E Shtunë, 04.27.2024, 01:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Reportazh: Morini, porta e hapur mes vëllezërve
E Premte, 05.08.2009, 01:25pm
ATSH/.- Një ndjesi të pazakontë ngjall udhëtimi nga Kukësi në Prizren, vetëm 41 kilometra e gjatë. Në segmente të veçanta të rrugës, si në afërsi të Bardhocit, ka nisur asfaltimi i autostradës nga firma "Geci", në ndonjë segment si në Rexhepaj, ende nuk ka përfunduar ngritja e të gjitha këmbëve të urës. Gjithsesi në të gjithë gjatësinë e 8 loteve nga Morini në Fushë Dukagjin punohet me ritme të përshpejtuara.  "Ky është një vit i veçantë, rrugëtojmë as në autostradë, as në rrugën e vjetër, por kur shohim ritmet e punimeve themi: durojmë edhe pak", thotë Dritan Berisha nga Theranda (Suhareka).  Edhe pse rruga nga Kukësi në Prizren është e vështirë për shkak të punimeve intensive për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës, askush nga udhëtarët nuk ankohet.
Kalendar 8 maj ATSH
E Premte, 05.08.2009, 06:53am

Sot në të gjithë botën kremtohet Dita Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe.

1786 - Në skenën e Teatrit Francez në Paris, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu” e autorit francez Ulrik Debuson. Heroi ynë kombëtar, Skenderbeu, eshte bere personazh kryesor në shumë vepra të letërsisë, muzikës, arteve të bukura, që sintetizojnë vetitë dhe virtytet e shqiptarit. Lartësimi i figurës së tij, është vlerësim edhe per Shqiperine, në mbrojtje të vlerave njerëzore dhe civilizimit evropian.

1910 - U zhvillua beteja e Carralevës ndërmjet kryengritësve shqiptarë të udhëhequr nga Isa Boletini dhe ushtrive osmane, të komanduara nga gjenerali Shefqet Turgut Pasha. 20 mijë ushtarë osmanë u ndeshën me 8 mijë luftëtarë shqiptarë të lirisë. Pas 3 ditë luftimesh osmanët mundën të rrethonin kryengritësit, qe çanë rrethimin dhe u tërhoqën në Drenicë. Nga të dy palët pati shumë të vrarë dhe të plagosur.

 

Mimoza Kusari Lila: Anëtarësimi në FMN - moment i rëndësishëm
E Enjte, 05.07.2009, 08:35pm

“Kemi qenë me fat, pasi që Kosova fiton anëtarësimin në FMN kur roli i këtij institucioni në botë është rritur shumë”, thotë Mimoza Kusari Lila, drejtoreshë e Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë.

Kosova si shtet së pari do të ketë vizibilitet më të madh te 184 shtete anëtare të FMN-së, do të ketë qasje të drejtpërdrejtë te këto shtete, si dhe do të fitojë një qasje të drejtpërdrejtë në institucionin, i cili, përveç politikave, të cilat Kosova do të duhej t’i adaptojë për të qenë komfort këtij institucioni, do të fitojë edhe siguri dhe garanci për situata, me të cilat mund të ballafaqohet në të ardhmen, ashtu siç janë ballafaquar shtetet edhe shumë më të zhvilluara se Kosova.

Kalendari 7 maj ATSH
E Enjte, 05.07.2009, 06:07pm
NGA VENDI

1485 - Nikollë Leonik Tomeu, apo siç quhej shpesh dhe Epirioti, një ndër humanistët më të shquar shqiptarë, u laureua për filozofi.  Ai u lind në Venedik në vitin 1456 në një familje që kishte mërguar nga Durrësi. Në veprat që ka lënë, ai e përmend me krenari prejardhjen shqiptare. Në vitet 1504-1531 ishte një ndër intelektualët më të njohur të Venedikut dhe drejtues i shoqërisë “Shkolla e shqiptarëve”, qendër e kulturës shqiptare në mërgim. Më 1497 Nikolla emërohet profesor dhe titullar i katedrës së filozofisë në Universitetin e Padovës, ku pati si student edhe Nikolla Kopernikun, një ndër astronomët më të mëdhenj të Mesjetës. Si politolog dhe njohës i mirë i kulturës antike dhe të kohës, Tomeu ka lënë një seri veprash si “Dhjetë dialoget”, “Aristoteli, historia e jetës dhe veprave”, studime historike dhe filozofike. Humanisti shqiptar ishte materialist dhe veprat e tij u dogjën nga inkuizicioni. 
Nermin Kumanova: Nëse ti nuk merresh me politikë, atëherë politika do të merret me ty
E Enjte, 05.07.2009, 10:01am
 

