E Enjte, 05.16.2024, 10:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
IVO ANDRIÇI, KRIMINELI (NOBELISTI) QË E PËRGATITI ZHBËRJEN TONË!
Nga FAHRI XHARRA

E Premte, 10.10.2014, 08:00am (GMT+1)


"Beogradi, nga fundi i vitëve të tridhjeta të shekullit të kaluar ishte plot me kombësi (nacionalitete) të ndryshme. Ishin Hebrenjtë, Çekët , Hungarezët , Gjermanët dhe Rusët. Kishte edhe Rumunë , Grekë e Slovenë. Me të gjithë jetohej normalisht, por vetëm me shqiptarët nuk shkonte mirë: i shanin , i thirrnin me emra nënçmues, dhe ngadalë ngadalë krijohej muri ndarës në mes të shumicës serbe dhe tyre; të nevojshëm për punët në ndërtimtari dhe bartjen e klavirave nga një shtëpi në tjetrën. Por dikush duhej që t´i bartë tjegullat në katin e fundit të pallatit të kinemasë "Beogradi" e cila ndërtohej aso kohe, dikush duhej që t´i shkarkoj të dy tonelatat e qymrit (thëngjillit) për mamin tim , por çka të bëjmë me ta kur t`i kryejnë punët? Qëndrimi i tyre në mes të Beogradasve për një djalosh 6 vjeqar ( Bora Ćosić "Albanac i ja") ishte diçka egzotike: e dija që vinin nga jugu, që janë të varfër dhe shendetligë, që pasi i sharronin drunjtë nëpër oborret e qytetarëve , flenin nëpër podrume , ushqeheshin me sardina dhe rrush. Ishin shumë të tjeshtë , pak të turpshëm , kryesisht shumë të sjellëshëm. Nuk e dij se pse nëna ime e tregonte një çikë rezervë karshi atyre, e mua nuk më kujtohet që unë të jam shoqëruar ndonjëherë me ndonjë fëmijë shqiptar, mendoj as që ishin në shkollat tona "....vazhdon më tutje Bora Qosiçi në kujtimet e tija për shqiptarët.

Pra të tillë ishim , të tillë na njihshin, të tillë na paragjykonin dhe si të tillë donin të na zhbënin.

Lav Trocki , pas luftërave të Serbisë me ne në vitin 1912 shkruante :" Sërbia e muarr Kosovën , por e morri edhe një gurë të rëndë mulliri mbi shpinën e zhvillimit të saj"
(Srbija je zadobila Kosovo, ali i mlinski kamen na vratu svog razvitka. (Lav Trocki, dopisnik sa balkanskog ratišta 1912)

Trocki që më kohë e kishte nuhatur që jeta me shqiptarët për serbët nuk është e mundur . Ata edhe sot e kësaj dite e mendojnë të njejtën . Të kotë e kemi ne; të kotë e ka bashkësia ndërkombëtare.

Ivo Andriçi (hkrimtari nobelist i vitit 1961) ishte ambasador i Mbretërisë së Jugosllavisë në Gjermanin e Hitlerit dhe në atë kohë në Janarin e vitit 1939 në kërkesë të Milan Sojadinoviçit e bëri projektin për ndarjen e Shqipërisë në mes të Jugosllavisë dhe Italisë , sipas të cilës Sërbija duhej të merrte Shqipërinë e Veriut dhe Durrësin " (Ante Beljo, Ideologija Velike Srbije ). Elaborati i Ivo Andriçit i datës 30.01.1939 ishte bërë si
" përkujtues" zyrtar pë çështjen shqiptare për përdorim të mbrendshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë :

" Kur të ndahet Shqipëria do të zhduket vendpërkrahja për pakicën shqiptare në Kosovë, dhe e cila në situatë të re do të asimilohej më lehtë. Neve do të na takonin edhe 200 000 300 000 shqiptarë të tjerë por ata janë të shumicës katolike dhe marrëdhënjët e tyre me Shqiptarët musliman nuk është e mirë (?) Pastaj shpërngulja e shqiptarëve musliman për në Turqi do të bëhej nën rrethant e reja , dhe nuk do të kishte shumë pengesa për pëngimin e kësaj shpërnguljeje".

Dy motive që vazhdimisht rëndojnë mbi ne ,sipas planeve serbe ,marrëdhenjët ndërfetare dhe shpërngulja e shqiptarëve musliman ) . Plane , plane , plane e ne nuk vetëdijësohemi !

Në të njejtën kohë me Ivo Andriçin , me 3.Shkurt 1939 u shfaq edhe projekti tjetër për okupimin dhe ndarjen e Shqipërisë i cili elaborat iu dorëzua Qeverisë së Stojadinoviçit. Fjala është për projektin e Ivan Vukotiçit i cili e propozonte ndarjen e Shqipërisë me Italinë në vijën Strugë- Librazhd Elbasan- Durrës. Ai vjen në përfundim që është " më mirë një dritare e Italisë në Ballkan se sa një shtëpi shqiptare (Ivan Vukotić, O Albaniji i interesne sfere ).

