a nuk duhet me mësue Shkodra se ku ishte Xhemal Dini e Angjelin Kumrija, kur
zj. Adile, shkoi në Argjipeshkvinë e Shkodres...? Atëherë zj. Adile e interrnuen, ndersa
agjentët e sigurimit që vezhgonin Imz. Ernesto Çoben, Don Mark Hasin dhe të tjerë
klerikë apo laikë që ndiqeshin prej tyne sot, po "vizitojnë" Vatikanin e Romën...

â– Ishte vajzë e re zj. Laura Keçi, kur arrestohet dhe masakrohet në hetuesinë e Shkodres nga krimineli Shyqyri Qoku, dhe pranë qelisë kishte Don Mikel Beltojen... Ato ditë kur Até do ta pushkatonin, zj. Laura kujton porositë e Tij: "Tregoni Hoxhës dhe Shehut... atyne që me krimet që kanë ba kanë shkretnue familjet Shqiptare dhe kanë vorfnue edhe kombin tonë... U thoni: Hiqni dorë nga vrasjet e djelmëve, vëllazënve tuej, mos veshni zi nanat, motrat e gratë Shqiptare që tash sa vjet nuk i kanë hjekë rrobat e zisë... I thoni "damave" të tyne mos u kënaqni me vrasjët e gjakun e bijve e bijave të Shqipnisë! Keni harrue se jeni tue vra Shqiptarë! Shkatrruet Atdheun!" (Nga letra e zj. L. Keçi)

â– Pa u largue nga viti 1974, kam shkrue para një viti se, kur i duhej gjak fëmijësh të porsa lindun me i "dhurue" tiranit Popullit Shqiptar Enver Hoxhës...atëherë flitej permbi 120 fëmijë u mbyten në maternitetin e Tiranës në tri ditë të fillimit muejt Prill, me urdhën të "heroinës" Nexhmije Hoxha, per me i shpetue jeten katilit Popullit Shqiptar..?! Askush nuk flet! A thue vazhdon edhe sot frika? Ma shumë asht "sekreti" që "bluzat e bardha" ashtusi në të gjitha veprimet tjera të tyne në sherbim të sigurimit të shtetit, vazhdojnë mbajtjen e fshehtë të krimeve të kryeme me duertë e tyne... Po, mos harroni, se dhimbjet e zemres Atyne Nanave që ua keni shkëputë foshnjet nga gjiu, vazhdojnë me lotue!

â– HAPNI DOSJET ! Tue dashtë me Ua marrë nderin dhe Fëtyrën Heroinave Shqiptare,
me Ua plasë Zemrat dhe me Ua shporue në hanxharë, tue Ua vra e masakrue loçkat e
veta,Ua keni ngritë Monumentin e Lavdisë së Përjetëshme!..Nuk asht largë dita që rreth
Atij Monumenti të Nanave e Motrave tona, do të vallzojnë edhe Engjujt e Qiellit!

Vazhdon Pjesa V... "Para Pushkatimit..."...


Melbourne, Mars 2015.
FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NËNAT E KOMBIT, PARASHQEVI E SEVASTI QIRIAZI, MËSUESET E DRITËS DHE DITURISË - KALVARI I JETËS SË TYRE (03.07.2015)
RRUGËTIMI PLOT VËSHTIRËSI I NJË MËSUESI NË KOSOVËN E VITEVE TË ROBËRISËNga AGIM GASHI (03.07.2015)
GËZIM ALPION - ARSIMIN TONË TË LARTË E SHKATËRRUAN AKADEMIKËT JO POLITIKANËTIntervistoi BEN ANDONI (03.07.2015)
'DHURATA' E DEMAÇIT PËR DITËN E MËSUESIT!Nga FLORIM ZEQA (03.07.2015)
VIZIONI AUTENTIK I LILIANA PERES TEK 'GRUAJA SHQIPTARE NË BOTË' (03.06.2015)
PRESIDENTI RUGOVA - ADEM JASHARI, BASHKËFAMILJARËT E TIJ, HERONJTË DHE DËSHMORËT E TJERË MERITOJNË NDERIMET DHE RESPEKTET MË TË LARTA SHTETËRORE (03.06.2015)
PARLAMENTI FRANCEZ DEKORON DJALOSHIN SHQIPTAR ARMANDO CURRI - TË CILIT, NGA NJË 'SANS PAPIER' I HAPEN DYERT PËR NJË JETË TË DENJË (03.06.2015)
Në përvjetorin e rënies së Adem Jasharit:NË NJË KËSHTJELLË LEGJENDARE TË PREKAZIT(Nga blloku i shënimeve)Nga Prof. MURAT GECAJ (03.06.2015)
KUR POPULLI KONSIDEROHET TURMË E HIPNOTIZUARNga SKËNDER MULLIQI (03.05.2015)
SOT - 17 VJET NGA FLIJIMI HEROIK I FAMILJES JASHARI (03.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]