E Mërkurë, 05.01.2024, 03:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Uesli Klark: Ndërhyrja në Kosovë - çështje e drejtë
E Hënë, 04.12.2010, 02:56pm (GMT+1)

 

 

"Nga perspektiva njëmbëdhjetëvjeçare, fuqishëm mbështes operacionin e NATO-s dhe them se kemi bërë atë që ishte e drejtë", thotë gjenerali Uesli Kllark, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.



RADIO EVROPA E LIRË: Operacioni ushtarak i NATO-s, në vitin 1999, ishte ndërmarrë me synimin e shpëtimit të një grupi etnik nga kërcënimi i zhdukjes. Por, ky operacion ishte kritikuar më shumë se ato të tjerat. Si e shpjegoni këtë?

UESLI KLLARK: Aksioni në vitin 1999 ishte ndërmarrë për shkak se ne mund të shihnim fillimin e përsëritjes së modelit të pastrimit etnik në Ballkan. Prandaj, ishte kjo çështje që e nxiti NATO-n të veprojë.

Nuk është se ky ishte vetëm aksion humanitar; ky ishte një aksion për parandalimin e katastrofës humanitare, që po zhvillohej para nesh.

RADIO EVROPA E LIRË: Kosova sot është një vend, që ballafaqohet me korrupsion, me varfëri, krim të organizuar, trafikim të drogës, tensione etnike. Nisur nga kjo, a mendoni se aksioni i vitit 1999 ishte i arsyeshëm?

UESLI KLLARK: Ajo që është bërë në vitin 1999, është ndërmarrë për ta parandaluar një raund të pastrimit etnik nga Serbia, që do ta ndizte Ballkanin dhe do të shkaktonte dështim në misionet në Bosnjë dhe në Maqedoni.

Prandaj, unë fuqishëm e mbështes operacionin nga kjo perspektivë 11-vjeçare e shikimit prapa dhe them: "Po, e bëmë atë që ishte e drejtë ato ditë".

RADIO EVROPA E LIRË: Në atë kohë, në vitin 1999, ishte raportuar refuzimi i gjeneralit britanik, Majk Xhekson, për ta zbatuar urdhrin tuaj për ndaljen e trupave ruse në rrugën e tyre për në aeroportin e Prishtinës, më 12 qershor, si një rast i mosrespektimit të urdhrit gjatë luftës. Çka ka ndodhur me atë rast?

UESLI KLLARK: Asnjëherë nuk ka pasur mosrespektim të hierarkisë. Ai kishte qëndrim tjetër nga unë. Xhekson kishte mbështetjen e autoriteteve të tij kombëtare dhe ata intervenuan te autoritetet e mia kombëtare. Kështu funksionon NATO-ja.

RADIO EVROPA E LIRË: Lideri serb i Bosnjës, Millorad Dodik, nuk ishte ndihmës i Radovan Karaxhiqit gjatë luftërave të viteve të 90-ta, por ai e pranoi idenë e tij të ekskluzivitetit serb. Ai tash po kërcënohet me destabilizimin e Bosnjës dhe me secesion. A mund të ndryshohet situata, duke e krijuar mundësinë për qasje më të shpejtë të këtij vendi në NATO?

UESLI KLLARK: Nuk mendoj se duke e sjellë Bosnjën në NATO, do të ndryshojë dinamika e brendshme në Bosnjë dhe mendoj se populli i atjeshëm duhet ta kuptojë se e kaluara është e kaluar dhe se duhet të ballafaqohemi me të ardhmen.

Bosnja është një territor shumë i vogël në hartën e Evropës dhe, që populli atje të ketë një shpresë ekonomike dhe rast për fëmijët e tyre, për të pasur një lloj të ardhmeje që e kanë të gjithë të rinjtë në Evropë, duhet të lëvizë përpara.

RADIO EVROPA E LIRË: A është në rregull të vlerësohet se anëtarësimi në institucionet evropiane është ilaç për stabilitet?

UESLI KLLARK: Për aq kohë sa Kroacia, Hungaria, Rumania, Shqipëria janë atje, duket si logjike që ne do të shpresojmë se një ditë edhe Serbia mund të bashkohet; shpresojmë se edhe Bosnja një ditë mund të bashkohet.

Por, kjo mbështetet në punën e liderëve politikë dhe të popullit në këto vende, për ta krijuar udhëheqjen politike dhe institucionet politike, në mënyrë që të çojnë drejtë idealeve të larta të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s. Kjo punë po vazhdon.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KATIN: 70 VJET MË PARË MASAKRIMI I 22 MIJË POLAKËVE (04.10.2010)
PËR IZRAELIN ËSHTË SPIUNE E HAARETZ - ISH USHTARJA RREZIKON BURG TË PËRJETSHËM (04.08.2010)
Pajtim i vështirë -Masakra e Katynit rëndon ende sot marrëdhëniet ruso-polake (04.07.2010)
KUVENDI I ISNIQIT I NJË SHEKULLI MË PARË SOLLI BESËLIDHJEN SHQIPTARE Nga FLORI BRUQI (04.04.2010)
Jeta normale në një vend normalNga PATRICK MOORE (04.02.2010)
Reagime nga Berlini, Brukselo dhe Sarajeva për rezolutën serbe për Srebrenicën (04.01.2010)
"The Guardian": Serbia dhe Kosova - fqinj të mirë? (03.31.2010)
Vizita e Obamës në Kabul, politikisht e nevojshme (03.30.2010)
DENNIS HOPPER I SËMURË MERR YLLIN NË SHETITOREN E HOLLIVUDIT (03.28.2010)
SARAH PALIN NË QENDËR TË NJË SERIALI TELEVIZIV PËR ALASKËN (03.26.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]