E Shtunë, 04.27.2024, 10:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
CIKËL POETIK NGA FASLLI HALITI 

E Mërkurë, 10.15.2014, 11:28am (GMT+1)

FASLLI HALITI



KUJTIM NGA NJË EKSKURSION

                                Migjenit për ditëlindje

Niset...
Dyqind
Kilometra rrufiti -
Ndalet autobusi, shëmon.

Përpara
Kalaja, liqeni, Shkodra.
Buna si grua kaba
Me bluzën e bruztë,
Trupin duke dredhur,
Futet në gjirin e detit,
Bri bregut liqeni mërmërit.
Shkodra!
Kalaja plagët akoma mjekon.

Rrugët
E Shkodrës.
Këtu ka ecur Migjeni.
Gjurmët e Migjenit
Si fosile fiksuar mbi rrugë.
Ja ku ka ecur Migjeni!
Ja si ka ecur Migjeni!

Prapa,
Bjeri, prapa!
Shikoja ku këmbët i shkojnë,
Shikoja ku këmbët i ndalin!-
Migjeni ka shkelur kudo.
Këmbët i ndalin,
Në majën
E malit.

Sa shumë
Ka ecur Migjeni!
Sa mirë ka ecur Migjeni!

Shkodër!
Rrugët e tua pështill si rul.
Dërgoja muzeut "Migjeni",
Në rrugët e tua të incizuara,
T'i shohin brezat gjurmët e viganit.

Brodha,
Me gjurmët e Migjenit,
Brodha nëpër rrugë,-
Ja ktheva programin ekskursionit.

Shokët,
Kur të vetëm më shikonin,
Që bridhja serioz, vizitoja rrugët,
Më quanin pa shije njeri.
Dhe thoshin, pse rrugëve bëj vizita,
Kur në Shkodër kishte
Muzera dhe fabrika.

Shokët,
Me shokët
Poza bënin në sfonde antikash,
Poza bënin përpara liqenit, bri Bunës,
Kurse për vete unë,
Përpara teatrit "Migjeni",
Poza bëra me Migjenin. -
Poza me Migjenin
Bust.

Kthimi.
Gota,
Shporta,
Servise,
Sapunë "Venus"-
Merr kujtime nga Shkodra, dikush.
Dy gjurma mora,
Shkula nga rruga,-
Dy gjurma të Migjenit mora kujtim.

Në borsetën time kujtimi më i mirë!

1965

VARRI I MIGJENIT

Pllaka të thyera mermeri.
Kjo thyerje lemeri
Të dhemb
Atdhe,
Të ther, Shqipëri.  

Kraharori i Atdheut copa - copa,
Copa mermeri të thyera
Të përbaltura,
Me baltë
Të zezë,
Kockat e Atdheut
Të zbardhura nga shirat dhe vapa
Kryqe kishash të galvanizuara me diell,
Gjysmëhëna xhamish të galvanizuara me hënë,
Fasada kishash dhe xhamish të lyera me solucion serme, floriri
Përndrisin zhelet e lypësve ditën e Pashkës e Fiter Bajramit,
Ditën e Premtes së Zezë dhe natës së Kadrit,
Përndritja s'është flori në duart e lypësit,
Lypësi lyp lekë,
Jo luks,
Komoditet.

Kishat e xhamitë
Të bëjnë sfidë ty,
Migjen,
E dinë që ti,
Shkëlqimin e tyre fiktiv s'e honeps
Përndritjen e tyre gri mbrapsht ua kthen.

Kryqet e kishave si çekanë mbi pllakat e thyera,
Gjysmëhënat e xhamive çengela
Mbi varrin tënd,
Migjen
Por
Mbi kryqet
Kambanoret,
Mbi minaret xhuxhe
E epërme, epike,
Poema e mjerimit qëndron  
Për varriin e atit gjeni, poetikisht,
me metafora, jo me çekanë e qysqi barbare, debaton...  

2008

BORA

Bora
Thau Veriun,
Ngriu malësorët, malet,
Ngriu gurrat,
Thau lulet.
Naimi shkroi

Lulet e reja të verës
Mbi bardhësinë e ftohtë.
Lulet ngrohën luginat, bjeshkët, malet
Me prushin e rimave, metaforave, petaleve,
Naimi
Shkriu akujt,
Borërat e maleve.

Migjeni
Zuri të kollitet.
Filloi të pështyjë gjak.
Plagosi dëborën me gjak tuberkular.
Pastaj
Qëlloi...
I ra me grusht
Bardhësisë së zezë.
Vrau bardhësinë vrasëse.
Si mund të heshte Migjeni,
Si mund të rrinte indiferent, i qetë
Përballë një bardhësie vrasëse
Që vret,
Që vret,

Vret ...

Shkurt 2012

MIGJENIT

Ka pasur plot xixa në kohën tënde, Migjen,
Xixa dekorative
Që s'u bën kurrë zjarr.
Ti, Migjen, ishe dhe je zjarri

Që ngroh e ndriçon njerëzimin lakuriq botës mbarë....


2012

KËNDUAM NËN DHUNË

    

Kënduam  
Me porosira,
Me tortura dhe dhunë?
Ne
Kënduam nën dhunë,
Por jo me tortura
Dhe dhunë,
Sepse kënga s'del asesi nga dhuna,
Kënga s'del nga me vezë të zjera në sqetulla,
Apo duke të ngulur në thonj thumba dhe spica
Nga dhuna del rënkimi
Del britma.

Nga tortura, dhuna
Del
Ofshama,
Por kurrën  e kurrës kënga.

Trillime,
Trillime,
Trillime.   
Të gjitha trillime, këto!
Me me vezë të ziera në sqetull
Shkroi gjeniu
Kadare?
Me thumba, shkulje thonjësh
Shkroi poeti furtunë, Fatos Arapi,
Xhelozira, shpifje, cmira, të gjitha këto!
 

Me dhunë e hekur të skuqur këndoi i madhi Dritëro?

2010


FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NUK MË SHEH ME SYRIN E MIKUT, NA DUHEJ ARDHJA E TIJ dhe SOTTri poezi të reja nga FASLLI HALITI (10.14.2014)
REFLEKSIONE NGA LEXIMI I VEPRËS STUDIMORE: ‘’DODONA NDODHET NË DËSHNICË TË PËRMETIT’’Nga TOMORR ÇAUSHI (10.14.2014)
REFLEKSIONI NË MES TË VJETRËS DHE TË RESË DHE PESHA E METAFORËS POETIKE...!(Duke komentuar poezinë "M ë n gj e s o re - 15" LEXIM DASHURIE" të shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA)Impresion nga HASAN SELIM (10.14.2014)
NËPËR XHEPAT E KUJTESËS*Cikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (10.13.2014)
TRIPTIK ME POEZI LIRIKENga THANI NAQO (10.13.2014)
KËTU VDESIN ZOGJTËNga ADEM ZAPLLUZHA - Pesë poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve” (10.13.2014)
 -NGA BREG-VALBONA NË BREG-ADRIATIK- TRAFIK MENDIMESHCikël poetik nga ERIOLA MARGJEKA, Shëngjin (10.13.2014)
TRE EREMITËTregim nga LEON TOLSTOIPërktheu: ROLAND GJOZA (10.12.2014)
LIBRI SHQIP NË PANAIRIN E LIBRIT 2014 NË FRANKFURT (10.12.2014)
VEPRIMTARI NDERIMI PËR SHKRIMTAREN VILHELME HAXHIRAJ –VRANARINga MSc. ALBERT HABAZAJ (10.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]