E Djelë, 04.28.2024, 03:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SI TA LARGOJMË TË KEQEN NGA LDK-ja?
Nga FLORIM ZEQA

E Martë, 03.17.2015, 06:28pm (GMT+1)


Sipas llogaritjes kohore, LDK-ja tashmë është futur në procesin e mbrendshëm zgjedhor. Në këtë periudhë mjaft të rendësishme, detyrë e secilit antar, aktivist dhe veprimtar është që të kontribuojë për mbarvajtjen e këtij procesi. Poashtu në mënyrë të veqant janë të obliguar të kontribuojnë edhe gazetarët dhe analistët politik, që në mënyrë të paanshme, me shkrimet e tyre ta ndihmojnë këtë proces tepër të ndjeshëm dhe krucial për vendin, ngase nga këto zgjedhje varet e ardhmja politike e LDK-së dhe kahet e zhvillimit politik të vendit së paku edhe për pesë vitet e ardhshme.

Pikërisht në këto zgjedhje është një rast i mirë të ndëshkohen grupet e interesit që dëmtuan rëndë imazhin e mirë të dikurshëm të LDK-së rugoviane. Zavëndësimi i një grupi të interesit me një tjetër akoma më të fuqishëm dhe më të rrezikshëm, jo vetëm që nuk do ta ndihmojë LDK-në,...do t'ia jepë të mbrapshtën vendit edhe për disa dekada të tjera.

Nëse edhe kësaj radhe elektorati rugovian nuk ndërgjegjësohet për largimin e frymës antirugoviane nga LDK-ja, atëherë ky elektorat i mbetur në LDK,...jo vetëm që nuk ka kujt t'i ankohet, nuk e ka të drejtën as të thirret tutje në frymën dhe vazhdimësinë rugoviane të LDK-së!

Megjithatë mbetët e drejtë legjitime e elektoratit të LDK-së që të vendos për (mos) ndryshimin e gjendjes, për mbështetjen e njërit apo tjetrit kandidat,...por në fund të fundit do të jetë ai (elektorati) që do ta bartë "targën" e suksesit apo dështimit në ndryshimin e gjendjes në këtë subjekt politik.

Një herë mund të të mashtrojë çdokush, por kur mashtrimi bëhet serik, atëherë fajtor nuk është mashtruesi, por i mashtruari që iu nënshtrohet gënjeshtarëve dhe iluzioneve të krijuara nga të tjerët.

Vërtetë është mëkat i madhë për partinë e traditës demokratike në vend, që shkaku i një grupi të vogël njerëzish të pandërgjegjshëm të merrë "targën" e keqe të tradhëtisë, korrupsionit, krimit të organizuar dhe shumë e shumë dukurive të tjera që asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e saj.

Zavëndësimi i një grupi të interesit me tjetrin, jo vetëm që nuk shkon në funksion të ndryshimit pozitiv, përkundrazi e dëmton seriozisht procesin e (ri) konsolidimit të LDK-së.

E kam cekur edhe më parë në disa shkrime të tjera, që nuk kam asnjë lidhje interesi dhe asgjë personale me ndonjërin prej kandidatëve, përfshirë këtu edhe kryetarin aktual të LDK-së. Kritikat e fundit drejtuar liderit aktual janë si rezultat i gabimeve dhe dështimeve të njëpasnjëshme të tij,...në këtë drejtim e kam të drejtën morale, pasi në të kaluarën jo fort të largët (në dy fushatat e fundit zgjedhore) kam qenë mbështetës i fuqishëm i tij, duke iu besuar fjalëve prej Akademiku dhe premtimeve të liderit të partisë së besës dhe shpresës së gjithë shqiptarëve të Kosovës.

Thënë ndryshe, pse askush nuk e do më Isa Mustafën në krye të LDK-së, është thyerja e besës dhe shpresës së qindramijëra qytetarëve të Kosovës, mosmbajtja e premtimeve elektorale, mospërfillja e vullnetitit të elektoratit rugovian të LDK-së në dy marrveshjet paszgjedhore të 8 qershorit të vitit të kaluar.

LDK-së i duhet një figurë unifikuese, që nuk ofron rrethë vetës grupe të interesit, por bashkonë vlerat më të dëshmuara dhe më sublime të LDK-së të këtij çerekshekulli, në Kosovë dhe Diasporë, që janë të gatshëm të bëhen bashk edhe njëherë sikurse në vitet e '90-ta, për ta nxjerrë vendin nga kthetrat e kusarëve politik që katandisën vendin keq si asnjë herë më parë gjatë historisë.

FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DONIKA GËRVALLA SCHWARZ - ISA MUSTAFA NUK ËSHTË 'MIK I VEÇANTË I ANGLEA MERKELIT', KJO GËNJESHTËR ËSHTË E RREZIKSHME (03.17.2015)
DÃœSSELDORF - PROMOVIM I LIBRIT 'TEORIA ILIRE' TË AGRON JAHËS (03.17.2015)
FACEBOOK REFUZOI 75 PËR QIND TË KËRKESAVE TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR INFORMACIONE (03.17.2015)
S'MUND TË JESH PROAMERIKAN DHE TË JESH I KORRUPTUARNga EDUARD SELAMI (03.17.2015)
PETRO ZHEJI FJETINga LEKË TASI (03.17.2015)
FOTO ANTOLOGJIKE - PRESIDENTI RUGOVA NË VARRIMIN E NËNËS SË TIJ (03.17.2015)
DELEGACIONI SHQIPTAR NË LONDËR - NJË PIKTURË E BAZUAR MBI NJË FOTOGRAFI TË RRALLË (03.17.2015)
AUSTRALI - EKSPOZITË NË NDERIM TË SHQIPTARËVE, QË MBROJTËN HEBREJTË ME BESË (03.16.2015)
ARTUR ZHEJI PËR PETRO ZHEJIN - I BIRI PËR TË JATIN: VETËM FILLIMI I NJË ERE TË RE (03.16.2015)
INSTITUTI I STUDIMEVE TË EUROPËS JUGLINDORE BOTON ANGLISHT NË FAQEN E TIJ NË INTERNET STUDIMIN E ENVER BYTYÇIT (03.16.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]