E Hënë, 04.29.2024, 04:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

NJË ZA USHTON EDHE SOT: "A KA SHQIPNI EDHE PËR MUE...?!"

Nga FRITZ RADOVANI, Melbourne


E Enjte, 03.04.2010, 07:22pm (GMT+1)

 

 

 

 

 

 

65 VJET MA PARË...

 

Askush nuk ia njohti zanin predikatarit të vet në Tiranë!..

Askush nuk e njohti Burrin e cunguem dy kambësh me sharrë druevari, madje, edhe Nana e vet dyshoi, a asht apo, nuk asht djali em Ky, i zhytun në një brrakë pislleku në një qeli të Tiranës...?! I nguli sytë e Saj si Shqipja, në Fëtyrën e qeshun të djalit të vet...e, Burrnisht, kërkoi:

"Ma vritni, ju lutem ma vritni, banje këte mirësi...mos e leni kështu djalin..!", u tha, Bija e Rozafës, xhullinjve komunistë...dhe, ata, ia plotësuen "dëshirën...", plot 65 vjet maparë...

Me datën 5 Mars 1945, në orën 5.00 të mengjezit, Don Lazër Shantojën bashkë me një nga Atdhetarët ma të devoçëm të Shkodres Sulçe Beg Bushatin, i pushkatuen në Tiranë, brinjë Lanës.

Ja, kush ishte Ky "armik i popullit" që, "zani i Tij" ushton...edhe sot, që prej vitit 1924:

 

DON LAZER SHANTOJA

 

Zani i të vdekunit!

 

Carlyle e fillon historinë që shkroi mbi revolucionin e Francës së vitit 1848 me këto fjalë të Montesquieu: "Lum ai Popull që ka një histori të mërzitëshme!"

Po kje, se, qetësia e monotonia e ndolljëve historike përbajnë lumninë e një kombi, atëherë, Shqiptarët e sotëm do të ishin me të vërtetë njerëzit ma të mjerë të botës. Historia e Shqipnisë së lirë asht një kaos luftash, ngatërresash, trathëtinash, ambicionesh, partishë kaq të mëdha, të shpeshta, të ndyta e të damëshme, që nuk ia gjenë askund shoqën në botë.

Sot me hapjën e Kuvendit Kushtetues, Populli Shqiptar çilë një fletë të re e ngulë një cak të rinj, që ka me shënue një epokë në historinë kombëtare. Me Kuvendin Kushtetues na Shqiptarët dëshrojmë dhe prëtëndojmë me ditë tek e fundit se ku jemi! Do të flasim me letra të hapuna! Jemi tepër të lodhun e të mërzitun prej ndolljëve të vjetëve të shkueme: lypim që historinë e kombit tonë ta përshkojë mbassodi jo, ma, era e duhisë, por flladi i një jete ma të stabilizueme e të normalizueme.

Me datën e Kuvendit Kushtetues historia shqiptare do të filloi me u ba ma monotone! Do ta dimë edhe na njëherë atë "ubi cosistam" t'Arkimedit, pse me droje, dyshime, kërcënime, pasiguri të vazhdueshme ekzistenca e jonë nuk mund të vazhdohet ma.

Mjaft e kemi pa Shqipninë e mjerë të bame dyqan për fitimin ekskluziv të disa klasave të privilegjueme: mjaft ma qëndroi livall kulloset ku, rend mbas rendit u lëshuan politikanët e improvizuem; mjaft duruam porsi fushë eksperimentale për aventurierët kozmopolitë; mjaft pësoi e bame skakjerë lojnash diplomatike. Mjaft!

 Sot Popullit i ka ardhë shpirti në fyt: sot Populli do me ditë kategorikisht:

A ka a nuk ka Shqipni?

Të mendojmë se kësaj pyetje qeveritarët tonë të deritashëm nuk i janë përgjigjë endè!

Se ka Shqipni sot e beson, ndoshta, ministri, deputeti, oficeri, nëpunësi: me njëfjalë i frangarpaguemi, por Populli që luftoi, që pagoi, që u dogj, që u vorfnue, që u fik....nuk mund ta besojë kurrë!

Janë disa vite që Shteti ynë i rinj valëzon nëpër udhën e haptë të lirisë. Si lexohët në një prej vjershave ma të bukura e të përmenduna të Henrrik Ibsen, edhe Shqipnia i ka ngja "një anijës që udhton me një të vdekun mbrendë". Në barkën e Shtetit tonë të rrënuem ekonomikisht nuk gjejmë sot tjetër, përveç, një trup të vdekun.

 

Ky i vdekun asht Populli!

Qeveritarët tonë deri sot, u kujtuan me mbajtë Shqipninë e...,  mbytne Popullin!

Por, ky Popull, sot flet! Prej gjumit të vdekjës ngritë zanin me shpresë, por edhe me guxim e kërcënim, pyet:

A ka Shqipni edhe për mue?