Kandidaten për Parlamentin Evropian në zgjedhjet e 7 qershorit në Belgjikë e intervistoi për gazetën 55 gazetari Flori Slatina


Pothuajse një javë më parë, më tërhoqi vëmendjen një artikull i shkruar nga bashkëpunëtori ynë në Belgjikë z. Eden Babani “Një shtetase belge, me prejardhje shqiptare, synon majat e politikës evropiane”. Në artikull bëhej fjalë për Nermin Kumanovën, e cila kandidon për një vend në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e 7 qershorit, me partinë e gjelbër “Ecolo”. Rasti e solli, që pas një jave të takohem dhe të zhvilloj me të intervistën e mëposhtme. Znj. Kumanova, e cila prej disa ditësh është në Tiranë, si një hap i parë i njohjes dhe bashkëpunimit me vendin tonë në të ardhmen.

Berluskoni hap zemrën ndaj Veronikës dhe italianëve - "E majta vetëm shpif, Veronikën e dua, kthehu Veronika !"
E Mërkurë, 05.06.2009, 09:54am

Voal-online - Berlusconi: "Jam akuzuar për gjëra të paqena. E majta dhe shtypi i saj nuk arrijnë të pranojnë popullaritetin tim që është në masën 75%. Bëjnë vetëm sulme personale të bazuar në shpifje.” Nga salloni i Bruno Vespës ku spikatin të shkruara fjalët “Tani flas unë”, Kryeministri Silvio Berlusconi, iu përgjigjet ashpër sulmeve dhe akuzave, të cilat javën e fundit kanë pezmatuar mediat mbi raportet me bashkëshorten Veronica Lario. “Gruaja ime ka rënë në një grackë – buçet Kryeministri në mikrofonët e emisionit të famshëm Porta a Porta – edhe historia e velinave është një gënjeshtër abosulte, bëhet fjalë për gjëra të paqena". Pastaj përfundon kështu: “Gruan time e dua pa masë dhe më vjen keq që janë përfshirë në këtë gjë edhe fëmijët e mi.”

Veronika Lario i thotë addio Berluskonit
E Djelë, 05.03.2009, 12:54pm

Voal-online – “E mbyll siparin e jetës sime bashkëshortore.” Pas pothuaj tridhjetë vitesh, u njohën më 1980 e u martuan me rit civil më 15 dhjetor 1990, rrugët e Kryeministrit dhe gruas së tij, të copëtuara tashmë në rrafshin sentimental e personale, ndahen edhe juridikisht.
Veronica Lario ka nisur praktikat për ndarje dhe divorc nga Silvio Berlusconi, duke i dhënë fund një rrjedhe të nisur shumë kohë më arë, siç e pranonte ajo vetë, në fund të verës së vitit 2008, kur rrëfeu se mundësinë e një ndarjeje po shqyrtonte prej dhjetë vjetësh.
Tani ka zgjedhur avokaten që do ta ndjekë hap pas hapi para gjykatësve: "Më në fund një njeri të cilit mund t’i besoj tërësisht.” Është një grua. Një profesioniste larg star system e nga politika. Është dëgjuar në telefon më një maj, avokatja ishte me pushime në një ishull në Jug të Italisë. Ka qenë e para bisedë e tyre për ndarjen. Veronica ia ka shpjeguar: "Dua ta mbyll siparin, por dua ta bëj si njeri i thjeshtë e i mirë, pa bujë. Do të doja të shmang përplasjen.”

