E Enjte, 05.16.2024, 02:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

BRITANIA KA RISHKRUAR HISTORINË E BALLKANIT

Nga ADAM LEBOR, The Guardian


E Enjte, 04.15.2010, 04:11pm (GMT+1)

Piktura e Zigizmund Goetzit, ku tregohet Britania duke shtrënguar duart me SHBA-të, ndërsa mbronin Serbinë, Malin e Zi dhe Belgjikën.


Është ironi e errët që, ndërsa ndaj Radovan Karaxhiqit, ish-udhëheqës i serbëve të Bosnjës, ka nisur shqyrtimi i dëshmitarëve në gjyqin e tij për krime lufte dhe gjenocid në Hagë, armiku i tij, ish-presidenti i Bosnjës, Ejup Ganiq, mund të duket së shpejti në gjykatën serbe për t'u përballur me akuzat për krime lufte.

Ganiq është arrestuar muajin e kaluar në aeroportin e Hethrout të Londrës dhe tash është liruar, por me kushte strikte.

Ai është njëri prej 19 zyrtarëve në Bosnjë, të kërkuar nga Serbia, që kanë lidhje me një sulm ndaj një grupi ushtarësh të armatosur jugosllavë, në maj të vitit 1992, në kryeqytetin e rrethuar të Sarajevës, ku disa dhjetëra ushtarë mbetën të vrarë.

Por, Ganiq është i acaruar dhe akuzon Qeverinë britanike në rishkrimin e historisë dhe në sjelljen e saj si një polic i regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Duke lënë mënjanë të drejtat dhe gabimet e rastit të Ganiqit, ai sigurisht është i saktë kur thotë se Britania ka rishkruar historinë e Ballkanit dhe e ka bërë këtë për dhjetëvjeçarë.

Serbofilia është e rrënjosur thellë në psikikën e Ministrisë së Jashtme dhe te shumica e së majtës britanike, gati për një shekull prapa.

Në krye të shkallëve të Ministrisë së Jashtme është një pikturë e Zigizmund Goetzit, e quajtur "Britania Pacifikatriks", e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Aty tregohet Britania duke shtrënguar duart me SHBA-të, ndërsa mbronin Serbinë, Malin e Zi dhe Belgjikën.

Në pjesën më të madhe, politika britanike, në fillim të viteve '90, dukej se ishte në mbrojtje të Serbisë. Pakica nën presion e zyrtarëve nga Ministria e Jashtme, të cilët favorizuan veprimet ushtarake për ta ndaluar sulmin e serbëve në Bosnjë, ishte vazhdimisht e kundërshtuar nga kryeministri Xhon Mejxhor, sekretari i mbrojtjes, Malkolm Rifkin, dhe sekretari i jashtëm, Daglas Hërd.

Këta tre ministra dhe zyrtarët e tyre duket se e shikonin regjimin e Sllobodan Millosheviqit si trashëgimi e traditës partizane të Titos, kur në fakt ishte shkatërruesja e saj.

Kjo pikëpamje për serbët trima, si vendi i vetëm në Ballkan që luftoi nazistët, është totalisht në kundërshtim me realitetin.

Sigurisht, shumë serbë ishin të ashpër me nazistët dhe luftuan me guxim kundër fashizmit. Por, gjithashtu, mes tyre ishin edhe shumë sllovenë, myslimanë boshnjakë, hungarezë dhe kroatë, si për shembull presidenti i parë i Kroacisë, Franjo Tugjman, i cili ishte një nga të rinjtë e brezit të Titos.

Edhe Tito ishte gjysmë kroat dhe gjysmë slloven. Dhe, shumë serbë bashkëpunuan me nazistët nën regjimin bashkëpunues të Millan Nediqit, në vendosjen e kampeve të përqendrimit, si në Sajmish, në Beograd, ku mijëra hebrenj u vranë në dhomat e gazit.

Hërd, Mejxhor dhe gradat e tyre ishin avokatë të fuqishëm të embargos së armëve të OKB-së kundër Bosnjës, duke mohuar kombin e ri, madje dhe instrumentet për mbrojtjen e vetes.

Sikurse më tha mua, Diego Arria, i cili ka shërbyer si ambasador në Venezuelë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë luftës në Bosnjë, "Britania e Madhe, e përfshirë në këtë proces plotësisht, ishte e vetmja me një pamje të qartë të asaj që ishte duke bërë. Kur boshnjakët refuzuan ta luanin rolin e viktimave pasive dhe kur rezistenca e tyre u rrit, britanikët dhe francezët u irrituan shumë".

Megjithatë, të afërmit e atyre ushtarëve jugosllavë, të vrarë në Sarajevë më 1992, meritojnë drejtësi, po aq sa ata, të cilët vajtuan të dashurit e tyre të vrarë në Srebrenicë.

Por, vetëm 161 akuza janë ngritur për krime lufte nga gjykata e OKB-së dhe shumica e autorëve vijojnë të jenë të lirë dhe ka të ngjarë që kurrë të mos merren në përgjegjësi.

Kështu, Ejup Ganiq, që thotë se është arrestuar për shkaqe politike e jo ligjore, do të vijojë të gjejë një jehonë të gatshme në gjithë Bosnjën.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUJTESË...BABAI I MODERNITETIT NË LETËRSINË TONË PËR FËMIJËNga AGIM DEVA, Prishtinë (04.14.2010)
AKADEMIKU BEDRI DEDJA - MËSUES I MËSUESVE DHE PROFESOR I PROFESORËVENga Prof. dr. NURI ABDIU (04.13.2010)
Uesli Klark: Ndërhyrja në Kosovë - çështje e drejtë (04.12.2010)
KATIN: 70 VJET MË PARË MASAKRIMI I 22 MIJË POLAKËVE (04.10.2010)
PËR IZRAELIN ËSHTË SPIUNE E HAARETZ - ISH USHTARJA RREZIKON BURG TË PËRJETSHËM (04.08.2010)
Pajtim i vështirë -Masakra e Katynit rëndon ende sot marrëdhëniet ruso-polake (04.07.2010)
KUVENDI I ISNIQIT I NJË SHEKULLI MË PARË SOLLI BESËLIDHJEN SHQIPTARE Nga FLORI BRUQI (04.04.2010)
Jeta normale në një vend normalNga PATRICK MOORE (04.02.2010)
Reagime nga Berlini, Brukselo dhe Sarajeva për rezolutën serbe për Srebrenicën (04.01.2010)
"The Guardian": Serbia dhe Kosova - fqinj të mirë? (03.31.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]