E Djelë, 05.05.2024, 08:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Pronat e Kosovës në Serbi e Mal të Zi

Nga Nadie Ahmeti


E Shtunë, 01.23.2010, 08:39am (GMT+1)

 

Kosova ka disa prona të ndërmarrjeve shoqërore jashtë territorit të saj, sidomos në Serbi dhe Mal të Zi, por ende nuk është bërë evidentimi i tyre dhe as privatizimi i ndonjërës. Autoritetet përgjegjëse thonë se ka filluar procesi i identifikimit, përderisa njohës të çështjeve ekonomike konsiderojnë se institucionet kosovare po qëndrojnë heshtur karshi këtij problemi.


Agjencia Kosovare e Privatizimit ka filluar identifikimin e të gjitha pronave të ndërmarrjeve shoqërore, që gjenden jashtë territorit të Kosovës - thotë Arta Gosalci, zëdhënëse në këtë agjenci. Sipas saj, problem në këtë kuadër paraqesin pronat që gjenden në Serbi dhe Mal të Zi.

"Mendojmë se duhet të ndërmerren hapa më konkretë për të rritur vetëdijesimin e institucioneve relevante të Republikës së Kosovës dhe për të kërkuar nga këto shtete komunikim ndërshtetëror në sferën diplomatike, duke i ngritur dhe duke i trajtuar këto çështje, me qëllim të një zgjidhjeje më të përshtatshme", thotë Gosalci.

Por, ekspertë për çështje ekonomike vlerësojnë se procesi i identifikimit të pronave jashtë vendit, është i vonuar. Ata thonë se autoritetet kosovare tashmë është dashur të dinë saktësisht se ku gjenden asetet e Kosovës.

Sipas ekspertëve, kompleksi metalurgjik "Trepça", Korporata Energjetike e Kosovës, "Agro-Kosova", Eximkos"-i dhe një numër i madh i subjekteve të atëhershme ekonomike, kanë qenë të shtrira jashtë territorit të Kosovës, sidomos në Serbi dhe Mal të Zi.

Gjiganti "Trepça" ka pasur një fabrikë në Vojvodinë, Banka e Kosovës, e njohur me emrin Bankos, po ashtu ka pasur filialet në Beograd dhe në Ulqin. Në Mal të Zi, Kosova ka pasur edhe pushimoren për punëtorë e fëmijë. Shumë prej këtyre ndërmarrjeve, thonë ekspertët, nuk ekzistojnë fare, apo janë pronë e dikujt tjetër.

Sipas Shpend Ahmetit, udhëheqës i Institutit për Studime të Avancuara "GAP", ndonëse ky problem është politik, institucionet kosovare është dashur t'i kushtojnë më tepër kujdes.

"Ai është problemi kryesor që kemi pasur. Ato nuk mund të privatizohen, pa u zgjidhur problemet politike. Kjo është diskutuar shkurtazi në negociatat e Vjenës; nuk ka pasur zgjidhje. Ne kemi diskutuar vetëm për ndarjen e borxhit të Kosovës dhe nuk kemi diskutuar për asetet, siç kanë diskutuar republikat tjera të ish-Jugosllavisë", thotë Ahmeti.

Në anën tjetër, Musa Limani, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, konsideron se zgjidhja e këtij problemi nuk është e vështirë.

"Kjo në Kosovë duhet të zgjidhet ashtu siç kanë vepruar edhe republikat tjera, do të thotë Sllovenia, Kroacia, Maqedonia etj. Prandaj, ne e kemi mostrën, nuk ka ndonjë problem tjetër. Një gjë dihet - Kosova ka shumë reparte të veta jashtë Kosovës", thekson Limani.

Shpend Ahmeti nuk sheh ndonjë zgjidhje të shpejtë të këtij problemi, meqenëse, sipas tij, nuk i takon Agjencisë Kosovare të Privatizimit që ta zgjidhë, por instancave më të larta.

"Ne, këtë çështje nuk e kemi negociuar në Vjenë dhe kjo ka mbetur çështje e hapur. Nuk pres ndonjë zgjidhje të shpejtë. Nuk pres nga AKP-ja që ta zgjedhë këtë problem, sepse nuk është problem në nivelin e saj që të zgjidhet. Ky është një problem më shumë ndërkombëtar politik, i cili duhet të adresohet", thotë Ahmeti.

Sidoqoftë, ekspertët u rekomandojnë juristëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit që t'i shfletojnë ligjet ndërkombëtare, ato të Serbisë e të shteteve të tjera, ku pretendohet se Kosova i ka asetet e veta, në mënyrë që të gjendet mundësia për përfitim sa më të madh.
(http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Marsi do të jetë i banueshëm pas 1000 vjetësh (01.22.2010)
Kosova shënon katërvjetorin vdekjes së Ibrahim Rugovës (01.21.2010)
Viti i parë (01.20.2010)
New York Times, me pagesë botimi online (01.19.2010)
Muzika e yjeve qiellore dretjpërdrejt nga radioteleskopët (01.18.2010)
Ku gjenden bazat e nacionalizmit në Serbi? (01.16.2010)
Dell: Askush nuk është mbi ligjin (01.16.2010)
SI MUND TA NDIHMOJMË NE HAITIN, TANI DHE MË PASNga BILL CLINTON, Ish-PRESIDENT I SHBA DHE I DËRGUAR SPECIAL I OKB-SË NË HAITI (01.14.2010)
Vdes gruaja që ruajti ditarin e Ana Frankut (01.12.2010)
E vërteta e filmave nazistë mbi Geton e VarshavësNga Aleksandra Farkas (01.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]