E Premte, 05.03.2024, 07:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
GUSHT NË TIRANË
Poezi të reja nga QAZIM SHEHU

E Shtunë, 08.16.2014, 06:07am (GMT+1)




GUSHT NË TIRANË



Ky diell humbet në vapë të gushtit dhe njerëzit ikin plazheve,

Pranë detit të freskët dhe hutimit të ëndrrave,

Qytetet zbrazen dhe bulevardet u ngjajnë gjuhëve që përqeshin

Heshtjen e zbrazët të qytetit ,sepse

Ky diell humbet në vapë të gushtit,

Dhe njerëzit i thithi deti me dallgë,

I cili e mbyt gabimisht ndonjë njeri,

Ashtu si gabimisht në rrugët e qytetit kryhet një vrasje

Ose nga qafa e ndonjë gruaje zhvatet një flori...

Dielli ndoshta për këtë më tepër

Mbi kokë si saç na rri...



VOSKOPOJË


Rrafshnaltë e lartë dhe pyje në kodrina,

Pisha si mjekër priftërinjsh të ngurosur në enigma,

Shtëpi me gurë të gdhendur dhe turistë nga çdo anë,

Një histori e re,

Ndoshta ajo më e drejta

Pa zjarrin që i rri pranë...


BURIMET E TUSHEMISHTIT


Burimet e Tushemishtit i ngjajnë gishtit,

Që dora e tokës nxjerr në sipërfaqe,

Ta lajë pakëz në liqen.

Burimet e Tushemishtit rrjedhin rrjedhin,

Pezmin e tokës në liqen derdhin.

Dhe liqeni pezmin mbledh, mbledh,

Në grykë të Strugës lumit Drin e herdh...


BORSALINO E LASGUSHIT


Më ngjau një çast se Lasgushi nuk kish mbi krye një barsolinë,

Po një mjellmë.

Nën këmbë një burim të thellë.

Cuci e tërhiqte nga këmbët mos binte në humbellë

Kaq vite poet i varfër e mbajti atë barsolinë,

Mbi krye një mjellmë,

Nën këmbë një minë.

Dhe vargu i poetit çante vetëtimë,

Në funde të liqenit

Ku vështrimi i të zakonshmëve nuk mbërrin....
QAZIM SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MIGJENI, VETVRASJA E TRUMCAKUTEsé nga MOIKOM ZEQO (08.15.2014)
A DO TË KONVERTOHEJ FAIK KONICA?!Nga FOTAQ ANDREA (08.12.2014)
NËPËR GJYMTYRËT E MJEGULLAVEVëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (08.11.2014)
TESTAMENTI I NJË SHKRIMTARI FANTASTIKO-SHKENCORNga NATASHA LAKO (08.11.2014)
”SHTËPIA PA DYER” E VALBONA HAKLAJNga SOKOL DEMAKU (08.10.2014)
DHIMBJA QË DEL NGA SHPIRTIVështrim për librin: ” Gurë të ngulun në Nokshiq” Autor: Shaban Bali NokshiqiNga TAHIR BEZHANI (08.10.2014)
DASHURIA SHQIPTARE E GERD MYLERITEsé nga ALEKO LIKAJ (08.08.2014)
TË LUTEM, FALËM!Tregim nga PËRPARIM HYSI (08.08.2014)
'MUZGU I PERËNDIVE TË STEPËS', PASQYRIM I NJË KULTURE TË PARANOJËS DHE DYSHIMITNga ALAN TAYLOR, shkrimtar, HERALDSCOTLAND, e shtunë 2 gusht 2014 (08.07.2014)
Në nderim të veprës së madhe të Esad Mekulit me rastin e 21 vjetorit të vdekjesPOPULLI TIMPoezi nga ESAD MEKULI (08.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]