E Enjte, 05.02.2024, 12:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
"Washington Post": SHISNI ISHUJT DHE AKROPOLIN
E Martë, 03.09.2010, 05:02pm (GMT+1)



Në një shkrim në "Washington Post" analizohet arsyeja se përse populli gjerman refuzon të ndihmojë Greqinë në shlyerjen e borxheve.

Gazeta e nis shkrimin me një citim të politikanëve gjermanë në Bild, ku ata thonë: "Pala e falimentuar duhet të bëjë gjithçka për sigurimin e parave dhe për t'i shlyer kreditorët e saj. Objektet greke, kompanitë dhe disa ishuj të pabanuar, duhet të përdoren për t'i shlyer borxhet".

Këto deklarata, sipas "Washington Post" tregojnë qartë se gjermanëve u ka ardhur në majë të hundës, duke paguar faturat e çdokujt në Evropë.

Populli gjerman kundërshton t'i shpëtojë grekët, si dhe kërkesën universale të mbushjes së vrimës së deficitit grek në emër të "Bashkimit Evropian". Dhe, për herë të parë, ata po e thonë këtë gjë me zë të lartë.

Sipas "Washington Post", në shkrime nuk kërkohet vetëm shitja e Akropolisit.

Gazeta "Frankfurter Algemeine Zeitung" shkruan se, ndërsa grekët protestojnë për rritjen e moshës së pensionit nga 61 në 63 vjeç, Gjermania aktualisht e ka rritur nga 65 në 67 vjeç. "Mos kjo do të thotë se në të ardhmen gjermanët duhet të punojnë nga 67 në 69 vjeç, që grekët të mund të shijojnë pensionin?"

"Uashington Post" shkruan se pas kësaj erdhi dhe ankesa e një ministri grek në BBC, i cili tha se "nazistët morën arin grek në bankat greke, morën paratë greke dhe kurrë nuk i kthyen".

Kryetari i Bashkisë së Athinës kërkoi 70 miliardë euro për dëmin e bërë nga nazistët gjatë luftës, thuhet në "Uashington Post".

Ndërsa, organizatat e konsumatorëve në Greqi, në shenjë mosmirënjohjeje ndaj ndihmës gjermane dhe si përgjigje ndaj kërkesës evropiane për të prerë buxhetin, kanë bërë thirrje për bojkot të produkteve gjermane.

Gjermanët, thuhet në "Uashington Post", para së gjithash, kanë paguar për Bashkimin Evropian jo vetëm në monedhë, por dhe në subvencionet bujqësore, asistenca për vendet e varfra, autostradat në Spanjë dhe Irlandë dhe pa u ankuar.

Por, pse pikërisht tani taksapaguesit gjermanë po ankohen për grekët?

Sipas "Uashington Post", kjo lidhet me atë që Gjermania ende ka ndikim nga recesioni. Papunësia është e lartë dhe koalicioni i ri qeverisës është betuar t'i zvogëlojë shpenzimet.

Nëse gjermanët nuk duan t'i ndihmojnë të tjerët në këtë moment, veçanërisht grekët, që u duhet të shijojnë pensionin në një moshë më të re se ata vetë, atëherë nuk kanë pse fajësohen, thuhet në "Uashington Post".

Ndërsa, sa i përket detyrimit të Gjermanisë ndaj Evropës për shkak të luftës, atje, thuhet në "Uashington Post", po jeton një brez që nuk ka më kujtime lufte.

Debati historik i Gjermanisë është i fokusuar tashmë në fatin e gjermanëve që vuajtën nga koha e bombardimeve dhe deportimet pas luftës, dhe jo në fatin e viktimave të shkaktuara nga nazistët në Greqi apo diku tjetër.

Herët apo vonë, gjermanët do të vendosin bashkërisht se kanë bërë boll sakrificë dhe se borxhi ndaj Evropës është shlyer.

Në saje të grekëve përbuzës me vila në ishuj dhe me pensionet e tyre të mëdha, kjo ditë do të vijë më shpejtë sesa e kemi menduar, thuhet në "Uashington Post".

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RIKTHEHEN FANTAZMAT E LUFTËS SË BOSNJËSNga Ron Synovitz (03.06.2010)
KUJTIMI I DËSHMORIT BESNIK HIDRI, RESPEKT PËR HISTORINËNga SHEREFEDIN SHEHU (03.05.2010)
NJË ZA USHTON EDHE SOT: "A KA SHQIPNI EDHE PËR MUE...?!"Nga FRITZ RADOVANI, Melbourne (03.04.2010)
TEHERANI ARRESTON JAFAR PANAHIN (03.02.2010)
SEJDIU: I GATSHËM TË TAKOHEM ME TADIÇIN (02.27.2010)
SERBIA NE KONFUZION (02.26.2010)
FP: "PREMTIMET BOSHE TE EVROPES" (02.25.2010)
NË DYVJETORIN E PAVARËSISË AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË UASHINGTON DHA NJË PRITJENga WASHINGTON D.C. BEQIR SINA (02.21.2010)
VDEKJA E HESHTUR E GJUHËVEnga Radio Evropa e Lirë (02.21.2010)
VDIQ ALEXANDER HAIG, ISH SHEFI I STAFIT TË NIKSONIT (02.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]