Historikisht urrejtje , gabimisht thuhet urrejte ajo ishte dëshirë shekullore për tokat ship-
tare por pa shqiptar. Në Arkivin e Institutit Historik të Kosovës është dokumenti ku thot: " Gjatë luftës së dytë botërore armiqësia në mes shqiptarëve dhe Serbëve ishte në kulmin e saj . Në raportin e Komandës së korpusit të dytë të çetnikëve të Drazha Mihajloviçit , çetnikët deklaroheshin se do të luftojnë kundër Shqiptarëve deri në zhdukjen e tyre, por urrejtja ndaj shqiptarëve ishte edhe tek dashamirët e komunizmit . Shumë çetnikë pas amnestisë së vitit 1944 kaluan në rradhët e partizanëve dhe e mbanin gjithnjë të njejtin qëndrim : Te zhdukën shqiptarët !

" Është pak e njohur , përveç historianëve profesionist , që me problemin e Kosmetit (Kosovës) dhe të Shqipërisë së sotme , si dhe me të gjitha problemet që dalin nga zgjidhja e saj është marrur edhe shkrimtari ynë i madh Ivo Andriçi, kuptohet në cilësinë e diplomatit dhe shërbetorë i Ministrisë së Punëve të Jashtme.. Sipas detyrës zyrtare në vitin 1939 pë Kryeministrin e asaj kohe të Mbretërisë Jugosllave Miladin Stojadinoviçin e shkroi elaboratin se si ai e shihte situatën e mbrendshme dhe të jashtme me theks të posaçëm në Balkan dhe në shtetet Ballkanike e me Shqipërinë në te. (.O Kosmetu ).
" Në tekst ka edhe shumë detaje interesante dhe se në fund flitet për problemin që neve na ngushton dhe më së shumti na intereson. Ivo Andriçi me atë zërin e tij të butë e analizon atë që edhe para luftës së dytë , me keqardhje , e edhe deri në ditët e sotit është pika më e dhimbëshme serbe- problemi i Kosmetit dhe shtetit të Shqipërise " përfundon autori . E unë po e shtoj që shqiptarët më shumë iu interesojnë serbëve se sa vetë shqiptarëve!

"Diku pas 40 vjete nga shkrimi i memorandumit të Andriçit , ai u bë publik në " ÄŒasopisu za suvremenu povijest" të Zagrebit. (1977) Heshtjen për elaboratin e Ivo Andriçit ( se serbët ende sot nuk flasin me dëshirë fxh) ,pas vdekjeës së Titos e theu Ibrahim Rugova , si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që ishte , duke e akuzuar Andriçin për nacionalizëm , pra veprat e tij më nuk mund të mësohen e ligjërohen në shkollat e Kosovës. Sipas tyre ( shqiptarëve fxh)një nobelist i shpërblyer për vlerat e tija humane bëhët nacionalist serb " (Milka Luqiç)

((Për një rezyme të shëndoshë dhe kritikë ndaj nesh se si i vlerësojmë të mençurit , kuadrot dhe punëtorët tanë të kombit në krahasim me serbët :

"Ivo Andriçi lindi më 1892 në Dolac- Vdiç në Beograd më 1975 , ishte shkrimtar serb dhe jugoslllav , Ishte Diplmat i ish Mbretërisë së Jugosllavisë . Fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1961 për romanin "Ura e Drinës "(1945 ) Isht e anëtarë i Akademisë së shkencave dhe arteve të Serbisë deri në vdekje Që nga viti 1920 u bë administrator në Ambasadën në Vatikan, e pastaj punoi si në konsulatat në Bukuresht, Trieshte dhe Grac
( Бриљантна дипломатска каријера ("Политика", 10. октобар 2011) , dhe si njeri i vyer për çështjen serbe kurrë nuk u akuzua për "tradhëtar " nga serbët sepse iu shëbeu të gjitha regjimeve shtetrore . Medet se ku jemi ne ! ))

FAHRI XHARRA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HAPNI RRUGËPoezi nga NEKI LULAJ (10.10.2014)
SE SI KRYETARI I BLERTË MËNGJESI, KUJDESEJ PËR  BLUTËPërktheu: FASLLI HALITI          (10.09.2014)
Portrete krijuesishMUZA NË KRAHARORIN E POETIT NEXHAT REXHANga RRUSTEM GECI (10.09.2014)
ASNJË HORIZONT NUK MË FTON MËNga QAZIM D. SHEHU (10.08.2014)
MID’HAT FRASHËRI – BIBLIOGRAFI MË I PËRKUSHTUAR SHQIPTARNga NAUM PRIFTI (10.08.2014)
DREJT QYTETITPoezi nga ADAM ZAGANJEWSKIPërktheu: FASLLI HALITI (10.07.2014)
POETIKA E DRITËRO AGOLLITNga KOLEC TRABOINI (10.07.2014)
KURTHI I MËNDAFSHTË I DASHURISËTregim nga PËRPARIM HYSI (10.07.2014)
SHKËPUTJE NGA LIBRI 'RRNO VETËM PËR ME TREGUE' TË AT ZEF PLLUMIT (10.06.2014)
Poezi shqipe nga ItaliaMALET E FËMIJËRISË SIMECikël poetik nga ZEF MULAJ (10.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]