VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EDUKIMI PËRMES GURITPoezi nga Brazili përkthyer nga ANTON PAPLEKA 

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 11:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

EDUKIMI PËRMES GURIT

Poezi nga Brazili përkthyer nga ANTON PAPLEKA 


E Premte, 12.23.2011, 11:13am (GMT+1)


Osvaldo De Andrade, 1880 - 1954

DASHURIA POEMË FUTURISTE

Zonjës Branca Clara

Merrni dy duzina puthje të forta

Shtoni një copë gjalpë Dëshire

Hidhni tre gramë Xhelozi të shtypur

Përziejini me katër lugë sheqer Melankolie

Vini dhe dy ullinj

Tundini në tundës me krahun e Fatalitetit

Dhe zhytni në të një biskotë

çdo dy orë që i tregon

Akrepi i vetëm i orës suaj!



 

Joao Cabral De Melo, 1920

EDUKIMI PËRMES GURIT

Një edukim përmes gurit: mësimet e tij.

Për të mësuar, duhet të rrish shpesh me gurin,

Të kapësh zërin e tij pa emfazë, pavetor,

(kursin e tij, ai e fillon me diksionin).

Mësim morali: qëndresa e tij gjakftohtë

Ndaj çdo rrjedhjeje, ndaj çdo squlljeje;

Mësime poetike: mishi i tij i ashpër, konkret;

Mësim ekonomie: përpjekja e tij për dendësi.

Mësimet e gurit (nga jashtësia në brendësi,

abetare memece për atë që do ta germëzojë.)

Një edukim tjetër përmes gurit, në Sertao.

( Nga brendësia në jashtësi, një edukim paradidaktik).

Në Sertao, guri nuk di të japë mësim,

po të jepte mësim, nuk do të mësoje gjë prej tij.

Atje guri nuk mësohet, meqenëse guri,

Një gur trashëgimtar, është rrënjosur në shpirt.





Francisco Alvin, 1938

NË KUZHINË

Nga çatia gjithë blozë e kuzhinës

Varej një lianë e vjetër

Ç'është kjo lianë, o ungj?

Aty lidheshin susakë plot dhjamë

Para se të shkonin në ara

Zezakët

E lyenin trupin me yndyrë

Kështu shmangnin plasaritjet e lëkurës

Reumatizmat

 

 

Orides Fontela, 1940

KËRMILL

Syprina e mysët

Që syrin ta kënaq

Nuk e zbulon brendësinë e tij:

Ajo ndrit, vetëm kaq.

Hyrja

Një kubé e ngushtë

Është një guvë e përkorë

E mugët.

Më tej

Një rampë e palosur

Mblidhet me një habi

Labirintike.

Fundi

Caku i tij intim

Nuk është asgjë përtej vetvetes

Pika e harrimit.

Dalja

Është kthim.

Marcus Accioly, 1943

 

 

SIZIF

Sytë i kam të gjelbër ngaqë i vështrova gjatë drurët

Këmbët e mia janë në tokë si rrënjë të mëdha

Dhe flokët në erë frushullijnë si gjethe

Ngaqë unë e desha me gjithë shpirt natyrën

Jam shndërruar në pemë ose në zog

Derisa jam shndërruar në gur përgjithmonë

Por duke mos mundur ta mbaja në vete jofjalën

Desha të flisja dhe të dëgjoja zërin tim

Dhe desha të vuaja të ndieja si njerëzit

Dhe të mos e shihja ngjyrën por ngjyrën e tingullit

Dhe të mos flisja për veten time por për sendet pa zë

Dhe të mos e ndieja botën por vetë misterin e saj

Të mos i dëgjoja tingujt por zërin e heshtjes



 

Paulo Leminski, 1945 1989

PËRKUFIZIME TË RASTIT

POEZIA: "words set to music" (Dante via Pound),

"një udhëtim drejt të panjohurës" (Majakovski),

"rrathë dhe palcë" (Ezra Pound), "e rrëfyeshmja

e të parrëfyeshmes" (Goethe), "ligjërim i kthyer

në materialitetin e vet" (Jakobson), "mëdyshje e zgjatur

midis kumbimit e kuptimit" (Paul Valéry), "krijimi i qenies

me anë të fjalës" (Heidegger), "religjioni zanafillor i njerëzimit"

(Novalis), "fjalët më të mira në renditjen më të mirë"

(Coleridge), "emocion që përmendet në qetësi"

Wordsworth), "shkencë dhe passion" (Alferd de Vigny),

"nuk bëhet me ide, por me fjalë" (Mallarmé),

"muzikë që bëhet me ide" (Ricardo Reis/Fernando

Pessoa), "një shtirje e vërtetë" (Fernando Pessoa),

"criticism of life" (Mathew Arnold), "fjalë - send" (Sartre),

"ligjërim në gjendje pastërtie të egër" (Octavio Paz),

"poetry is to inspire" (Bob Dylan), "design de langage"

(Décio Pignatori), "lo impossible hecho possible" (Garcia

Lorca), "ajo që humbet gjatë përkthimit" (Robert Frost),

"liria e ligjërimit tim" (Paolo Leminski)...

Cesar Leal

Imazhe mesnate

Fabio Lukasit

Midis gjumit dhe hijeve

Ligjërimi i ëndrrës

Çekanët e zjarrit që shpërthejnë në errësirë

Fjala e djegur në ankthin onirik

Poema e harruar e takuar në ëndërr

Yjtë e akullt në pol që mbyten

Hëna të kuqe të ndezura në kornenë e liqeneve

Gjapërinj kripe të mbledhur në sy

Det ku shkuma lëshon rrënjë

Valët që hedhin korale në plazh

Zambakë shkume që pikojnë gjak në rërë

Midis gjumit dhe hijeve

Në limbe kalërimi i uritur i orëve

Fruta që pulson në brendësi të lules

Dhimbje si një lotus që del nga trupi

Drita e algave

E hutuar në lym

Dielli që lodron me qengja drite

Mbi retë e ngritura kas nga hemisfera tjetër

Mistere të vdekjes të zbuluara në ëndërr

Mure ere ku vallëzojnë flakët

Bota në kërkim

Plazhe agsholi.

Përktheu: ANTON PAPLEKA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHEFQET DIBRANI SI "HOMO SACER"Rreth librit «11 minuta para orës ’00 – ose mirazhi i suksesit të LDK-së» të Shefqet Dibranit, Prishtinë 2011Nga XHEMAL AHMETI (12.20.2011)
VACLAV HAVEL: LETRA OLLGËS DËRGUAR NGA BURGU (12.18.2011)
JETON KELMENDI, KANDIDAT I ÇMIMIT NOBEL PËR LETËRSINga BAKI YMERI, Bukuresht (12.14.2011)
Pse shkrimtari Zija Çela refuzoi të promovonte romanin e tij në Panairin e fundit A ËSHTË TURP ME QENË SHKRIMTAR...!?Nga GRANIT ZELA (12.11.2011)
RRËFIME KOSOVARE 1Nga DANIEL GÀZULLI (12.07.2011)
RRËFIMI PËR BABAJIN E VOGËLTregim nga HELEN BANNERMAN (12.07.2011)
CIGANIA ME SY JESHILTregim nga ALEKO LIKAJ (12.05.2011)
NJË VIZITOR I PANJOHURTregim nga JAHO MARGJEKA (11.23.2011)
KËSHTU E MBAJ MEND: FLOKËT SI VURBULLA ERETri poezi të reja nga THANI NAQO  (11.22.2011)
TREGIM PËR BABANË TIMNga ALI PODRIMJA (11.21.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]