VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RRËFIMI PËR BABAJIN E VOGËLTregim nga HELEN BANNERMAN

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 02:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

RRËFIMI PËR BABAJIN E VOGËL

Tregim nga HELEN BANNERMAN


E Mërkurë, 12.07.2011, 10:20am (GMT+1)

Një herë e një kohë ishte një djalosh i vogël dhe emri i tij ishte Babaji i Vogël.

Dhe Mamaja e tij quhej Mamaji.

Dhe Babai i tij quhej Papaji.

Dhe Mamaji i bëri atij një Xhaketë të vogël të Kuqe e të bukur dhe një palë Pantallona të Kaltër të bukur.

Dhe Papaji vajti në Pazar dhe i bleu atij një Ombrellë të bukur të Kaltër, dhe një pale Këpucë ngjyrë vjollcë të vogla e të mira, me sholla dhe veshje të brendshme ngjyrë kuqe të thellë.

Dhe atëherë a nuk ishte Babaji i Vogël i madh? Kështu ai i veshi Rrobat e tij të Mira dhe doli shëti në Xhungël.

Dhe së shpejti ai e takoi një Tigër. Dhe Tigri i tha atij, "Babaj i Vogël, unë do të ha tash ty!"

Dhe Babaji i Vogël tha, "Oh! Të lutem z. Tigër, mos më ha mua, se unë po të jap Xhaketën time të vogël të Kuqe." Kështu Tigri tha, "Shumë bukur, unë nuk po të ha kësaj radhe, por ti duhet të ma japësh Xhaketën tënde të vogël, të Kuqe e të bukur."

Kështu Tigri e mori Xhaketën e Kuqe të vogël e të bukur të Babajit të Vogël të shkretë dhe vajti tutje duke thënë:

"Tash unë jam Tigri më i rëndësishëm në Xhungël!"

Dhe Babaji i Vogël vazhdoi rrugën tutje, dhe së shpejti e takoi Tigrin tjetër, dhe ky i tha atij, "Babaj i Vogël, unë do të ha ty!" Dhe Babaji i Vogël i tha, "Oh! Të lutem z. Tigër, mos më ha mua, dhe unë do t'i jap Pantallonat e Kaltër të bukur." Kështu Tigri i tha, "Shumë mirë, unë nuk po të ha kësaj radhe, por ti duhet të m'i japësh Pantallonat e vegjël të Kaltër e të bukur."

Kështu Tigri i mori Pantallonat e Kaltër të vegjël e të bukur të Babajit të Shkretë dhe iku duke thënë: "Tash jam Tigri më i rëndësishëm në Xhungël."

Dhe Babaji i Vogël vazhdoi më tej, dhe së shpejti e takoi Tigrin tjetër, dhe ky i tha atij, "Babaj i Vogël, unë do të ha ty!" Dhe Babaji i Vogël tha, "Oh! Të lutem z. Tigër, mos më ha mua, dhe unë do t'i jap këpucët e vogla me sholla dhe veshje të brendshme Ngjyrëkuqe të thella."

Por Tigri i tha, "Çfarë do të më hyjnë në punë këpucët tua? Unë i kam katër këmbë, dhe ti i ke vetëm dy këpucë. Ti nuk ke mjaft këpucë për mua."

Por Babaji i Vogël tha, "Ti do t'i varësh këto në veshët tu."

"Ashtu, eh, po mund të bëj ashtu," tha Tigri. "Kjo është një ide shumë e mirë. M'i jep ato mua dhe unë këtë herë nuk do të ha ty."

Kështu Tigri i mori Këpucët e Vogla Ngjyrë vjollce e të bukura me sholla dhe pjesë të brendshme Ngjyrëkuqe të thella dhe u largua duke thënë, "Tash unë jam tigri më i rëndësishëm në Xhungël."

Dhe së shpejti Babaji i Vogël e takoi një Tigër tjetër, dhe Tigri i tha atij. "Babaj i Vogël, unë do të ha ty!" Dhe Babaji i Vogël i tha, "Oh! Të lutem, z. Tigër, mos më ha mua, se unë do të jap Ombrellën time të Blertë." Por Tigri i tha, "Si ta bart ombrellën, kur unë përdor të gjitha putrat për të ecur e për të dal shëti."

"Ti mund ta lidhësh nyjë për bishtin tënd atë dhe ashtu ta bartësh." i tha ai Babajit të Vogël.

"Ashut, eh po, mund të bëj." Tha Tigri. "Ma jep ombrellën dhe unë nuk të ha kësaj radhe."

Kështu ai e mori Ombrellën e Blertë e të bukur të Babajit të Vogël dhe u largua duke thënë, "Tash unë jam Tigri më i rëndësishëm në Xhungël."

Dhe Babaji i Vogël i Shkretë iku duke derdhur lot, pasi Tigrat e vrazhdë i kishin marrë të gjitha rrobat e tij të mira.

Pas pak ai dëgjoi një zë të lemeritshëm, që tingëllonte disi sikur, "Gr-r-r-r-r-rrrrrr," dhe ky zë rritej e rritej. "O Zot!" tha Babaji i Vogël atje po kthehen të gjithë Tigrat të më hanë mua! Çfarë të bëj tash?" Dhe ai vrapoi shpejt te një dru palme dhe shikoi vjedhurazi rrotull të shohë se çfarë po ndodhte.

