E Mërkurë, 05.15.2024, 05:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
JULIA ROBERTS ËSHTË BUKURIA E VITIT 2010
E Enjte, 04.29.2010, 06:44pm (GMT+1)

 

 

Yje të njohur dhe të rinj premtues yll, flokëverdhë ose tejet të zesi. Klasifikimi i zakonshëm i revistës People luhatet në mënyrë dramatike në mes të njohurve dhe të rinjve, me të vetmin fill lidhës: më të mirët janë shartesat e suksesshme të racave të ndryshme

Voal--online -Ende e përherë Julia Roberts:- Aktorja 42 vjeçare, nënë e tre fëmijëve të vegjël, sipas revistës prestigjioze Popullore shpreh bukurinë e vitit 2010. Klasifikimi i zakonshëm i revistës People luhatet në mënyrë dramatike në mes të njohurve dhe të rinjve, me të vetmin fill lidhës: më të mirët janë shartesat e suksesshme të racave të ndryshme.

Kjo mund të duket një zgjedhje e parashikuar, dhe madje, në njëfarë mënyre, e pashmangshme. Megjithatë fytyra e qeshur e Julias na kujton se në mesin e yjeve dorës së parë në Hollywood ajo është një nga të paktët që nuk ka ndryshuar dukshëm tiparet me procedura kozmetike. Ndërsa në fytyrat e kolegëve shquhen mbushje me botoks apo tërheqje të skajshme të lëkurës dhe shikime të çoroditura, Julia mbetet atje me buzëqeshjen e saj të madhe, për të na kujtuar se bukuria është një dritë që vjen nga thellë. Julia nuk është e vetëmja dyzetvjeçare në klasifikim: është Jennifer Lopez, përsëri vënë në veprim edhe më e ndritshme pas lindjes së binjakëve të saj; Julianna Margulies dhe Jennifer Aniston yll në ER, e cila, nën pamëshirën e përkrahësve të rivales së saj të përjetshme Angelina Jolie, është në vendin e gjashtë për aftësinë që të përballojë mirë kalimin e viteve.

Në vendin e dytë në renditje kemi një burrë: Channing Tatum. Mund të duket si stereotip i një djali amerikan, e ndërkaq Channing, lindur më 1980 në Alabama, është një përzierje e gjakut indian, francez dhe irlandez. I cili përveç aktrimit di edhe të kërcejë.

Arrin drejt e në vendin e tretë yll blu e Avatar, Zoe Saldana. Aktorja, vajza e dy emigrantëve nga Republika Domenikane, u rrit në Queens, New York, dhe ka punuar në një ushqim të shpejtë Burger King. Mishërim i ëndrrës amerikane.

 

                                                              

Vijon renditja e yjeve mbi bukurinë e të cilëve janë hedhur lumenj boje: muza e famshme Scarlett Johansson dhe "djaloshi në derën përballë" Jake Gyllenhaal. Tek të dy theksohet thjeshtësia. Scarlett është një përzierje unike e hijeshisë dhe praktikës. Jake është i lumtur kur është në shtëpi me miqtë. Dhe tifozët psherëtijnë të rrëmbyer nga qetësia e tij aq magjepsëse.

 

Kolombiania Sofia Vergara, detyruar të ngjyejë flokët e saj të verdhë natyralë për të respektuar klishenë e grave latine, dhe aktorin bjond por gjysmë italian Bradley Cooper e paraprin eksponentja e muzikës botërore: Katy Perry.

Këngëtarja mishëron në perfeksion rolin e saj si pop ikonë, me transformime në skenë dhe kozmetikë 'hiper'. Lady Gaga mëson prej saj.

 

I takon pastaj flokëverdhës kameleonike Amanda Seyfried, aktores së aftë të lëkundet midis roleve nga më të ndryshmet.

 

 

Fill pas dhjetëshes së parë vjen pop ylli Justin Bieber. Adoleshentët në të gjithë botën e duan atë dhe përpiqen për të riprodhuar balluket e tij. Por gjashtëmbëdhjetëvjeçari i mençur paralajmëron: "Pamja është vetëm një pjesë e imazhit tim nuk më tregon se kush jam me të vërtetë"

 

                                          

Kevin McKidd nga Grey's Anatomi, ish futbollisti i bërë aktor Isaia Mustafa (fitoi femra me këtë spot) dhe Robert Pattinson plotësojnë pozicionet e larta sa i përket gjinisë mashkullore, ndërsa s Jessica Szhor e "Gossip Girl " mbyll listën e pesëmbëdhjetëshes.

 

I pëlqen ta thërrain 'një kopilkë', lindur në Wisconsin 25 vjet më parë është gjysmë hungareze dhe një çerek zezake. Në provën e syve një përzierje e jashtëzakonshme e racave./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
YLLI ADOLESHENT JUSTIN BIEBER KËRKON T'I QETËSOJË TIFOZËT E TIJ (04.28.2010)
AL PACINO, MBRET MË VETE NË HOLLIVUD (04.25.2010)
"New York Times": Greqia, kush tjetër pas saj? (04.24.2010)
Rita Levi Montalçini: 101 vjet, në paqe të plotë (04.22.2010)
SHFAQJE E FILMIT "REQUIEM FOR KOSOVA" NË MANHATTANNga KËZE KOZETA ZYLO (04.20.2010)
GLORIA ESTEFAN KËRKON NDIHMËN E SHBA PËR DISIDENTËT E KUBËS (04.17.2010)
BRITANIA KA RISHKRUAR HISTORINË E BALLKANITNga ADAM LEBOR, The Guardian (04.15.2010)
KUJTESË...BABAI I MODERNITETIT NË LETËRSINË TONË PËR FËMIJËNga AGIM DEVA, Prishtinë (04.14.2010)
AKADEMIKU BEDRI DEDJA - MËSUES I MËSUESVE DHE PROFESOR I PROFESORËVENga Prof. dr. NURI ABDIU (04.13.2010)
Uesli Klark: Ndërhyrja në Kosovë - çështje e drejtë (04.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]