E Djelë, 04.28.2024, 02:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DALIN NË DRITË FAKTE TË REJA PËR DONIKA KASTRIOTIN

E Mërkurë, 03.11.2015, 07:59am (GMT+1)



Fakte të reja mbi Kastriotët. Publikohet fakti se, Donika Kastrioti ka vdekur në Valencia të Spanjës, ku dhe është varrosur. Në një libër historik, "Periudha pas Skënderbeut", botuar në gjuhën shqipe në Leçe të Italisë nga projekti italo-shqiptar i quajtur "Promoalba", studiuesi i njohur i historisë, profesori i Universitetit të Salentos, Giancarlo Vallone, tregon për integrimin e familjes Kastrioti dhe të shqiptarëve të tjerë të emigruar në Itali pas vdekjes së Skënderbeut në institucionet e mbretërisë së Napolit në shekujt XV-XVII. Dokumenti i publikuar në faqen 74 të librit na njofton se ajo merrte si të ardhura një pension prej 1.000 dukatësh nga mbreti i Napolit.

E panjohura e Donikë

"Të ndrydhur" në problemet e realitetit të rëndë shqiptar, një masë e konsiderueshme e studiuesve dhe historianëve tanë presin që edhe për epokën e Skënderbeut, ashtu si edhe për periudha të tjera të historisë së Shqipërisë, të dhënat dhe faktet e reja, të publikohen vetëm prej botimeve të huaja. Një gjë e tillë po ndodh rëndom, jo për dëshirën apo mungesën e seriozitetit të historianëve tanë, por për mundësitë e pakta që u krijohen atyre, qoftë nga ana e shtetit, qoftë nga institucionet e tjera kulturore etj.

Ndërkohë që të paktat zbulime që janë bërë kryesisht jashtë shtetit në arkivat, bibliotekat, apo në kisha dhe në varrezat historike nga studiues të ndodhur në vendet përkatëse rastësisht si diplomatë, ose nga ndonjë iniciativë e "çartur" private e ndonjë hulumtuesi "aventurier".

Pavarësisht se me sytë e kthyer nga "sofra" e miqve të huaj, nga e cila mund të na vijë ndonjë "thërrime", apo "kafshatë", përsëri historianët shqiptarë po vazhdojnë të përpiqen, që edhe me këto mundësi që kanë të shfrytëzojnë botimet e përgatitura në Perëndim, për të pasuruar sado pak mozaikun e paplotë të historisë sonë kombëtare.
Është pikërisht studiuesi i mirënjohur i historisë, profesori i Universitetit të Salentos, Giancarlo Vallone, i cili në librin e tij "Periudha pas Skënderbeut", tregon për integrimin e familjes Kastrioti dhe të shqiptarëve të tjerë të emigruar në Itali pas vdekjes së Skënderbeut në institucionet e mbretërisë së Napolit në shekujt XV-XVII.

Aty tregohet me fakte dhe dokumente të mbledhura me kujdes dhe të prezantuara me profesionalizëm nga autori për Gjon Kastriotin e ri, për bashkëshorten e Skënderbeut, Donikën, për pasardhësit e tjerë të kësaj familjeje, Kastriotët e Italisë, si dhe të shqiptarëve që u vendosën në brigjet Salentene. Por më e rëndësishmja midis fakteve dhe dokumenteve të ndryshme është publikimi nga historiani Vallone, i pemës gjenealogjike të Kastriotëve, që nis nga Gjergji dhe Donika dhe vazhdon më tej deri tek dy degët e kësaj familjeje që vijojnë të jetojnë edhe sot në Leçe dhe Napoli.

Ndërkohë që më me interes ishin të dhënat që jepen në libër për Donika Kastrioti Arianitin, bashkëshorten e heroit tonë kombëtar, të panjohura nga historiografia jonë më parë.

Aty, autori pohon se e veja e Skënderbeut, e quajtur në gjuhën vendase si "Scannalibeca", ka jetuar në mërgim me krenari dhe mençuri aq të shquar, duke u krenuar per emrin e madh të shoqit dhe duke e lartësuar atë. Andronika, e cila në historinë e Shqipërisë njihet me emrin Donika, mbërriti në Itali më 23 maj të vitit 1468. Dokumenti i publikuar në faqen 74 të librit na njofton se ajo merrte si të ardhura një pension prej 1.000 dukatësh nga mbreti i Napolit.

Më 27 gusht 1468 ajo u zhvendos nga feudet që mbreti Ferdinant ia kishte dhënë të shoqit në Salento drejt Napolit, ku fillimisht nisi të banonte në shtëpinë e juristit të njohur Pietro Cola D'Alessandro, në afërsi të Santa Chiarës. Disa vite më vonë pas ardhjes në Napoli të gruas së dytë të Ferdinantit, Giovanna-s, pikërisht më 11 shtator 1477, në rrethana të panjohura Donika Kastrioti nisi të shërbente pranë saj, duke luajtur një rol me peshë në oborrin Aragonez (fq.75).

