E Shtunë, 04.27.2024, 05:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
NUK MË SHEH ME SYRIN E MIKUT, NA DUHEJ ARDHJA E TIJ dhe SOT
Tri poezi të reja nga FASLLI HALITI

E Martë, 10.14.2014, 05:55pm (GMT+1)

FASLLI HALITI

 


NUK MË SHEH ME SYRIN E MIKUT

«Nuk më sheh me syrin e mikut, o mik,
Gjersa më vë re
Të metat»
Çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë.

Me syrin e mikut
Të kam parë e të shoh edhe sot,
Sepse  
Që të dy,
Ne kemi të meta plot  
Sa të duash kemi të meta unë e ti.

Te metat dhe të  mirat e tua,
Virtytet e tua, vlerat,
Si laureshat
I lë unë
Të fluturojnë qiejve,
Si laureshat qiejve i nis,
Kurse të metat e tua i mbyll si «brilante»
Në kasafortën me kyç të florinjtë te miqësisë.

5 korrik, 2014

 

NA DUHEJ ARDHJA E TIJ
 
 Papa i shenjtë!
E kënaqi,
E gëzoi popullin
Shenjtëria
E lumturoi me shenjtërinë e tij
U la me dush rrezesh shenjtërie Shqipëria.

Papa
Na uroi
Paqe.
Ne u grindëm.
Papa na uroi dashuri.
Ne urryem njeri-tjetrin fill pas ikjes së tij.

«Bukën tonë të përditshme falna Zot»

 

 Iu drejtua Zotit Papa edhe për ne,
Por qielli dhe toka
Janë  
Në recesion, në krizë.
Të varfëritë, të papunët
E marrin prapë
Bukën  
Me listë.


23 shtator, 2014

 
SOT


 


Sot
Te ne
Të ikën mendja.
Të pushon zemra...

Jo vetëm të pushon zemra,
Jo vetëm të ikën,
Të fluturon,

 
Mendja,  

Por të ikën
Të fluturon Prona,
Koka  
Dhe jeta...

Mbi të gjitha
Sot, të ikën, të fluturon e drejta !

 9 tetor 2014

FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFLEKSIONE NGA LEXIMI I VEPRËS STUDIMORE: ‘’DODONA NDODHET NË DËSHNICË TË PËRMETIT’’Nga TOMORR ÇAUSHI (10.14.2014)
REFLEKSIONI NË MES TË VJETRËS DHE TË RESË DHE PESHA E METAFORËS POETIKE...!(Duke komentuar poezinë "M ë n gj e s o re - 15" LEXIM DASHURIE" të shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA)Impresion nga HASAN SELIM (10.14.2014)
NËPËR XHEPAT E KUJTESËS*Cikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (10.13.2014)
TRIPTIK ME POEZI LIRIKENga THANI NAQO (10.13.2014)
KËTU VDESIN ZOGJTËNga ADEM ZAPLLUZHA - Pesë poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve” (10.13.2014)
 -NGA BREG-VALBONA NË BREG-ADRIATIK- TRAFIK MENDIMESHCikël poetik nga ERIOLA MARGJEKA, Shëngjin (10.13.2014)
TRE EREMITËTregim nga LEON TOLSTOIPërktheu: ROLAND GJOZA (10.12.2014)
LIBRI SHQIP NË PANAIRIN E LIBRIT 2014 NË FRANKFURT (10.12.2014)
VEPRIMTARI NDERIMI PËR SHKRIMTAREN VILHELME HAXHIRAJ –VRANARINga MSc. ALBERT HABAZAJ (10.12.2014)
MALLKIMI I ATDHEUTPoezi nga AGIM GASHI (10.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]