E Shtunë, 05.11.2024, 05:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SABRINA
Fragment nga romani 'TË NGJASHMIT'
Nga THANI NAQO

E Hënë, 11.10.2014, 09:29am (GMT+1)



...............
"Çfarë halli ke o, i gjorë," - tha me keqardhje boshnjakja Sabina sa hapi derën e apartamentit.

"Më doli një punë në Tenessi, e gënjeva - dhe nuk kam para të ble benzinë."
"Gëzohem që t'u ringjall dëshira për punë," tha ajo e më bëri shenjë, me të dyja duart, të hyja në apartamentin e saj. Unë kisha hamëndësuar se Sabina mezi priste të më tregonte për piramidën ilire, zbuluar në Bosnjë, ose për varrin me treqind boshnjakë, masakruar nga serbët, ajo më buzëqeshi e më ftoi të ulesha në kolltuk.

"Për dhjetë minuta piqet byreku," tha e qe përkulur të hapte trinën e stufës. Në hapësirën trekëndëshe, midis pulpëve të kolme e të bardha, kisha parë tepsinë me byrek e goja më qe lëngëzuar. Pastaj sytë më qenë mbërrthyer mbi të thelluarën, si ulluk, e pata lakmuar vithet e saj të gjëra. Megjithëse lufta kishte mbaruar njëzet vjet më parë, Sabina ende mbante zi për prindërit, të shoqin dhe dy vëllezërit. Gjithnjë e veshur në të zeza, me të zeza e kisha parë edhe në sportelin e Bank of Amerika, ku ajo punonte kashiere. Të zi e kishte edhe rrobdëshambrin në mëngjesin e sotëm.

Pas dhjetë vitesh njohje, për herë të parë, sot në mëngjes, e lajkatova, "mikja ime e shtrenjtë, e çiltër e zemërmadhe." Mbase ia bëra qejfin për shkak të parave, - por edhe mbase, se, tre muajt e fundit, që kur bëra dush me Betin e Tenessisë, nuk kam prekur femër me dorë, - më shkon mendja edhe tani; Sabinës i qenë purpuruar pulpët, gusha e fytyra nga gëzimi. Kur ajo qe përkulur të shohë byrekun isha kujtuar se me të kisha bërë seks në ëndërr, para një muaji, por nuk munda ta puth. "Mos u mundo, - kishte thënë Sabina e ëndrrës e pati puthitur buzët fort; fytyrën e mbuloi me shaminë e kokës. Edhe tani ripërfytyroj ëndrrën errotike, më vjen të qesh, por nuk qesha, mbasi kamerierja do të pandehë se jam i çmendur.

" I kam dhëmbët bërdhok e goja më mban erë, si fasule të thartuara," kishte thënë Sabina e ëndrrës.

Mirëpo, edhe sot në mëngjes, kur unë hyra në apartamentin e saj, e përzjemë anglishten me fjalë të përbashkëta boshnjake, shqiptare e turke.

"Aman, shyqyr shpëtove nga ajo, kurvica e tërrbuar, - kishte thënë Sabina, pa përmëndur emrin e Suzit, e më pati vështruar sikur më peshonte me sy. - Ke humbur njëzet paund. Mollëzat të kanë kërcyer si të mongolëve. Duhet të vizitohesh tek doktori,"- kishte shtuar me pamje tragjike e i mëshoi fjalës " urgjentisht." Pastaj ajo ishte kujtuar përse unë ndodhesha aty, hapi çantën e dorës, nxorri kuletën, "mjaftojnë pesëdhjetë," më kishte pyetur, kurse unë isha përgjigjur:
"Që mos të mbetem në rrugë, bëji njëqind."

Pasi më kishte lëshuar në dorë pesë kartmonedha njëzet dollarshe, shpalosi perden e dritares. Tregoi me dorë apartamentin përballë ku unë e Suzi bashkëjetuam tre vjet. Mërmëriti në gjuhën sërbe a, kroate e munda të kap fjalët e përbotshme: "kurva, sida, ebola." Pastaj qe ulur në kolltukun përballë meje, lidhi në gushë cepat e shamisë të kokës e fytyra e rrumbullt, si luledielli, qe kthyer në vezake. Atëherë isha kujtuar se Sabina ishte dyzet e pesë vjet, dhjetë vjet më e madhe se Suzi, ose pesë vjet vjet më e madhe se unë. Sytë më patën shkuar sërish mbi pulpët e gjunjët e saj. Ajo e vuri re shikimin tim të paturpshëm, u purpurua sërish, i mbuloi me cepat e rrobdëshambrit dhe unë u binda se Sabina kishte vendosur të ngryste jetën vejushë fanatike. Vështroj orën e dorës, 3.35 PM, Bank of Amerika, në San Petërsburg, mbyllet mbas gjysëm ore dhe unë përfytyroj Sabinën kashiere që zjen nga inati; me siguri është penduar që më ftoi të hyja në apartamentin e saj, por nuk ka aspak dyshim se njëqind dollarët do t'i ketë sërish në kuzletën e saj.

