VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - POEZI TË ZGJEDHURA NGA GIORGIO CAPRONI DHE FRANCO FORTINIPërktheu: FASLLI HALITI

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 12:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
POEZI TË ZGJEDHURA NGA GIORGIO CAPRONI DHE FRANCO FORTINI
Përktheu: FASLLI HALITI

E Martë, 09.23.2014, 05:28pm (GMT+1)

I.GIORGIO  CAPRONI
             1912  1990
 
Giorgio Caproni (Livorno, 7 janar
1912  Roma, 22 janar 1990) ishte
poet, critik letrar e përkthyes italian.

_____________________________


1.FANARI

 Nuk do të ketë fanar.
Atje
errësira është kaq errët
sa nuk ka errësirë.

2. KËSHILLË

 Mjaft e torturuat veten.
Nëse doni të më takoni,
Kërkomëni atje ku nuk jam.
Nuk di t'ju tregoj ndonjë vend tjetër.

3.EDHE UNË
 
E provova dhe unë.
E gjitha ishte një luftë
thonjsh.
Por tani e di.
Askush s' do të mund ta shpojë
murin e tokës.

4. PUTHJET
 
Përtej së mirës e së keqes.
Oh, dashuri... dashuri ...
... Dhe  puthjet,
që ndryshojnë shije
nga kryeqyteti në kryeqytet.

5. ARRITJA
 
Ecja. Ecja.
Kërkoja ku mund të ndaloja.
Isha tashmë në limit.
Ku mbaron bari
dhe fillon deti.

6. PSHERËTIMË
 
Ah, poezi, poezi.
Dyshe tepër e trishtuar fjalësh
dhe arratisje
e shpirtit tim.
 
Milano, 1998

7. PYETËSE
 
Kam dashuruar shumë ...
Fatmadh !
Kam prekur
majat më të larta të Vajtimit ?

8. ALEGRI
 
Bënte ftohtë.
era mi'i priste gishtat.
Isha pa frymë.
Nuk kisha qenë kurrë më i lumtur.
 Milano, 1998

9. NË NJË MËNGJES  TË BUKUR  PLOT  VERË

 ... Pyje më të thella e të errëta
të mendimeve më të thella ...

 
          Varri i bashkëshortëve Kaproni


II. FRANCO FORTINI

 
Franco Fortini, pseudonimi i Franco Lattes (Firence, 10 shtator 1917  Milano, 28 nëntor 1994), ishte poet, kritik letrar, eseist italian. Figurë kontraverse, kondiserohet nga disa, midis personaliteteve më interesante të panoramës kulturore të Nëntëqindshit.

1.    MIQVE

U bë vonë. Ju shoh, vërtetë
të të barabartë me veten time në vesin e pasionit,
me pardesytë, kartat, dritat
e pështymave, flokët tashmë të brishtë
me fjalët dhe pulitjet e syve, joshës
dhe  zemërthyera, të tretura foshnjat, të ngjirura
nga bisedat e pandërprera,
si e zbrisni këtë luginë gri,
si gjysmë i vdekur bari i shkelur
aty ku rruga humbet tashmë ka dritë.
Zërat i dëgjoj larg si telat
e  tramontanës mes gurëve dhe tubave ...
Çdo fjalë që m'arrin është lamtumirë.
Dhe ngadalësoj hapin dhe ju ndjek në zemër,
një këtu, e një atje, tatëpjetë.

1957

(Nga Poezi dhe gabime)

2.    VETËTIMAT E MANJOLIAS

Do të doja që sytë e tu të mund të shihnin
këtë qiell të kulluar që u hap,
qetësia e tjegullave, përkushtimi
vija e ujit që ngrohet.
Fjala është kjo: ekziston pranvera,
 përsosmëria e përbashkët në papërsosmëri.
Ija e varkës së thatë
Pi vajin e vernikut  dhe merimanga vrapon.
Do ta themi më vonë atë që duhej thënë më parë.
Tani për tani shikoni përkuljen e bukur
të oleandrës,
shkreptimat e manjolias.

Përktheu: FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TAKIM ME NJË TË VDEKUR*Tregim nga PËRPARIM HYSI (09.23.2014)
Lexim i pesë veprave me poezi të Daut Maliqit, nga Dardana AJRGJAKU I TOKËS SIMEEsé nga RRUSTEM GECI (09.23.2014)
DY POETË, DY POEZIPërkthime nga FASLI HALITI (09.22.2014)
Figura shkrimtarësh të njohur REXHEP HOXHA, KLASIKU I LETËRSISËNga RRUSTEM GECI (09.22.2014)
TOKË E MOHUARTregim nga ALEKO LIKAJ (09.20.2014)
SUNDIMTARJA E KUQENga QERIM SKËNDERAJ (09.19.2014)
VENDOSMËRIA E EDGAR ALLAN POE PËR TË ECUR VETË NË JETË DHE NË KRIJIMTARINga ARTUR VREKAJ (09.18.2014)
JARGËT E 'QËNIT' TË LEKOSNga PËRPARIM HYSI (09.18.2014)
SHTËRNGATANga QAZIM SHEHU (09.17.2014)
DY POETË, DY POEZIPërktheu: FASLLI HALITI (09.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]