VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VARGJE PËR PËRBINDSHAT E TRAZICIONITPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 02:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

VARGJE PËR PËRBINDSHAT E TRAZICIONIT

Poezi nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Enjte, 09.29.2011, 08:18am (GMT+1)

 

Ne njerëzit e çliruar

nga bunkerët e rrathëve

të ferrit

tash e mbas

e të gjitha herët

jemi të ngopur

nginjtas

me shëmtimin

postum

dikur në emër

të tutës

sot në emër të mostutës

dje në emër

të kuçedrës të diktaturës

sot në emër të prostituimit të lirisë

sepse liria

është dashuria jonë e përherëshme...

 

nuk mund të jesh edhe ëngjëll

edhe shtrigë

njëkohshëm

njëkohshëm

edhe djall me brirë,

përbindësh

edhe Shën Mëri

nuk mund të jesh

edhe e mirë

edhe e keqe

 

je ose njëra

ose tjetra

je vetëm e keqja

je vetëm shtriga

je vetëm djalli me brirë

je vetëm neveria

dhe ne jemi të

ngopur me shëmtimin tënd

të çaraveshur, të jargosur

si një kazan plehrash

që kutërbon

dhe sot jemi të lirë

të tallemi me ty

të bëjmë sikur

nuk të kuptojmë

sepse nuk kemi më kohë për të humbur...

 

më së shumti

ne mund të bëjmë sikur

jemi pjesë e lojës tënde

të marrë,

idiote

kokëbosh,

zemërbosh,

zemërthatë,

të zbrazët si ditët e tua

shterpa

 

por ti je sikur nuk je

për ne

sepse

në fakt

tani jemi të lirë

për t'i thënë

diellit diell

dhe djallit djall

dhe për të të mbajtur

ty zgjyrë

larg duart

sa më larg

vite drite larg

jetës të dashurisë

tonë të përherëshme...

 (Marrë nga libri Rapsodi e Golgotës së Tranzicionit, Omsca 2012)

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (3)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DUKE PRITUR KRYQËZIMIN TIMCikël poetik nga FERIDE PAPLEKA (09.22.2011)
ORANZHPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2011)
ÇDO FJALË DI DIÇKA TË RRETHIT VICIOZ Fjala e mbajtur me rastin e marrjes së çmimit Nobel nga HERTA MÃœLLER (09.13.2011)
SY TË FTOHTË KRENARË KUGUARËSH OSE UJQËRISH ME SHIKOJNË TEK ULEM DHE NGJITEMPoezi nga GARY SNYDER (09.12.2011)
KASËM TREBESHINA: DUHET HEQUR DORË NGA RRUGA E LUIGJIT TË KATËRMBËDHJETËPromemorie për Enver Hoxhën, Komitetit Qendror të PPSH, Tiranë (09.05.2011)
NJË FAMILJEProzë nga GUY DE MAUPASSANT (Gi dë Mopasan, 1850-1893) (08.29.2011)
FUSHA E SHTRIRË E GJOKSIT TËND ZGJATET SI LËKURË DAULLEJEPoezi nga ALICIA SUSKIN OSTRIKER (08.28.2011)
DO VIJË, DO VIJË NJË DITË ORA E SHQIPTARITPoezi nga ARSHI PIPA (1920-1997) (08.25.2011)
ARDHJA E DYTË E JEZU KRISHTITCikël poetik nga GABOR MANDY (Hungari) (08.20.2011)
INJAC ZAMPUTI KUJTIME PËR NDRE MJEDËN (08.17.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]