Po, kje se, Misët e Kuvendit Kushtetues, me ligjët që do të bajnë e me drejtësinë që do të ndjekin nuk kanë me mujtë me iu përgjigjë kësaj pyetje, atëherë, ajo Mbledhje, nuk ka me kenë tjetër veçse, mbaresa e një farsës dhe fillesa e një tragjedisë!

Hyu mos e prëmtoftë!

                                               Y. (Don Lazër Shantoja).

 

Nga gazeta "Ora e Maleve", Viti II. Shkoder, e Shtunë, 19 Janar 1924. Nr. 4.

 

 

â– "...Prej gjumit të vdekjës ngritë zanin me shpresë por, edhe me guxim e kërcënim, pyet:

A ka Shqipni edhe për mue?..."

 

â– Përgjigje nga Fritz Radovani:

 

E di mirë Don Lazër, se çka jé tue më pvetë,

E di mirë Don Lazër, se ku Ty t'kanë tretë,

E di mirë Don Lazër, se çka pret prej meje,

E di mirë Don Lazër, se çka t'ndriste mendja,

E di mirë Don Lazër, se çka priste gjuha,

E di mirë Don Lazër, se çka asht fjalëshpata,

E di mirë Don Lazër, se çka të gufoi zemra.

E di mirë Don Lazër, se çka të thante buzën,

E di mirë Don Lazër, se çka t'prishë buzëqeshjën.

E di mirë Don Lazër, se kush t' vërboi sytë,

E di mirë Don Lazër, se kush desht me t'mbytë.

E di mirë Don Lazër, se kush t' theu dy krahtë,

E di mirë Don Lazër, se kush s' desht gojëmjaltë,

E di mirë Don Lazër, se kush ti sharroi kambët,

E di mirë Don Lazër, se kush ti theu dhambët,

E di mirë Don Lazër, kush desht me t' zhigatë...

E di mirë Don Lazër, se n'ç'kjamet të pau Nana,

E di mirë Don Lazër, se çka i lypi hasmit ....

E di mirë Don Lazër, se çka i the' Asaj...

E di mirë Don Lazër, si t'ngushlloi Nanë-locja,

E di mirë Don Lazër, si s'e lanë me të prekë...

E di mirë Don Lazër, edhe ku, Ajo...ka vdekë...

E di mirë Don Lazër, si shunglloi Rozafa,

E di mirë Don Lazër, si n'për gji t'mkoi tamth...

E di mirë Don Lazër, si t'vajtoi me ankth,

E di mirë Don Lazër, si belbzoi Tirana,

E di mirë Don Lazër, sesi ushtoi Dajti,

E di mirë Don Lazër, sesi u skuq Lana... 

E di mirë Don Lazër, se kush të trathtoi Ty,

E di mirë Don Lazër, sesi kryet pat thye...

E di mirë Don Lazër, kush t'shporoi Ty n'parzëm,

E di mirë Don Lazër, Zemërshqipja,...u shue.

E di mirë Don Lazër, kush armët desht me t'fye,

E di mirë Don Lazër, se n' Kryq mori shenjë...

E di mirë Don Lazër, ...Flut'rove me Enjë...

E di mirë Don Lazër, pse, pat Shqipni për Ty

E di mirë Don Lazër, ata ujq t'kanë shkye!

E di mirë Don Lazër, se  Ajo,... asht barka Yte...

E di mirë Don Lazër, se bash brinj Rozafës...

 Ti, s' don ma  t' vajtojmë...

 Rreth e rrotull Saj Ti, do,  të vallzojmë...

 Ti, po, m' fton të këndojmë...

      Në liqe t' Shkodres s'Ate...  

         "Mbi të bukrat vala...Eni të lundrojmë...".

 

                      Melbourne, Mars 2010.
Fritz Radovani


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TEHERANI ARRESTON JAFAR PANAHIN (03.02.2010)
SEJDIU: I GATSHËM TË TAKOHEM ME TADIÇIN (02.27.2010)
SERBIA NE KONFUZION (02.26.2010)
FP: "PREMTIMET BOSHE TE EVROPES" (02.25.2010)
NË DYVJETORIN E PAVARËSISË AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË UASHINGTON DHA NJË PRITJENga WASHINGTON D.C. BEQIR SINA (02.21.2010)
VDEKJA E HESHTUR E GJUHËVEnga Radio Evropa e Lirë (02.21.2010)
VDIQ ALEXANDER HAIG, ISH SHEFI I STAFIT TË NIKSONIT (02.20.2010)
BILL CLINTON: STRESI I HAITIT MA PËRSHPEJTOI PROBLEMIN E ZEMRËS (02.18.2010)
TIMES: RAPORTET AMERIKANO-KINEZE NË PIKËPYETJE (02.18.2010)
KRIZA E ATHINËS RISKICON BASHKIMIN EVROPIANNga TOMASO PADOA-SCIOPPA, Corriere della Sera (02.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]