E Mërkurë, 05.15.2024, 03:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
VDIQ LENA HORNE, AJO QË ME BUKURINË DHE TALENTIN E SAJ UA HAPI RRUGËN PËR NË HOLLIVUD YJEVE AFRIKANOAMERIKANË
E Martë, 05.11.2010, 07:52am (GMT+1)

Ishte në moshën 92 vjeçare

Lena Horne, bukuria dhe talenti i së cilës - si dhe raca - ua hapi rrugën gjeneratave të reja të yjeve afrikanoamerikanë, vdiq mbrëmbë në spitalin presbiterian Weill Cornell të Manhattanit, Nju Jork, bën të ditur The New York Times. Ajo ishte 92 vjeçe dhe ka qenë me shëndet të dobësuar gjatë muajve të fundit, thonë burime të revistës People.

Siç e sjell ndërmend ajo në one-woman show të saj në Broadway më 1981, Lena Honre: The Lady dhe Her Music (Lena Hone: Zonja dhe muzika e saj) fituese e çmimit Tony, aktorja e parë me ngjyrë në role kryesore e studios MGM, edhe pse ajo shpesh pati skena dytësore, e lindur në Brooklym dhe, prej moshës 16 vjeçare aktivizuar në Cotton Club të Harlemti, u ngjit nga kori i klubit të natës në rangun e kryetitujve të lajmeve.

Filmat e saj përfshinë muzikalët e luajtur krejtësisht prej zezakëve, më 1943, Cabin in the Sky dhe Stormy Weather (titulli i këngës së këtij të fundit u bën hymni saj) ndonëse asaj iu mohua roli të cilën për një kohë të gjatë e mbuloi, ai i këngëtares mulate të salloneve, Julie, në filmin e vitit 1950, të studios MGM, Show Boat, rol që iu dha mikeshës së saj Ava Gardner.

Fundja, Hollywood-i thjesht nuk ishte vërtet ende gati për një bukuri me ngjarë. Edhe pse ajo nuk luajti asnjëherë një shërbëtore, asaj i ishin mohuar role zonjash. "Ata besonin se publiku nuk ishte edne gati," tregoi ajo njëherë për revistën People më 2005, duke e pasur fjalën për studiot e Hollywooodit. "Ato nuk dinin çfarë të bënin me mua. Prandaj nuk bënë asgjë."

Nga mesi i viteve 1950, Horne e cila më 1947 u martua me kompozitorin dhe regjisorin e muzikalëve Lennie Hayton në një dasmë sekrete në Paris, për shkak se martesat ndër-racore ishin të paligjshme në Kaliforni u largua nga Hollywood-i, "e neveritur nga krejt sistemi i Hollywood-ti," dhe shkoi drejt një suksesi të hatashëm si aktore e skene¨s dhe këngëtare xhazi.


Hayton dhe ajo "shkuan anembanë botës", tregoi Horne për revistën People më 1981. "Ne ishim mrekulli për t'u parë si çift. Por gjithmonë ekzistonte një mur rrotull meje. Atë unë nuk e pranoja kurrë. Pjesë të tij fillojnë që nga fëmijëria ime. Prindërit e mi u ndanë kur unë isha 3 vjeçe, dhe më vonë nëna ime, një aktore, më mori mua nga shtëpia jonë në Brooklyn dhe gjithnjë më linte mua tek njerëz të ndryshëm në Jug. Unë nuk mund ta përjetoj kurrë dashurinë që më ofronin, sepse nuk e dija asnjëherë se me kë kisha të bëja."

Vetëm nga mesi i viteve 1950 Horne filloi të çajë rrugën e re. "Kur unë ndaloja së përpjekur për të çarë barrierat, atëherë unë vija re rrotull me njerëz të bardhë, shumë njerëz të bardhë të mirë, të cilët i shtrëngonin duart me motrat zezake," tha ajo. "Unë atëherë mendova se janë plot njerëz jo zezakë të cilët më ndodheshin pranë. I pashë dhe u ndjeva më e butë."

 

Vejushë më 1971, Horne shkoi në Qytetin e Nju Jorkut dhe vazhdoi punën në skenën e teatrit dhe të koncerteve. Madje pati edhe ndonjë rol të rastësishëm në filma, përfshirë atë të ndrikullës së Diana Ross në filmin e vitit 1978, The Wiz. Për jetën e saj të hershme në Hollywood, "isha një rast prove" tregoi ajo për People. "Nuk e ndjeja asnjëherë veten si një njeri që punon në filma. Për studion MGM dhe NAACP (Shoqatën Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë) ishte gjithmonë: Shikoje atë femër zezake."

Liza Minnelli, babai i së cilës, regjisori çmim Oskar Vincente Minnelli, që e mori Horne në filmin Cabin in the Sky, tha sot: "Unë e njihja qëkur linda. Dhe kurdo që e thirra, ajo u tregua a gatshme. Ajo ishte e mrekullueshme, e kultivuar dhe një njeri i dlirë. Ne humbëm një origjinal. Faleminderit, Lena."

Përveç adhuruesve të pafund të saj, Horne u mbijetua nga vajza e saj, Gail Lumet Buckley./Elida Buçpapaj 

Përkthu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KREMTONI: SHPËTOJENI NJË NËNËNga NICHOLAS KRISTOF, New York Times (05.09.2010)
SILVIO BERLUSCONI - VERONICA LARIO: MARËVESHJA E DIVORCIT FARE AFËR (05.09.2010)
TRI PYETJE PËR EURONNga Patrick Moore, Radio Evropa e Lirë (05.08.2010)
KRIZA GREKE E PAGUAR VETËM NGA QYTETARËT - BIE NË BURSË EDHE SHTETINga PIERO OSTELLINO, Corriere della Sera (05.07.2010)
MYSAFIRË TË PAPRITUR NË PARADËN RUSE: TRUPAT AMERIKANENga ELLEN BARRY, New York Times (05.07.2010)
COREY HAIM VDIQ NGA PNEUMONIA DHE PROBLEMET E ZEMRËS (05.05.2010)
DAVID BECKHAM, YLL PA ZBEHJE NË QIELLIN BOTËROR TË FUTBOLLIT (05.02.2010)
JULIA ROBERTS ËSHTË BUKURIA E VITIT 2010 (04.29.2010)
YLLI ADOLESHENT JUSTIN BIEBER KËRKON T'I QETËSOJË TIFOZËT E TIJ (04.28.2010)
AL PACINO, MBRET MË VETE NË HOLLIVUD (04.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]