E Shtunë, 05.18.2024, 02:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
DASHURITË E MËDHA
Poezi nga QAZIM SHEHU

E Premte, 04.25.2014, 08:53am (GMT+1)


DASHURITË E MËDHA


U afrohemi  dashurive që do vijnë,
 t`i përfshijmë në përqafim.
 rrapëllijnë, japin  shenja
... pas tyre vjen era.
presim, presim,
në krahë të tyre të mbesim.
Ikën dashuritë e vogla të trembura nga ta,
Një shenjë të vogël kjo ikje s`na la.
dashuritë e mëdha  kurrë s`erdhën,
Tani ç`të bëjmë?
Edhe pa të voglat mbetëm...

PURGATOR

Njeriu mbetet gjysmëbotë,
Gjysmën tjetër s`e thotë.
Mbetet gjysmëdritë ,gjysmëterr,
Gjysmë terri në gjysmë dritë,
Kurrë veten s`e jep,
Pse ai kapërcen çdo ditë,
Kufijtë në ferr.
Pa arritur në purgator,
Ku presin ta lajnë në horror ...


GJILPËRAT

Mbeten të lehta gjërat,
Të shkojmë drejt tyre a dimë,
Kur vejmë majë më majë gjilpërat,
Fjalët në ajër ngrijmë.
Pa ulur majën e një gjilpëre,
Ta lejojmë tjetrën të shpojë,
S`mund t`i bindemi një gjëje,
Pa rrëfyer ç`dhimbje ka,
Pa folur me gojë...

GDHENDJE

Ti gdhend hijen e ikjes ngado,
 mbi ty bie dielli i shqetësimit tim,
Është vërtet ikje apo një kërkim kot,
Për të gjetur hijen time në kthim.
Ti më ndjek hijen,unë portretin tënd,
Hije nëpër hije shkoi kjo jetë.
Dielli nga kjo u lodh,
Mbeti i zbetë

DITA HUMBET...

Dita humbet nëpër gjurmët e saj,
Hapat e vetmisë ngulen thellë,
Në një truall që lëviz pa skaj,
Me vetminë e vet mbështjellë.
Dita humbet dhe bëhet e bukur,
Veten e vet tërheq drejt bukurisë,
Një të papritur e ka ruajtur,
T`ia heqë maskën vetmisë...

SHKUMA

Nga rrënjë e malit del burimi,
Shpërndan dritën e freskisë së amshuar,
Kur shuajmë etjen s`na intereson  gjëmimi
I ardhjes së forcës së bekuar.
Kur ndizemi shkojmë sërish aty,
Lusim rrënjën të shpërthejë më shumë,
Por edhe rrënjën e kap zemërimi,
Mbi ujë hedh një fllad me shkumë...

QAZIM SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POEZI NGA HAFIZ IBRAHIM DALLIU, QË VDIQ PAS TORTURAVE KOMUNISTE (04.24.2014)
URATA E PËRJETSHME dhe SHOHPoezi nga FASLLI HALITI (04.24.2014)
NË SUEDI JEPET 'PENA E KRISTALTË' PËR SHKRIMTAREN VILHELME VRANARI HAXHIRAJNga VJOLLCA TYTYNI (Gjakovë) (04.24.2014)
POEZI HAJKUNga ADEM ZAPLLUZHA, nga libri “Një grusht dashuri” (04.24.2014)
NJË PAMPORR DO VIJË NGA DETI DHE...(Dy rrëfenja në një)Nga PËRPARIM HYSI (04.24.2014)
KAPELET E NJE BOHEMINë shtëpinë e Frederik Reshpjes… Mes dorëshkrimeve që Gjovalini i ruan me kujdes dhe kujtimeve të mbyllura në bufenë e vjetër (04.23.2014)
SHIU MJEROHET PËR NJERËZITKatër poezi të reja nga QAZIM SHEHU (04.23.2014)
MIK I MIRËKujtimit të Daniel GazullitPoezi nga XHENC BEZHI (04.22.2014)
RRËNJËT E MIANga QERIM SKËNDERAJ (04.22.2014)
UNË I VERBËRI QË NJË JETË TË TËRË NUK PASHË ERRËSIRËCikël poetik nga FASLLI HALITI (04.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]