Kalendar 3 maj ATSH
E Djelë, 05.03.2009, 11:20am

NGA VENDI

1765 - Vdiq studiuesi i shquar arbëresh Pal Maria Parrino nga Palaco Adriano e Palermos. Ka qenë rektor i Seminarit Shqiptar të Palermos. Ai njihet si autor i një vepre prej 600 faqesh të mbetur në dorëshkrim, ku në 12 kapituj argumenton shkencërisht, duke u mbështetur mbi fakte gjuhësore dhe historike, identitetin e shqiptarëve dhe prejardhjen e tyre ilire.

1878 - U lind gjeologu, paleontologu dhe etnografi hungarez Franc Nopça. Nga viti 1903 e deri më 1922 ai pat ardhur disa herë në Shqipëri, duke kryer studime të rëndësishme gjeologjike të Shqipërisë së Veriut. Ai hodhi bazat e statigrafisë dhe të ndarjes tektonike të saj dhe botoi disa studime me vlerë gjeologjike për Alpet e Shqipërisë Veriore, që përmban edhe hartat e para gjeologjike të Shqipërisë Veriore. Gjatë udhëtimeve të tij, Franc Nopça mblodhi edhe materiale të shumta etnografike. Rezultatet e studimeve në këtë fushë i botoi në disa artikuj si dhe në monografinë “Shqipëria-ndërtime, veshje, enë e orendi”, që doli në Lejpcig në vitin 1925.

Kalendari 2 maj ATSH
E Shtunë, 05.02.2009, 07:27am

NGA VENDI

1391 - Në vendimin e Senatit të Venedikut thuhet se po të merret vesh vdekja e Gjergj Topisë, që zotëronte Durrësin, forcat e Republikës duhej të pushtonin qytetin dhe kështjellën e tij në mënyrë që ato mos të binin në duart e turqve. Rënia e Durrësit në dorë të osmanëve, thuhet në vendim, dëmton rëndë lundrimin dhe tregtinë e Venedikut.
1504 - Humanisti shqiptar, Marin Barleti, botoi në Venedik veprën “Rrethimi i Shkodrës” mbi luftën heroike të banorëve të këtij qyteti kundër pushtuesve turq gjatë viteve 1474-1478, ku mori pjesë vetë Marin Barleti.

Andrey Shary: Ballkani - strategjik për Rusinë
E Premte, 05.01.2009, 04:09pm
RADIO EVROPA E LIRË: Rusia edhe më tutje refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës. Cilat janë motivet e vërteta të këtij qëndrimi të Moskës zyrtare?
ANDREY SHARY: Ka disa shkaqe. Qëndrimi zyrtar thotë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në harmoni me normat ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244. Shkaqet tjera janë të natyrës taktike. Rusia është duke e shfrytëzuar pavarësinë e Kosovës si përgjigje Perëndimit për mosnjohjen e tyre të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore. Shkaku i tretë qëndron në faktin se diplomacia ruse është diplomaci e shekullit XIX, kur paqja bëhej sipas recetave të Kongresit të Berlinit dhe kur kishin ndarë Ballkanin si kanë dëshiruar. Ky qëndrim imperialist dhe carist ende është në fuqi dhe do të mbetet gjithnjë derisa kjo garniturë qeveris në Moskë. Në Kosovë mund të mendojnë se gjërat do të ndryshojnë kur të largohet Putini. Por, unë them se kur ai të largohet, do të vijë një edhe më i keq, një nacionalist edhe më i madh, sepse rrethanat e brendshme në Rusi vetëm sa po përkeqësohen.
  » Kalendari 1 maj ATSH
  » Wisner: Si do të shuhet nacionalizmi i Ballkanit
  » Kalendar 30 prill ATSH
  » Valbona ose fshati verilindor që jeton me turizmin
  » Financial Times: Mirë se erdhe Shqipëri!
  » Analisti Adebar për kërkesën e Shqipërisë në BE: Hap i matur
  » Kalendari 29 prill ATSH
  » Liridona Miftari: Ja kush jam
  » Kalendar 28 prill ATSH
  » Kalendar 27 prill ATSH



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]