Ndërkohë që të tjera dokumente na dëshmojnë se kur në vitin 1496 u rindërtua në Castelnuovo, në rezidencën mbretërore apartamenti i Giovanna-s III-të, zonja Donika kishte një dhome mbi të, në katin e dytë të krahut perëndimor, si edhe Madona Porfida, që ishte nga dera e Arianitëve dhe kishte lidhje gjaku me të. Duke qenë me prestigj dhe me ndikim të përditshëm në oborr, mbreti tjetër i Napolit, Alfonsi II, i beson zyrtarisht më 20 tetor 1494 Giovanna-n III, të cilën Donika do të përpiqet ta bindë që të mos e lërë Napolin pas vdekjes së mbretit Ferdinant.

Për këto shërbime mbreti i ri i Napolit, Federiko, gjatë një ceremonie në oborr do të përqafohet me: "La mogliere de scannalibecho" (Donikën), dhe do t'i dhurojë asaj feudin e Goglianos më 1 prill të vitit 1498, për shërbimet që ajo kishte bërë në oborr.

Në një tjetër dokument na jepet letra që përfaqësuesi i legatës veneciane në Napoli, Francesco Morosini e shkruan në janar 1501, e cila na njofton për udhëtimin e zonjës Donika në Spanjë, duke shoqëruar tashmë nënën mbretëreshë Giovanna-n e III-të.
Në letër diplomati venecian shkruan se "Giovanna IV ka qëndruar në Napoli, është e veja e mbretit Ferrandino, është e ndershme dhe e kujdesshme; me të është Andronika (Donika), e veja e Skënderbeut, mike e ngushtë e Venecias, (fq. 78).

Me sa duket në vitin 1501 kur mbërriti në Spanjë zonja Donika Kastrioti tashmë ishte 73 vjeçe dhe nuk do të ketë pasur mundësinë të kthehet më në Napoli. Ajo duhet të ketë vdekur sipas autorit në harkun kohor midis marsit të vitit 1505 dhe shtatorit 1506. Ky fakt dëshmohet nga testamenti i Giovanna-s së III, në të cilin pohohet se Andronika është varrosur në kishën e Trinisë së Shenjtë në Valencia të Spanjës. Këtë fakt autori e vërteton edhe nga një burim tjetër. Burimi të cilit i referohet është libri i autorit G. A. Summote, i titulluar në italisht "Del Istoria della citta e Regno di Napoli IV", botuar në Napoli në vitin 1675, ku në faqen 17 të tij pohohet se "gruaja e Skënderbeut ishte varrosur në kishën e Trinisë së Shenjtë në Valencia në vitin 1506".

Ky fakt i ri që për shumë historianë ka qenë i panjohur, duhet të merret tashmë në konsideratë pasi na plotëson një boshllëk të historisë sonë. Tashmë na del si detyrim moral që të hulumtojnë në Valencia se ku ndodhet kisha e Shën Trinisë së shenjtë dhe se a gjendet pranë saj ende në një varrezë të vjetër emri i bashkëshortes së Heroit tonë Kombëtar. Le të shpresojmë në dëshirën tonë. Ndoshta historia do të na servirë ndonjë tjetër surprizë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Intervistë me publicistin dhe analistin politik, Skënder MulliqinKJO STRUKTURË NË KRYE TË LDK-së KURRË NUK KA QENË NË LINJËN POLITIKE RUGOVIANEIntervistoi: FLORIM ZEQA (03.11.2015)
GJYKATA SPECIALE - ANTIKUSHTETUESE DHE ANTIKOMBËTARE!Nga FLORIM ZEQA (03.10.2015)
FOTOGALERI - LULESHITËSIT NË PRISHTINË (03.10.2015)
HISTORIA E 40 KLERIKËVE QË U VRANË NGA KOMUNIZMI NGA FRITZ RADOVANI (03.10.2015)
ELENA GJIKA DHE VAJZAT SHKODRANENga vajzat shkodrane, një dhuratë simbolike për Princeshen Elena Gjika (Dora d’Istria )Nga PERTEFE LEKA (03.10.2015)
“PARA PUSHKATIMIT...” HAPNI DOSJET!Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa V) (03.10.2015)
UNAZA E RRESHTERIT BRITANIK TOMSON DHE BESA SHQIPTARE (03.09.2015)
SAN FRANCISKO - ËSHTË DITA E APPLE WATCH (03.09.2015)
ME KRIJUES SHQIPTARË - NGA SUEDIA, NË LAÇ-KURBIN…(Përurohet vepra “Thesar Kombëtar”-3)Fotoreportazh nga MURAT GECAJ (03.09.2015)
Portret i një mërgimtareje të suksesshme në GjermaniAGNESA, SHQIPJA QË KËRKON KTHIMIN NË FOLENË E TË PARËVE TË SAJNga FLORIM ZEQA (03.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]