KRIJIMI Cikël poetik nga QAZIM D.SHEHU
E Djelë, 12.28.2014, 10:57am (GMT+1)
KRIJIMI
Lodhet dita në syrin tim, Gjithë imazhet m`i dha, Në është krijim a sështë krijim, Fjala që shkoi për ta... Pasi u rrëmbeu sharmn e bukur Erdh u kthye në letër, Si bletët kur u morën luleve Nektarin e etur. Pastaj në letër seç na mbinë Ca shtigje dhe monopate, Ca vetëtima vetëtinë Para një shtërngate. Dhe mbinë ca farëza të njoma, Një avull vlage në ugarë, Bimë e mendimit drejt kallirit Shkonte duke u çarë. Dhe u bë bukë e krijimit Brenda librit rri, Kam frikë mos myket prej flijimit E nuk e han njeri.
HISTORI POETI
Nuk shënoj histori njerëzish të mëdhenj, S`i kam qejf biografitë, Vij nga një fshat me shkëmbenj Gjigandë të ngrirë. Si dua yjet që shkëlqejnë, Nga një dritë së jashtmi, Mbi fshatin tim qielli profet, Hedh yje së larti. Kur bien yjet nëpër ujra, Mbi pyje kur bien, Unë dal tek udha porsi ujk, Lëshoj një ulërimë. Dhe nga ulërima dhimbjen mbjell Në errësirën që s`tronditet, Më tepër yje ndizen në qiell, Që unë të shoh vitet. Vitet që i lashë të bukura, Tek ky fshat malor, Kujtova se ishin flutura Kur gjëmonin stinët në kor. Ato stinë ende mbaj, Si biografi të vargut tim, Dhe atë fshat nuk e ndaj Me asnjë vegim...
+++
Jam fshatar, Fshatin e dua, Fshatin e braktisa, Fshati më e përzuri Bari i tij, Lulet, Mëllenjat, Si pingërima Nëpër gështenjat, Më zhuzhijnë në kokë Me të hidhurin sinqeritet Që s`më hyn në punë Në qytet.
QAZIM D. SHEHU
|