E Djelë, 05.05.2024, 01:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Nicolas Sarkozy ose evropiani i madh Supersarko
E Mërkurë, 01.27.2010, 04:01pm (GMT+1)

 

 

 

 

Nicolas Paul Stéphane Sarkozy de Nagy-Bocsa lindi në Paris më 28 janar 1955. Nga 16 maji 2007 është presidenti i njëzetetretë i Republikës Franceze, i gjashti i Republikës së Pestë. Është presidenti i parë francez i lindur pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe i pari që ka lindur nga dy prindër të huaj: babai Pál Sárközy (ripagëzuar pastaj Paul Sarkozy) është një aristokrat hungarez i naturalizuar francez, nëna Andrée Mallah është bijë e një mjeku hebrejt sefardit nga Selaniku, bërë katolik.

Diplomuar në drejtësi me një specializim në të drejtën private dhe në shkenca politike pranë universitetit të Nanterre të Parisit, Nikolas Sarkozi i vazhdon pastaj studimet në  "Institut d'Etudes Politiques të Parisit", por pa e marrë diplomën e prefeksionimit për shkak të rezultateve të dobëta në studimin e gjuhës angleze.

Karriera e tij politike fillon në vitin 1974, kur merr pjesë në fushatën elektorale të Jacques Chaban-Delmas, kandidat golist në presidencën e Republikës. Në vitin 1976 hyn në partinë neo-goliste të rithemeluar nga Jacques Chirac e përfshirë më 2002 në Bashkimin për Lëvizjen Popullore.

Nga viti 1981 është avokat; më 1987 është bashkëthemelues i studios ligjore "Leibovici-Claude-Sarkozy", pastaj partner në studion "Arnaud Claude - Nicolas Sarkozy" prej vitit 2002.

Sarkozy do të zgjidhej deputet për herë të parë në vitin 1988 (rizgjedhur pastaj në vitet 1993, 1997, 2002). Do të jetë qytetari i parë (kryebashkiak) i Neuilly-sur-Seine nga viti 1983 deri në vitin 2002 e president i këshillit të përgjithshëm të Hauts-de-Seine nën vitin 2002 e prej vitit 2004.

Nga viti 1993 deri në vitin 1995 është Ministër i përkohshëm i Bilancit. Të nesërmen e rizgjedhjes së Jacques Chirac në vitin 2002, emri i Sarkozy qarkullon si kryeministër i mundshëm i ri; por Chirac do të parapëlqente Jean-Pierre Raffarin.

Sarkozy do të kryente detyrat e ministrit të Brendshëm, të Ekonomisë, të Financave e të Industrisë. Largohet më 26 mars 2007 kur vendosi të merret me fushatën presidenciale prej së cilës del fitimtar në balotazh (maj 2007) kundër Ségolène Royal.


Për veprimtarinë tejet të dendur dhe të suksesshme si kryetar i shtetit të demonstruar menjëherë pas ditës së parë në Pallatin Elizé, ai do të thirrej nga kolegët dhe nga kundërshtarët "Supersarko". Menjëherë duket qartë synimi i Sarkozy-së të modifikojë strukturalisht politikën e jashtme të qeverisë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çka nën presidencën e Chirac kishte provokuar tensione të konsiderueshme ndërkombëtare.

 

Në fund të vitit Sarkozy bashkë me kryeministrin italian Romano Prodi dhe kryeministrin spanjoll Zapatero, i japin jetë zyrtarisht planit ambicioz të Bashkimit Mesdhetar.

Nicola Sarkozy gjatë karrierës së tij ka shkruar një numër librash studimorë, si dhe një biografi të Georges Mandel, politikanit konservator tejet të ndershëm e të pakorruptueshëm, të vrarë më 1944 nga milicët me urdhër të nazistëve.

 

Si kryetar i shtetit francez Sarkozy është edhe bashkëprinc i principatës të Andorrës, Mjeshtër i Madh i Legjionit të Nderit dhe kreu i Kishës së Shën Gjonit në Laterano.

Midis muajve nëntor 2007 e janar 2008 ishin tejet të përfolura marrëdhëniet e tij me modelen dhe këngëtaren italiane Carla Bruni (Karla Bruni) e cila do të bëhej pastaj gruaja e tij më 2 shkurt 2008.

 

Është hera e parë në historinë e Republikës Franceze që një president martohet gjatë mandatit të tij.

 

Para atij i kishte ndodhur perandorit Napoleini III e edhe më herët Napoleonit I.

 

Në kuadrin e rolit më aktiv të Francës në hapësirën evroatlantike e në atë ndërkombëtare Franca kthehet në Shtabin e NATO-s në pranverën e vitit 2009./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mick Jagger: Nuk jam si Elvisi, por më pëlqen ta ngazëllej publikun (01.24.2010)
Sarkozy gazetarit: "Po të mos isha president, ta copëtoja surratin" (01.23.2010)
Pronat e Kosovës në Serbi e Mal të ZiNga Nadie Ahmeti (01.23.2010)
Marsi do të jetë i banueshëm pas 1000 vjetësh (01.22.2010)
Kosova shënon katërvjetorin vdekjes së Ibrahim Rugovës (01.21.2010)
Viti i parë (01.20.2010)
New York Times, me pagesë botimi online (01.19.2010)
Muzika e yjeve qiellore dretjpërdrejt nga radioteleskopët (01.18.2010)
Ku gjenden bazat e nacionalizmit në Serbi? (01.16.2010)
Dell: Askush nuk është mbi ligjin (01.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]