"Kapaku e gjeti tenxheren," - më kishte thënë Sabina me ironi kur Suzi erdhi të bashkëjetojë me mua. Por, edhe pa u pleksur me Suzin, ndonjëherë edhe nuk më përshëndeste, mbasi në apartamentin tim hynin dy komshiet koreane, kinezja, por edhe prostitutat që banonin në bllokun tonë. Të gjitha këto më patën shkuar ndër mend në çastin kur isha nisur për tek ajo, edhe kur trokita në derën e apartamentit të saj, por edhe kur Sabina lidhi shaminë e mbuloi pulpët e gjunjët me cepat e rrobdëshambrit. Megjithëse ajo bënte, të paktën, dymijë dollarë në muaj, televizori e kompjuteri ishin nga të markave të vjetra, por të vjetra e dalë boje qenë edhe mobiljet e sallonit. Tavolina e bukës ishte portative, e vogël, e me një karrige; e dija se edhe në ballkon ishte një karrige e vetme, lëkundëse, prej thuprash. Aty Sabina pinte kafen turke e tymoste cigare Gamel, zakonisht në mëngjes e mbasdite, kur kthehej nga puna, por unë e kisha parë të rinte edhe gjer pas mesnate, sidomos në netët me hënë të plotë. Mirëpo, sot në mëngjes, e Marta e parë Gushtit, u binda gjithashtu, se unë isha i pari njeri, në mos i vetmi mashkull, që kapërxeva pragun e apartamentit të saj. Megjithëse jam duke pritur Suzin, ndjehem mëkatar, jo për shkak të saj, por të ëndrrës errotike me Sabinën. Isholacion që nuk përputhet me karakterin e Sabinës, - mendoj tani, por këtë e pata menduar edhe kur Sabina kishte shpalosur perden e dritares, e tha:
"-Kurvat e kurvarët tani janë të rrezikuar dyfish. Virusi i ebolës shpërrthen për njëzet ditë," kishte shtuar befas e tregoi me kokë ekranin e televizorit. Atëherë mua më kishte hipur e qeshura e, ndërsa qeshja, kisha pjestuar treqind e gjashtëdhjetë ditët, braktisur nga Suzi, me njëzet ditët e shpërrthimit të virusit të ebolës.

"Që kur ja mbathi Suzi, unë duhej të kisha vdekur tetëmbëdhjetë herë," isha përgjigjur.
Ishte hera e parë që e shihja Sabinën të qeshte. Kishte gojë të madhe. Buzë të holla. Kur ato i qenë përveshur, kisha dalluar kapset e nikelita të protezës e dhëmbët, si fasule, në ngjyrën e lajthive kur pikojnë.
"Mbrëmë të kam parë në ëndërr," tha.
-Edhe unë një muaj të shkuar," thashë.
"Si ishte?"
"Më mirë mos e dish."
"E mar me mend," - kishte thënë Sabina e qe përkulur vrulltazi për të parë sërish byrekun në stufë. Dy kopsa të rrobdëshambit u rrokullisën mbi pllaka. Atëherë kisha parë komplet këmbët e saj e, në fund të tunelit të bardhë, mbathjet e zeza. Gjithnjë mbante fustane të gjata, deri tek noçkat, njëlloj edhe robdëshambret, që ajo i vishte kur dilte në ballkon.

"Pas gjinjve, - thoshte Suzi, - janë këmbët ato që ndjellin meshkujt."
Megjithëse në mëngjes isha i uritur, as tani nuk e kuptoj pse nuk prita të piqej byreku dhe si mora guximin të përkëdhel miqësisht zverkun e mbushur të Sabinës. Gjersa kisha mbrritur tek dera e daljes dëgjova të thoshte se, po të mos isha pleksur me Suzin, llogaria ime bankare sot do të ishte me njëqind mijë dollarë. Për pak do t'i kisha thënë të vërtetën se nuk po shkoj në Tenessi për punë, por të takohesha me Suzin e t'i mbushja mendjen që ajo të mos vriste veten.

THANI NAQO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AnalogjiKU ISHA UNË, KUR TI MË KËRKOJEPërgjegjësia e prindit për fajet e fëmijësEsé nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (11.09.2014)
ÇASTE TË 'VOGLA' PAFAJËSIETregim nga PËRPARIM HYSI (11.08.2014)
'NGA PREMTIMI PËR LIBËR TË HAPUR, PËR BASHKËKRIJIM AUTOR-LEXUES-ROMANCIER'Studim shkencor dhe narratologjik i romanit “Loja e Fituar” të Dario RexhollaritNga Dr. ROVENA VATA (11.08.2014)
MURI I BERLINITNga QAZIM  D.SHEHU (11.06.2014)
SEPETJA ME VARGJECikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (11.05.2014)
A TË JEM DIELLCikël poetik nga ANILA BITI TONI (11.04.2014)
NË MENDJEN E SHPENDIT TË LIRËADEM ZAPLLUZHA - Katër poezi të tjera nga libri “Mbi flokët e ullukëve” (11.04.2014)
LEGJENDA E UJVARËSNga QERIM SKËNDERAJ (11.04.2014)
K A R R O C I E R Ipoemë nga libri „Heroika „ për njëshekulloren pavarësi!Nga RRUSTEM GECI (11.04.2014)
ATI YNË - POEZI NGA ZHAK PREVERPërktheu: FASLLI HALITI (11.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]