Dhe ai pa të gjithë tigrat duke u kacafytur mes vete, dhe duke u fjalosur për atë se cili nga ata ishte më i vrazhdë.

Dhe më në fund të gjithë ishin aq të zemëruar sa ata kërcyen dhe i hodhën të gjitha rrobat e mira, dhe filluan ta gërvishtnin njëri tjetrin me dhëmbët e tyre të mëdhenj.

Dhe ata erdhën duke u rrokullisur e sulur pikërisht te rrënjët e drurit ku Babaji i Vogël ishte duke u fshehur, por ai kërceu shpejt prapa ombrellës. Dhe tigrat po e mbanin njëri tjetrin të gjithë për bishti, ndërsa po grindeshin e kacafyteshin dhe kështu ata e gjetën veten në një lëvizje rrotull drurit.

Pastaj, kur Tigrat ishin shumë të pakët dhe mjaft larg, Babaji i Vogël u hodh përpjetë dhe thirri, " Oh! Tigra! Pse i hoqët gjithë rrobat e bukura? Nuk i doni më ato?"

Por Tigrat s'e kishin ndërmend të lëshonin bishtat e njëri tjetrit, ndaj mund të thonin vetëm Gr-r-r-rrrrrrr!"

Kështu që Babaji i Vogël i veshi të gjitha rrobat e bukura përsëri dhe u nis të ecë.

Dhe Tigrat ishin shumë, shumë të zemëruar, por ata ende s'i lëshonin bishtat. Dhe ata ishin aq të zemëruar sa vraponin rreth e rrotull drurit, duke provuar të kafshonin njëri tjetrin dhe vraponin shpejt e më shpejt...

Derisa ata ishin duke shkuar vërdallë aq shpejt sa ju nuk mund t'i shihnit bishtat e tyre fare. Dhe ata ende vrapuan shpejt e më shpejt, shpejt e më shpejt...

derisa me tamam u shkrinë, dhe atje nuk ngeli asgjë pos një pellg i madh i gjalpës së shkrirë, (apo "ghi", siç është quajtur në Indi) rreth e qark rrënjëve të drurit.

Tash Papaji po vinte në shtëpi nga puna me një vorbë prej tunxhi në duart e tij, dhe kur ai pa se çfarë kishte ngelur nga të gjithë Tigrat tha, "Oh! Sa gjalpë e mirë e shkrirë! Do të marr ca nga kjo gjalpë që Mamaji të gatuajë me të." Kështu ai e futi atë në vorbën e madhe prej tunxhi dhe e mori në shtëpi të gatuante me të Mamaji.

Kur Mamaji e pa gjalpën e shkrirë, sa shumë u gëzua! "Tash," tha ajo, "do të kemi petulla për darkë."

Kështu ajo mori miell dhe vezë dhe qumësht dhe sheqer dhe gjalpë, dhe e bëri një pjatë të madhe me petulla të shijshme. Dhe i fërgoi ato në gjalpën e shkrirë të cilën e kishin bërë Tigrat, dhe ato u bënë të verdha e të kafenjta sikur tigrat e vegjël.

Pastaj ata u ulën të gjithë për darkë.

Dhe Mamaji kullufiti Njëzet e Shtatë petulla dhe Papaji Pesëdhjetë e pesë.

Por Papaji i Vogël kullufiti Njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë petulla se ishte aq i uritur.

Nga anglishtja: Zymber Elshani

* Ky rrëfim është publikuar në origjinal si RRËFIMI PËR SAMBON ZEZAKUN E VOGËL. Teksti i publikuar në origjinal më 1899.

HELEN BANNERMAN


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CIGANIA ME SY JESHILTregim nga ALEKO LIKAJ (12.05.2011)
NJË VIZITOR I PANJOHURTregim nga JAHO MARGJEKA (11.23.2011)
KËSHTU E MBAJ MEND: FLOKËT SI VURBULLA ERETri poezi të reja nga THANI NAQO  (11.22.2011)
TREGIM PËR BABANË TIMNga ALI PODRIMJA (11.21.2011)
SI DY SHPIRTRA FRYMËN NDAJMËCikël poetik nga VASO PAPAJ (11.20.2011)
E PAQTË SI KRISTALICikël poetik nga SABIT RRUSTEMI (11.13.2011)
QIELL I BRYMTË ME PUTHJE SHIUCikël poetik nga RINA MYTKOLLI (11.09.2011)
BRENDA GJOKSIT TË HËNËS VETËM TI QËNDRONPoezi nga KËZE KOZETA ZYLO përfshirë në antologjinë "Rizgjimi i Lutjes" (10.30.2011)
ZOTI MË NË FUND DUHEJ TË BESONTE NË NJERIUNPoezi nga nobelistja WISLAWA SZYMBORSKA të përkthyer nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.27.2011)
THEMELIMI DHE MANIFESTI I FUTURIZMITNga FILIPPO TOMMASO MARINETTI (10.26.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]