E Mërkurë, 05.15.2024, 10:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GLORIA ESTEFAN KËRKON NDIHMËN E SHBA PËR DISIDENTËT E KUBËS
E Shtunë, 04.17.2010, 10:18am (GMT+1)

Voal-online -Artistja amerikano-kubane yll e muzikës pop Gloria Estefan, gjatë një veprimtarie për mbledhjen e fondeve, ka kërkuar nga Presidenti Barack Obama të punojë për lirinë e disidentëve të burgosur në Kubë, çka duket se do të ngjallë zemërimin e sundimtarëve komunistë të ishullit.

Estefan dhe bashkëshorti i saj Emilio Estefan, sipërmarrës muzikor, organizuan për Obamën një pritje kokteil në qytetin e tyre Miami, të enjten në mbrëmje, e para ndër dy veprimtaritë fondmbledhëse të Partisë Demokratike, në të cilat ai mori pjesë gjatë një vizite në Florida.

Gjatë pritjes, Obamës iu dorëzua një letër nga nëna e disident kuban Orlando Zapata Tamayor, i cili vdiq më 23 shkurt, pas një grevë urie 85-ditore për të protestuar për kushtet e burgut në Kubë, thanë pjesëmarrësit në veprimtari.

Media lokale njoftoi se Obamës i ishte dhënë edhe një letër nga një disdent tjetër kuban grevist urie, Guillermo Farinas, i cili ishte duke kërkuar lirimin e të burgosurve politikë problematikë. Presidenti pa gjithashtu foto të nënave dhe grave të disidentëve të burgosur kubanë, të njohura si Zonjat e Bardha, të cilat janë ngacmuar në Havanë nga agjentët e sigurisë kubane dhe militantët pro-qeveritarë, tha media lokale.

Vdekja e Zapatës dhe incidentet pasuese që përfshinë disidentët kubanë në javët e fundit kanë shkaktuar kritika ndërkombëtare ndaj qeverisë kubane të Presidentit Raúl Castro, duke përfshirë një dënim të ashpër muajin e kaluar nga Obama.

Por Castro, i cili mori përsipër presidencën kubane nga vëllai i tij i madh i sëmurë Fidel në 2008, ka kundërshtuar presionin për ndryshime politike dhe për lirimin e disidentëve, duke thënë se qeveria e tij nuk do të përulet ndaj "shantazhit".

Autoritetet kubane në mënyrë rutinore portretizojnë kundërshtarët e brendshëm si "mercenarë" dhe "tradhtarë" të paguar nga Shtetet e Bashkuara dhe e përshkruajnë Majamin si një qendër të "kundër-revolucionit" të mbështetur nga SHBA dhe armiqësi kundër regjimit komunist.

SHPRESAT PËR NJË SHKRIJE HAVANË-UASHINGTON JANË VENITUR

 

Me fjalë të saj të mirëpritjes ndaj Obamës dhe miqve të tjerë në shtëpinë e saj, Estefan foli për një qeveri "shtypëse" në Kubë, të cilën ajo e quajti "vendi ku kam lindur, një vend ku shpresa dhe liria jetojnë vetëm në histori, e jo në të tashmen. "

Pritja ishte e mbyllur për mediat, por rrjetet lokale TV treguan fotografi të Obamës me "Zonjat e Bardha" disidente kubane në shtëpinë e Estefan.

Fjala e Estefanit, babai i së cilës luftoi më 1961 në sulmin e dështuar të azilantëve, mbështetur në SHBA, në Gjirin e Derrave kundër Kubës, u botua të premten nga Miami Herald.

Në një rast të dytë të mbledhjes së fondeve nga Partia Demokratike në Miami më vonë, të enjten, Obama foli publikisht dhe riafirmoi mbështetjen e SHBA ndaj Haitit të goditur nga tërmeti, por nuk iu referua Kubës në fjalim.

Pas marrjes së detyrës në fillim të vitit të kaluar, Obama tha se ai donte të bënte përpjekje për një "fillim të ri"për të përmirësuar marrëdhëniet SHBA-Kuban, dhe për lehtësim të kufizimeve në vizitat familjare kubano-amerikane dhe dërgesave të parave në Kubë në një relaksim të lehtë të embargos së gjatë tregtare të SHBA kundër ishullit.

Por ai gjithashtu i bëri thirrje udhëheqjes kubane të reciprokojë duke përmirësuar të drejtat e njeriut dhe të lirisë politike.

Shpresat për një shkrirje Havanë-Uashington janë shuar megjithatë pas arrestimit në Kubë në dhjetor të një kontraktori të SHBA në mënyrë të paligjshme të akuzuar për shpërndarjen e pajisjeve të telekomunikacionit dhe vdekjes së disidentit të burgosur Zapata në shkurt.

Disa anëtarë të komunitetit kubano-amerikanë të Miamit, një bastion tradicional republikan, e ka kritikuar fondmbledhjen Demokratike të drejtuar nga Estefan. Por ajo iu përgjigj kritikave duke thënë se ishte një mundësi për t'u "marrë vesh" me presidentin, për të biseduar me atë për gjendjen në Kubë./Elida Buçpapaj

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BRITANIA KA RISHKRUAR HISTORINË E BALLKANITNga ADAM LEBOR, The Guardian (04.15.2010)
KUJTESË...BABAI I MODERNITETIT NË LETËRSINË TONË PËR FËMIJËNga AGIM DEVA, Prishtinë (04.14.2010)
AKADEMIKU BEDRI DEDJA - MËSUES I MËSUESVE DHE PROFESOR I PROFESORËVENga Prof. dr. NURI ABDIU (04.13.2010)
Uesli Klark: Ndërhyrja në Kosovë - çështje e drejtë (04.12.2010)
KATIN: 70 VJET MË PARË MASAKRIMI I 22 MIJË POLAKËVE (04.10.2010)
PËR IZRAELIN ËSHTË SPIUNE E HAARETZ - ISH USHTARJA RREZIKON BURG TË PËRJETSHËM (04.08.2010)
Pajtim i vështirë -Masakra e Katynit rëndon ende sot marrëdhëniet ruso-polake (04.07.2010)
KUVENDI I ISNIQIT I NJË SHEKULLI MË PARË SOLLI BESËLIDHJEN SHQIPTARE Nga FLORI BRUQI (04.04.2010)
Jeta normale në një vend normalNga PATRICK MOORE (04.02.2010)
Reagime nga Berlini, Brukselo dhe Sarajeva për rezolutën serbe për Srebrenicën (04.01.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]