E Shtunë, 05.18.2024, 03:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
POEZI ME NDJENJA TË VËRTETA KOMBËTARE
(Drita Nikoliqi-Binaj: Përuron vëllimin “Si ta pagëzoj heshtjen”)
Nga Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë

E Shtunë, 12.14.2013, 09:22pm (GMT+1)





                              "Jemi të lumtur vetëm në lartësi,/ sepse atje për fundërrina
                 konak nuk ka./ Unë jam stuhi ,/ erë e fuqishme ,/ për të gjitha ulësitë!..."


1.
Muaj më parë, kolegu e miku im, nga qyteti i Pejës (Kosovë), poeti Agim Desku, dërgoi një mesazh përmes Internetit. Në të, njoftonte se kishte dalë nga shtypi libri me poezi i Drita Nikoliqit-Binaj, "Si ta pagëzoj heshtjen". Bile, këtë botim të ri e  dërgoi dhe me e-mail. Sigurisht, kjo ishte një ngjarje e gëzuar për autoren, por dhe për familjarë, miq  e kolegë të saj. Prandaj u interesova të mësoja diçka më shumë për të, gjë që ma mundësoi jetëshkrimi i saj, në botimin në fjalë, por dhe Facebook-u.

Drita rrjedh nga dy familje atdhetare: është nga qyteti i Gjakovës dhe nënën e ka nga Shkodra. Jeta e solli që të jetojë familjarisht, në Novi Sad të Vojvodinës. Megjithëse në një mjedis të huaj, mendjen dhe zemrën gjithnjë i mban të pashkëputura nga vendlindja, në Kosovë e Shqipëri dhe trojet tjera të stërlashta amtare. Këtë gjë, ajo e ka pasqyruar më së miri në krijimet e saj, të cilat mund të gjinden edhe në faqet e Internetit. Ndërsa poezitë më të zgjedhura i tuboi në vëllimin, "Si ta pagëzoj heshtjen".

Dhe ja, përsëri një njoftim tjetër i këtyre ditëve, nga poetet   Genta Kaloçi      (Tiranë) dhe  Shefqete Gosalci (Prishtinë). Meqenëse ishte planifikuar përurimi i këtij libri edhe në kryeqytetin Tiranë, me dashamirësi, këtë lajm ua bëra të ditur disa shkrimtarëve e poetëve, si dhe personave të tjerë të interesuar.


2.
Përurimi i këtij vëllimi me poezi u organizua në sallën kryesore të Ministrisë së Kulturës. Kishin ardhur mjaft të ftuar, nga Shqipëria e Kosova, krijues të fushave të ndryshme, punonjës të artit, kulturës e shkencës, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj.

Modeatore e veprimtarisë ishte Marjola Kaloçi. I pari foli Stavri Trako, i cili e analizoi këtë botim të parë të Drita Nikoliqit-Binaj.  Poezitë, që ai përmban, pasqyrojnë përjetime të autores,  plot dashuri e dhimbje njerëzore, ëndrra të parealizuara etj. Por ato, gjithashtu, përshkohen  me ndjenja të larta atdhetare, kombëtare shqiptare.

"Drita për dritën", kështu e nisi diskutimin e saj, poetja nga Prishtina, Shefqete Gosalci, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Autorja në fjalëe ka vite të tëra, që shkruan e shkruan poezi të frymëzuara për vendlindjen, për Kosovën e Shqipërinë. Ndërsa vetëm tani, ajo i gëzohet vëllimit të parë të saj. Poezitë aty janë të mbushura plot me atdhedashuri, nderim e mall të pashuar për vëllezërit e motrat shqiptare, kudo që ndoshen. Me zërin e një poeteje dhe veprimtareje të papërtuar, nga Novi Sadi, ajo shpërndan "dritë" nëpër trojet tona shqiptare.

Me interes u ndoqën nga të pranishmit diskutimi i frymëzuar i  shkrimtarit e  poetit Namik Selmani dhe përshëndetja e  Besim Ndregjonit, mik i autores. Ndërsa u duartrokitën nxehtësisht recitimet e Margarita Xhepës-"Artiste e Popullit" dhe kënga "Thërret Prizreni: Mori Shkodër", nga Sh.Gosalci.


3.
Dëshiroj të shënoj  këtu pak radhë të redaktorit të këtij libri, Agim Desku. Ndër të tjera, ai nënvizon: "Kur i lexon vargjet e përmbledhjes poetike, "Si ta pagëzoj heshtjen", natyrshëm ndjen tek vlojnë brenda tyre vlerësimet krijuese për peshen e fjalës së thjeshtë, në dukje, por me figuracion të pasur dhe të dëshiruar...Aty janë ndjeshmëritë poetike, forca dhe karakteri i saj, zemra e mbushur me guxim, dritë dhe besim në vetëvete... Përmes vargut të saj, ajo sikur të merr miqësisht përdore dhe të fton në kopshtin e saj poetik, duke zbuluar para teje përftytyrime dhe ndjenja të bukura të shpirtit të pastër fisnik....Të tri ciklet e këtij vëllimi shquhen për formësimin poetik dhe lirikat e bukura,  duke dëshmuar krenarinë e dashurinë për Kombin tonë dhe mëllefet e forta sociale të autores".

Në mbyllje, po citojmë edhe vargje domethënëse, nga dy poezi të këtij vëllimi: "Jemi të lumtur vetëm në lartësi,/ sepse atje për fundërrina konak nuk ka./ Unë jam stuhi ,/ erë e fuqishme,/ për të gjitha ulësitë!...".Ndërsa te poezia "Unë jam dritë": "Diçka e pangopur/ është në fund të shpirtit tim/ dhe do flas.../Etje e fuqishme për.../është mbledhur në mua/ dhe po flet me gjuhën e vet...".

...Pasi morën dhuratë-libra, me shënimin e autores Drita Nikoliqi-Binaj, pjesëmarrësit në këtë veprimtari të bukur përuruese bënë fotografi dhe i kaluan disa çaste së bashku, në koktejin e shtruar, me këtë rast.

Tiranë, 14 dhjetor 2013

Prof. MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SI AJRI TI JE, SI BIMA QË AJËR KËRKONCikël poetik nga QAZIM SHEHU (12.14.2013)
23 VJET MË PARË NA DHANË BARPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.13.2013)
KURRË MË NË TROJË(Lekë Paridi)Poezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.12.2013)
VILHELME VRANARI HAXHIRAJ PËRFSHIHET NË ANTOLOGJINË ITALIANE TË FITUESVE (12.12.2013)
PËRPIN VALA LOTT E MIPoezi nga AGIM GASHI (12.11.2013)
NUK MUND TË JESH TI, SHPIRTI YT I PATHYER dhe MBI KËTO PASTELE GJETHESHTri tregime poetike nga ADEM ZAPLLUZHA , nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (12.11.2013)
KURTHET E ENDRRES…Në vënd të pasthënies për librin e Hasan Selimit “ ANTOLOGJIA E ENDRRES”Nga LULZIM LOGU (12.10.2013)
BARDHYL DEMIRAJ - E VËRTETA E ARRATISJES SË MARTIN CAMAJT DHE DOKUMENTARI PËR TË (12.09.2013)
FUSTANI I MERILINITTregim nga PËRPARIM HYSI (12.09.2013)
NATË MUAJI MAJ- I vdekuri dhe i gjalli -Tregim nga MITRUSH KUTELI (12.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]