E Shtunë, 05.18.2024, 02:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
MOS EJA MË NË SHTRAT
Prozë nga QERIM SKËNDERAJ

E Djelë, 04.27.2014, 10:33am (GMT+1)


Ajo vjen kur qepallat më rëndojnë mbi sy për të fshirë stresin dhe lodhjen e ditës. Vjen si një hije trasparente nëpër dritën e abazhurit të natës dhe hynë në shtrat duke u shtrënguar fortë pas gjoksit tim. Kthehet me fytyrë nga zemra dhe troket atje. Troket butë si një stres i bukur, fërfërinë si një erë e lehtë, përkëdhelë si një ndjenjë e dridhshme. Kembëngul derisa hapet porta dhe struket aty duke lozur me ritmin e saj. Nuk shqetësohet fare se në shtrat, krahë meje, fle dhe dikush tjetër e këputur, e dërrmuar, nga zhurma e një dite tmerrësisht të lodhshme. Ndërkaq, gjumi ka marrë arratinë. Ai që mezi e prisja të më fshinte mërzinë monotone, largohet pa kthim dhe më le në shoqërinë e të sapoardhurës që loz e loz pa fund me ritmin e zemrës sime të lodhur. E ndjej si një dhimbje përkëdhelse që më lëndon ëmbël. E merr zemrën në dorë si një lodër, e kurdis të rrahë më fortë dhe kënaqet me trokun e saj të nxituar. Unë djersij, ndërroj pozicion që ti dëgjoj sa më pakë trokitjet, por më kot. Zemra nuk më bindet më. Është bërë skllave e saj e verbër dhe ajo si padrone, me të në dorë, troket në të gjitha dyert e ndërgjegjes time. I hap dhe më fut atje për të kujtuar, biseduar e harruar deri në dhimbje.

Tashmë i gjithë trupi më është bërë zemër. Pulson i tëri paprerë. Shiu që po bie rrëmbyeshem dhe troket fortë mbi çatinë me tjegulla të lehta, mund të shurdhoje vetvehten, por jo atë. Madje është ajo që e dirigjon si një bateri të thjeshtë në orkestrën e bateristëve mjeshtra që ka zgjedhur të orkestrojnë ndjenjën time. Nga rruga e pleqërisë ku kam nisur të hyj, më kthen shumë vite prapa, më zgjon shijen dhe gustotn e djalërisë. Më thotë: "Kthehu tek unë. Ndjenjën e ke të re, të dridhshme, si vetë zemra që vuan për të. E shikon si loz me mua?! Paçka se e lodhur, i pëlqen të rrëqethet, ndizet e lumturohet në duart e mia të reja që djegin nga dëshira për të të përkëdhelur. Përzihet me buzët e mia të nxehta që kërkojnë puthjen tënde të bukur, të pjekur dhe ende të ndezur. Unë e kam ndjerë atë në fjalët e zjarrta që thua, në frazat dehëse që shkruan. Ti gënjen vehten që më rri larg, se në fakt je shkrirë, je bërë një me mua. Ej! Nuk është shaka ti derdhësh dikujt fjalë dashurie e pastaj të tërhiqesh në heshtjen e shtratit për të harruar".

Po digjesha. U ktheva ngadalë në krahun tjetër dhe me përkëdhelje e puthje të lehta e zgjova nga gjumi atë që flinte krahë meje. E habitshme; ajo ishte dhe atje. E kishte pushtuar të tërën njësoj si mua. E shtrëngova fortë dhe e putha me zjarrë sa gati i mora frymën. Nxehtësia u shpërnda gjithandej, derisa shpërtheu në një flakë që ndriçoi dukshëm fytyrat tona për të parë e kuptuar më mirë atë që ndodhi. Kur flaka u shua i pëshpërita në vesh: "Të lutem, mos më eja më në shtrat. Do të vij unë tek ti..."

QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇFARË NA “RRËFEN” AGIM GJAKOVA, ME ROMANIN E TIJ TË RI….Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (04.27.2014)
GURGULLON NJË GURRË NË JUGCikël poetik nga LUMO KOLLESHI (04.26.2014)
DE RADA - EMËRSHENJTI I POEZISË ARBËRESHEEsé nga MOIKOM ZEQO (04.26.2014)
TIRONA, NONA DHE LIU CAKUTProzë nga EDA DERHEMI (04.25.2014)
DASHURITË E MËDHAPoezi nga QAZIM SHEHU (04.25.2014)
POEZI NGA HAFIZ IBRAHIM DALLIU, QË VDIQ PAS TORTURAVE KOMUNISTE (04.24.2014)
URATA E PËRJETSHME dhe SHOHPoezi nga FASLLI HALITI (04.24.2014)
NË SUEDI JEPET 'PENA E KRISTALTË' PËR SHKRIMTAREN VILHELME VRANARI HAXHIRAJNga VJOLLCA TYTYNI (Gjakovë) (04.24.2014)
POEZI HAJKUNga ADEM ZAPLLUZHA, nga libri “Një grusht dashuri” (04.24.2014)
NJË PAMPORR DO VIJË NGA DETI DHE...(Dy rrëfenja në një)Nga PËRPARIM HYSI (04.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]