E Premte, 05.03.2024, 01:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
VETËM ZOGJTË SHPËTUAN
Haiku nga ADEM ZAPLLUZHA

E Mërkurë, 07.09.2014, 03:19pm (GMT+1)



Vetëm zogjtë shpëtuan
në atë aksident
ishte fatkeqësi komunikacioni.
            ***

Asnjë peshk fluturues
nuk mbeti te brigjet,
protestojnë tasat e konservave.

 










             ***

Nëse nuk më dashuron,
përherë dikush tjetër
pret me krah të hapura.

            ***

Eca njëqind vjet
deri te ëndrra ime.
rruga ishte e gjatë..!

 










           ***

Desh vdiq nga etja
pranë gotës me ujë
ju than buzët.

           ***

Të pash te kolonadat
portreti yt,
qeshte me hijen.

 









           ***

Mbretëresha abdikoi
pas lojës së hijeve,
u fundosën kalatë.


           ***

Pa uji mbetën
ushtarët në prapavijë,
si gjethet fishken oficerët.  

 






    



          ***

Pareshtur binte shi
binin edhe yjet,
në pjesët e ekzistencës.

          ***

Varri im
sa larg kryqi yt?!
Epitafet çelin lule mimoze.

 










             ***

Gjethet thërrasin etjen,
nga zëri i lules
pikon vesa e vonuar.

            ***

Kur pushuan të reshurat
zambakët e Prizrenit,
u fishkën nga etja.

 









          ***

Sa qenka vështirë
të jesh lule,
çdo kush i afron hundët.

          ***

Nga kujtesa e lules
zbritën zogjtë.
Pranvera mbeti lakuriqe .   


 










          ***

Mos e moho
ekzistencën e luleve...
Kopsht im ëndërron pranverën.

          ***

Mos mendoni për dimër,
në gjumin e pasteleve
flenë fluturat.

 









           ***

Sa herë çelin mimozat
aromat e ftonjve
kanë një tjetër shije.

           ***

Kjo lule,
nuk paska asnjë emër
përpos aromës së saj.

 










          ***

Sonte është vonë
nesër do mbjelli lule,
në shuplakat e erës.
        
          ***

Mos më prit
te aroma e trëndafilit,
është shtrati im.

 


ADEM ZAPLLUZHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR HIENAT HANË KËLYSHËT E VETEsé për romanin "Vajza e gjeneralit" të Aleko LikësNga PËRPARIM HYSI (07.08.2014)
ZHGËNJIMI I MARISËTregim nga PETRO MARKO (07.08.2014)
LOTËT E AKILITEsé nga QERIM SKËNDERAJ (07.07.2014)
NJË HUMNERË NË SHTEGUN E DASHURISËAnalizë e novelës “Një mall i pashuar” e shkrimtares Vilhelme Vranari HaxhirajNga Prof. dr. ESHREF YMERI (07.06.2014)
DIELLA (fragment)Prozë nga MARTIN CAMAJ (07.05.2014)
I THA DHIMBJA SHPIRTITCikël poetik nga NIKOLL NDOK ULNDREAJ (07.05.2014)
BASHKË ME GJERGJIN-Fletë Ditari, NJ, 19 Prill 2014Poezi nga ZEQIR LUSHAJ (07.04.2014)
In memoriamNGA TIRANA NË TORONTONga SIRI SULEJMANI (07.04.2014)
'LENTE' PËR SYTË (SIPAS MIKES SIME M.L.)Pështjellim letrar nga PËRPARIM HYSI (07.03.2014)
PARLAMENTI PA WCProzë humoristike nga REZART PALLUQI (07.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]