VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SYTËProzë nga DRITA LUSHI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 04:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SYTË
Prozë nga DRITA LUSHI

E Shtunë, 09.06.2014, 11:09am (GMT+1)



Deri ditën e fundit, kisha menduar të mos e shihja më kurrë, e as ti flisja .

Gjysma e "Po"-së brenda meje, fitoi mbi gjysmën e "Jo"-së. Takimi i duarve, e normalizoi situatën, e po me dukej absurde gjuha e jo-së
aq mohusese e pabindur dhe frikësuese.

Frike nga se?

Isha e lirshme dhe fryma më qe e lehtë si puhizë, deri në çastin që vështrimet u takuan. Sytë e tij u përplasën si vështrim rrufeje mbi të mitë, e bebëzat e mia mes së kafenjtës dhe jeshiles, si në një lojë kokëfortësie nuk lëvizën nga sytë e tij.

Qerpikët sado përpëliteshin dhe takonin njeri-tjetrin në të qindtat e sekondës, s'i mbulonin dot vështrimet që u takuan me në fund në një forcë të butë, si drita që vjen nga thellësia e një tuneli, dhe që në dalje bëhet më e plotë e më e sigurt, deri në çastin që shkëlqen e tëra mbi ne.

Mora ngjyrë të purpurt në fytyrë.

Vështrimi i tij ndiqte çdo lëvizje timen, çdo gllënjke që pija, çdo fjalë që flisja. Vështrimi i tij më shihte dhëmbët, buzët tek bashkoheshin për të artikuluar fjalë, por mbi të gjitha, ai kërkonte Sytë.

Një çast ata u puthën rrëmbimthi me vështrime.

E purpurta kish' filluar të luante me lëkurën time e sidomos me faqet. Ndonëse përpiqesha të shmangesha e të flisja për gjëra të ndryshme, s'munda t'u vija "embargo" syve të tij, të cilët po i ndieja në çdo qelizë timen.

Se kisha menduar kështu.

Nuk mendoja se vështrimi i syve të tij, do më zgjonte ndjesi aq të pashpjegueshme, të çuditshme dhe të paparashikuara si pranverës që si dihen ditët, do jenë me diell apo shi.

U futa në lojën e syve, ose me mirë, më morën pa më pyetur brenda lojës së tyre.

Fillova ta shoh dhe unë me një vështrim kapriçoz, si për t'i thënë: "unë s'e heq vështrimin", "unë mundem të të shoh drejt", "unë guxoj të të shoh, sepse s'ka asgjë të keqe"

E nëse i bëja këto arsyetime e justifikime, thellë brenda vetes e ndieja qe po më pëlqente ai vështrim i dyanshëm, që më dukej se shpeshherë trupëzohej në një materie e merrte ngjyra të bukura, ngjyra që vetëm unë dhe sytë e Tij mund t'i shpjegonim dhe shihnim ato çaste.

Një çast mbylla sytë, ta merrja brenda meje vështrimin.

E kuptova që s'ishte thjesht lojë.

Nuk kishte qenë lojë asnjëherë.

Zilja e telefonit, më "shkundi" dhe më kujtoi se duhet të shkoja.

Ai zgjati dorën duke më përsëritur për të disatën herë :"Do më mungosh". U mundova të isha e qetë dhe i thashë thjesht "mirupafshim".

Ai nuk e dinte, që kish' filluar të më mungonte qysh atë çast.
DRITA LUSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FRIKA E 'SHPËRBËRJES'Prozë nga QERIM SKËNDERAJ (09.04.2014)
ËNDRRAT E NDEZURA NË PRITË NA RRINË...Cikël poetik nga QAZIM SHEHU (09.04.2014)
'SHAKAXHIU'Tregim nga PËRPARIM HYSI (09.02.2014)
YLLI PRANË YLLIT SHNDRITPoezi të reja nga SOKOL DEMAKU (09.01.2014)
KAM ZBRITUR NGA YJETCikël poetik nga BRAHIM AVDYLI (09.01.2014)
TË SHTRENJTËS KOSOVËS MARTIREKushtim mikut tim, poetit Rrusem GeciShkruan poeti LLEMADEO, Bohum, Gjermani (09.01.2014)
S`JAM ROMANTIK, LIQENIN E PËLQEJ..Cikël i ri poetik nga QAZIM D.SHEHU (08.31.2014)
BOLSHEVIKU RADETregim nga FASLLI HALITI (08.29.2014)
NJË DASHURI E VRARËFragmente romani nga PIERRE SIMSIA (08.29.2014)
NA THATË...Poezi nga FASLLI HALITI (08.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]