E Martë, 05.14.2024, 04:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
RUANA ZOT NGA KËTA HORRA
Inspirim nga poezia “Mesazh një ish kryecensori” Elida Buçpapaj
Poezi nga ADEM ZAPLLUZHA

E Premte, 10.18.2013, 12:53pm (GMT+1)


"një mi gjirizesh ishte -
e mi gjirizesh mbetet."

Elida

Mbase edhe unë kam të drejtë
Të shkruaj nga mllefi
E të qëndisi një mesazh
Për ata burra që na gënjejnë
E na udhëheqin pa bagazh
Ruana o i madhi Zot
Nga këta horra
Në gjysmë të natës trokasin në derë
Kinse tani na qenka koha
Të mbledhin tagra me fener
Kanë shpikur një farë bidati
Sa herë që iu teket dhunshëm
Kërkojnë lek
Me plotë gojë pohojnë s'e
Nuk e kanë për inati
Por këtij marifeti i thonë reketë
Çfarë të bëjë unë i mjeri
Pensioni im nuk është llastik
Ndërtova shkolla e spitale
Kudo nëpër atdhe
Që sot po i shembin disa stramastik
Më besoni dostllarë
Shpeshherë lakmoj për diktatorin
Në kohën e tij
Me të vërtet nuk kishim dollarë
Por sot po kemi problem me horrin
Na zgërdheshet e na premton
Do e bëjë Shqipërinë Evropë
Vajë për ne
Medet për tokën tonë
Për çdo ditë
Po na hapin nga një gropë
Mbase pak kam lindur si vonë
Nuk e kuptoj këtë demokraci
Por mua skamja
Rropullitë po mi ngacmon
Kurse pushtetarët
Shpenzojnë lek me kaci


ADEM ZAPLLUZHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MESAZH NJË ISH KRYECENSORIPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.18.2013)
AS SHTRATI I VJETËR, GJËMAT E NËNDHESHME dhe LARJA E DUARVETri tregime nga ADEM ZAPLUZHA, nga libri “Fluturimet e korbave në netët pa hënë” (10.17.2013)
ME MJEGULL VITET MA MBULUAN FYTYRËN TËNDE, ZËRIN TËNDNga ALEKSANDËR SERGEJEVIÇ PUSHKIN (1799-1837) (10.17.2013)
VEÇ PËR BUZËN TËNDE MJALTËCikël poetik nga PËRPARIM HYSI (10.17.2013)
NË VEND TE URIMITPak reflektim…Nga DRITA LUSHI (10.17.2013)
ESPERANTOJA E TË DASHURUARVEPoezi nga VEHBI SKËNDERI (10.16.2013)
HUNDANovelë nga NIKOLLAJ VASILJEVIÇ GOGOL (1809-1852) (10.15.2013)
KËNGA E MONOTONISËProzë nga NONDA BULKA (10.15.2013)
DIELL I ATDHEUT Poemë për shpërnguljenNga RRUSTEM GECI (10.15.2013)
'BLOWBACK' - ROMANI I ISH AGJENTES VALERI PLUME (10.14.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]