E Djelë, 05.05.2024, 10:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
AKADEMIA E SHKENCAVE NDEROI AKADEMIKUN MAHIR DOMI NË 100 VJETORIN E LINDJES

E Djelë, 03.15.2015, 03:25pm (GMT+1)


Seit Mansaku referoi me kumtesën "Mahir Domi për historinë e gjuhës shqipe", akademik Ethem Likaj me kumtesën "Ndihmesa e Mahir Domit për morfologjinë historike të shqipes", etj.

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së akademik Mahir Domit, personalitet i shquar i shkencave filologjike dhe i kulturës shqiptare, Akademia e Shkencave organizoi një Akademi solemne në sallën "Aleks Buda". Fjalën e hapjes së kësaj ceremonie e mbajti kryetari i ASH, akademik Muzafer Korkuti, i cili riktheu vëmendjen në punën shkencore dhe vlerat e akademikut Mahir Domi. Më pas referoi dhe akademiku Emil Lafe, i cili u shpreh se Mahir Domi ishte një personalitet dhe organizator i shquar i shkencave albanologjike shqiptare.

Seit Mansaku referoi me kumtesën "Mahir Domi për historinë e gjuhës shqipe", akademik Ethem Likaj me kumtesën "Ndihmesa e Mahir Domit për morfologjinë historike të shqipes", etj. Në fjalën e tij akademiku Gjovalin Shkurtaj foli për ndihmesën e prof. Mahir Domit në lëmin e dialektologjisë dhe onomastikës shqiptare. "Mahir Domi ishte një nga studiuesit që dinte jo vetëm të punojë vetë, po edhe të bashkëpunojë me kolegët dialektologë, duke gjakuar të sjellë ndihmesa të rëndësishme për njohjen e të folmeve të shqipes truallësore dhe të diasporës arbërore, arbëreshe, arbneshe dhe arnaute", pohoi mes të tjerave akademiku Shkurtaj.

Prof. Mahir Domi u lind më 12 mars 1915 dhe u nda nga jeta më 19 tetor të vitit 2000. Prof. M. Domi dha një kontribut të shquar në shumë fusha të dijes albanologjike në të gjitha shkencat filologjike e letrare shqiptare, në radhë të parë në fushë të studimeve gjuhësore, duke u bërë një nga gjuhëtarët më të shquar me një njohje të gjerë brenda dhe jashtë vendit.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT NË JUGOSLLAVI DHE GJUHA E UNJËSUAR - DY DIALEKTET KRYESORE DHE PIKËPAMJA JONËStudim nga TAHIR KOLGJINI (03.15.2015)
ENVER HOXHA ISHTE TEPËR I SHQETËSUAR SE MOS STALINI LEJONTE QË SHQIPËRINË TA MERRNIN ANGLEZËTLibri historik “Sundimi pa pushtim. Shqipëria 1945-1948” i Luan Dodës (03.15.2015)
LETRA E HASAN PRISHTINËS DHE ISË BOLETINIT DËRGUAR FUQIVE TË MËDHA MË 1911 (03.15.2015)
STUDIUESI QË SHQIPËROI SHEKUJTLidhur me veprën "16 shekuj" të Ramadan SokolitNga ILIR SECI (03.15.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - 'UNË NUHAS PRANVERËN', PEIZAZHE NGA HELIDON HALITI (03.14.2015)
NJË DITË TE VARRI I NOLIT ME PRESIDENTIN RUGOVANga HARRY BAJRAKTARI (03.14.2015)
SHEMBULL IDEAL I ANTIKOMUNISTIT DHE DEMOKRATIT TË PAKORRUPTUESHËM - ERNEST PERDODA DHA DORËHEQJEN EDHE SI ANËTAR I PD-sëNga ANTON ÇEFA (03.14.2015)
ME FAT DITA E VERËS - FESTA MË E LASHTË ILIRE DHE SHQIPTARE (03.14.2015)
AGK - DËNOJMË KËRCËNIMIN E KRYEREDAKTORIT TË 'BOTA SOT' IDRIZ MORINA (03.14.2015)
DRINI ËSHTË ZHVILLIM - JO VETËM PËRMBYTJEShkodër, takimi II i programit CRESSIDA me pjesëmarrjen e vendeve të RajonitNga ELTJANA SHKRELI, planifikuese urbane (03.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]