E Djelë, 05.05.2024, 08:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Kosova shënon katërvjetorin vdekjes së Ibrahim Rugovës
E Enjte, 01.21.2010, 05:39pm (GMT+1)

 

 

Edhe përvjetori i katërt i vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, ka mbledhur në vendin ku ai prehet udhëheqësit më të lartë shtetërorë e politikë të Republikës së Kosovës

 

Ndërsa ka qëndruar edhe në familjen Rugova, Presidenti Fatmir Sejdiu ka vlerësuar se Ibrahim Rugova mbetet në kujtesën nacionale të popullit dhe figurë që ndërtoi historinë në kohët më të vështira për vendin.

Sejdiu: Rugova në kujtesë të përhershme

Me këtë rast, presidenti Sejdiu, duke vlerësuar punën e madhe që presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova ka bërë për Kosovën, theksoi se ai është në kujtesë të përhershme dhe se i mungon shumë vendit.

"Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, të cilin e kemi në kujtesë të përhershme për punën e madhe që ka bërë për Kosovën, ishte një njeri që i mungon shumë vendit, një njeri që ka bërë historinë në kohët më të vështira që kemi pasur si popull, dhe mund të themi një njeri që e solli koha dhe që e bëri kohën, e bëri epokën e vet", theksoi presidenti Sejdiu.

Gjithashtu, Sejdiu tha se është shumë me rëndësi se e gjithë vepra e presidentit Rugova ka qenë e përkushtuar për të vënë themelet e një shteti demokratik, një luftë e gjatë për pavarësinë e vendit, por në parimet më të mira universale të të drejtave dhe lirive njerëzore dhe të humanizmit, pra të njeriut i cili me kalibrin apo personalitetin e tij ka ditur që në mënyrë të shkëlqyeshme të artikulojë zërin dhe ndjenjën e shqiptarëve të Kosovës për liri, në kuptim të organizimit të rezistencës së brendshme, por edhe në kuptim e shpalosjes së identitetit tonë para botës.

Nuk është e rastësishme, vijoi presidenti Sejdiu, se një nga frontet më të rëndësishme të fituara është e vërteta për Kosovën jashtë dhe mbështetja e fuqishme për Kosovën nga jashtë. "Puna e presidentit Rugova është kolosale dhe ai ishte vërtet një kolos i Kosovës, një burrë i madh i vendit", tha presidenti Sejdiu.

I pyetur nga gazetarët për çështjen e kompletimit të kompleksit memorial për presidentin Rugova, presidenti Sejdiu shprehu besimin e tij se në proces do të ketë qasje të drejtpërdrejta për t'i dhënë fizionominë finale idesë për të pasur një kompleks memorial, ashtu siç e kanë burrat e mëdhenj të vendit.

Presidenti Sejdiu me bashkëpunëtorë vizituan edhe familjen e presidentit Rugova, pjesëtarët e së cilës e falënderuan presidentin Sejdiu për kujdesin e vazhdueshëm që presidenti ka për familjen Rugova

Thaçi: Presidenti Rugova gëzon respekt të shtetit dhe qyterarëve të Kosovës


Ndërime pranë varrit të ish-presidentit Rugova ka bërë edhe kryeministri I Kosovës hashim Thaci I shoqëruar me anëtarë të kabinetit qeveritar që drejton. "Tani kur po shënojmë dy vjetorin e Kosovës shtet të pavarur, sovran e demokratik është nderim dhe përkushtim shtetëror i qeverisë së republikës së Kosovës për kontributin shtetformues dhe demokratizues të vendit tonë për pesonalitetin e presidentit Ibrahim Rugova I cili do të kujtohet me pietetin më të lartë nga shteti dhe qytetarët e Kosovës", deklaroi Hashim Thaci

Në 4 vjetorin e vdekjes figura e ish-presidentit Rugova është nderuar edhe nga përfaqësues të subjekteve tjera politike.

Bigorafi e shkurtër

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë te Istogut. I diplomuar në degën e albanologjisë në Universitetin e Prishtinës, doktoroi në letërsi në 1984. Më 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris. Shoqata e shkrimtarëve të Kosovës, të cilës I printe Ibrahim Rugova në 1988, po shëndërrohej në bërthamë të lëvizjes shqiptare që kundërshtonte sundimin serb në Kosovë. Ndër ideatorët e parë të themelimit të LDK-së, Ibrahim Rugova me 23 dhjetor 1989, merr besimin për ta udhëhequr këtë subjekt që për qëllim kishte themelimin e institucioneve vendore dhe shpalljen e Kosovës republikë.Pas zgjedhjeve parlamentare që atëbotë nuk pranoheshin ndërkombëtarisht, më 24 maj 1992 Rugova zgjedhet kryetar i Republikës së posashpallur të Kosovës. Nën udhëheqjen e tij u ndërtuan strukturat paralele të administratës, shëndetësisë dhe të arsimit, ndërsa Rugova vetë angazhohej për zgjidhje të çështjes së Kosovës. Fituesi I cmimeve të shumta dhe titujve ndërkombëtarë që nderonin përkushtimin e tij për paqe, Ibrahim Rugova, bëri që cështja e Kosovës të diskutohej në qarqe ndërkombëtare. Lufta në Kosovë dhe gjenocidi që ushtrohej nga Serbia mbi popullin e Kosovës, nxitën reagimin e NATO-së. Pas clirimit, I kthyer nga Italia, Presidenti Ibrahim Rugova, zgjedhet president I Kosovës me 4 mars të vitit 2002, pas zgjedhjeve parlamentare që nxorën fitues partinë e tij. Në postin e presidentir rizgjedhet në vitin 2005, por kësaj radhë lidh koalicion qeverisës me Aleancën për Ardhërinë e Kosovës. Lideri shumëvjecar I popullit të Kosovës, ndërroi jetë me 21 janar të vitit 2006 pas një sëmundje të rëndë. Prishtina për shumë kohë ishte pikë bashkimi ku qytetarë të shumtë nga të gjitha vendet ndëruan figurën dhe punën e presidentit të ndjerë. Ibrahim Rugova me nderime të larta dhe në prani të burrështetasve të shumtë botëror u varros në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. Humbja ishte humbje edhe për LDK-në. Subjekti më i madh politik në vend u nda në dysh pas një kuvendi ku shpërtheu edhe dhuna.Një pjesë e LDK-së do ti bashkoheshin LDD-së së nexhat Dacit e që të dy subjektet pretendojnë të përcjellinideologjinë e Rugovës. Por komoditeti I LDK-së në pushtet u lëkund në zgjedhjet e 2007, ku LDK garaonte për të marrë pushtetin, kësaj radhe me në krye Fatmir Sejdiun. LDK radhitet subjekti I dytë për nga besimi qytetar në këto zgjedhje ndërsa lidh koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës e dalë si partia më e madhe në Kosovë pas zgjedhjeve të 2007-tës.

(http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Viti i parë (01.20.2010)
New York Times, me pagesë botimi online (01.19.2010)
Muzika e yjeve qiellore dretjpërdrejt nga radioteleskopët (01.18.2010)
Ku gjenden bazat e nacionalizmit në Serbi? (01.16.2010)
Dell: Askush nuk është mbi ligjin (01.16.2010)
SI MUND TA NDIHMOJMË NE HAITIN, TANI DHE MË PASNga BILL CLINTON, Ish-PRESIDENT I SHBA DHE I DËRGUAR SPECIAL I OKB-SË NË HAITI (01.14.2010)
Vdes gruaja që ruajti ditarin e Ana Frankut (01.12.2010)
E vërteta e filmave nazistë mbi Geton e VarshavësNga Aleksandra Farkas (01.10.2010)
Keqleximi i AfganistanitNga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI dhe BOB CHURCHER, The Huffington Post (01.05.2010)
VITI I RI KINEZNga PAUL KRUGMAN, New York Times (01.03.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]