E Shtunë, 05.18.2024, 08:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
POGANIKU
Kujtimit të Orhan Jaupllarit*
Tregim nga PËRPARIM HYSI

E Mërkurë, 12.03.2014, 06:39pm (GMT+1)


Aty nga viti 1941, familjarisht zbritëm nga Vërzhezha e Skraparit dhe u vendosëm në një fshat të Myzeqesë. Mandej, kur thotë populli: " Shih rrushi-rrushin dhe piqu", ndodhi që,pas nesh, të vinin dhe 5-6 familje të tjera nga Skrapari me të cilat o kishim lidhje gjaku o miqësi. Pra, aty në fshatin Petovë e re të Fierit (ka patur dhe Petovë të vjetër), u krijua një lagje me skraparlinj. Tek u vendosëm aty, bashkë me laçkë e plaçkë, sollëm dhe zakonet e ritet tona që ndryshonin nga vendasit. Natyrisht, ky dallim nga vendasit nuk qe se na bënte ndonjë dëm të madh, por, sidoqoftë, prindërit tanë i kishin përjetuar këto rite dhe, për mos t'i harruar, i festonin si dikur, në Skrapar. Për një rit të tillë flet dhe tregimi im. Më sakt: ngjarja është e vërtetë dhe tregimi është si përjetim.
* * *
Skraparlinjtë janë të sektit bektashi dhe në festa familjare, sidomos ato me ngjyrim fetar, këto festa drejtohen nga një klerik bektashi: o Baba teqeje o, në mungesë të tij, një dervish. Po, kur u vendosëm në Myzeqe, nuk kish këmbë teqeje dhe nuk flitej jo për Baba, por as për dervish. Dhe ndodhte ajo që tregojnë: kur nuk ke pulën, zë e ha sorrën. Kish lindur një djalë në shtëpinë e Tajarit. Kur lind një djalë, nuk kalohet pa festë dhe riti është pak i veçantë. Ky rit gjen shtrirje në gjithë ato treva ku banojnë njerëz që i besojnë sektit bektashi. Lind djalë dhe aty tek ajo shtëpi, mblidhen tërë burrat ( zakonisht numri i tyre nuk është aq i madh, me domosdo), dhe ja se si festohet. Burrat zënë vend njëri pas tjetrit në dy rreshta. Mu në krye të dhomës qëndron o Babai o dervishi. Të rreshtuarit duhet të vënë duarët përpara gjunjëve dhe me sy, që të gjithë, shikojnë nga drejtuesi i ritit. Ndërsa kanë zënë vend, presin që të vijë poganiku. Poganiku është një lloj kulaçi që bëhet enkas për këtë rit: lindjen e një djali dhe vendosja e emrit të tij. Mbasi vjen "kulaçi", drejtuesi i ritit zë e dhe e "këndon". Këtë "monolog" që merret si "këngë", drejtuesi e bën me aq zë të ulët, sa dhe vet duket se mërmërit se sa flet. Kështu ndodhi dhe atë ditë në shtëpinë e Tajarit. Kish lindur djalë. Do t'i vinin emrin dhe do thyhej poganiku. Poganiku thyhet në aq copa sa pjesëmarrës janë. Po, para se të thyhet, rrokulliset nga drejtuesi deri në fund dhe ky, i fundit, e ridërgon tek drejtuesi. Ky zë dhe e "këndon" apo i jep bekimin dhe, pasi e thyen në copa për secilin, jep dhe "verdiktin":- Ta gëzojë emrin e të bëhet 100-vjeç. Të gjithë janë të detyruar që, secili, ta hajë copën e tij dhe të thonë , si në kor, uratën e bekuesit me fjalën turke "Amin!".
* * *
Burrat u mblodhën dhe janë rreshtuar në të dy anët e dhomës. Edhe poganiku ka ardhur i ngrohtë dhe pret që, pasi të "këndohet", të ndahet në copa. Në qendër, dora dorës, është më plaku: xha Dikja! Erdhi, erdhi poganiku, po halli është sekush do na i këndojë. Qe një barrë që askush nuk guxonte ta mbante mbi supe. Qe një "bekim" që mund ta bënte vetëm një Baba apo një dervish. Xha Dikja, si më i moçmi, e mori fjalën: zuri dhe i luti një nga një që ta "këndonin" poganikun, po, mezalla, se dëgjonin.
Epo dëgjoni këtu,- i dha karar së fundi,- ne djalën do ta bekojmë dhe poganikun do ta këndojë Orhani. Dhe pa e lënë këtë të bënte as gëk as mëk, i tha: - Ti, Orhan, je i kënduar se i ke bërë dy ylyfe turqisht, ti dhe do ta këndosh. Hidhu andej dhe hidhu këndej që t'i bënte bisht, po ku dëgjonte me atë vesh xha Dikja. Qe më plaku dhe fjala e tij ishte si ligj. Orhani vërtet që i kish bërë "dy ylyfe" në Turqi, po prej natyre nuk kish shok për shakaxhi. Sidoqoftë, ky rit kish të bënte me një festë pak me ngjyrim fetar, por, ashtu si ujku që sytë i mban nga pylli dhe Orhani që u "kooptua dervish", nuk hiqte dorë lehtë nga shakatë.
- Më more më qafë, o xha Dike,- zuri që të justifikohej. Më vure një samar që vallë e mbaj dot mbi kurriz?
-Hajde-hajde,- e inkurajoi xha Dikja,- se di ti, di.
Mbasi xha Dikja i lëshoi vendin "dervish" Orhanit, ky mbasi mori poganikun në dorë, i urdhëroi të gjithë të shikonin nga ai. Filloi ta "këndonte" duke iu drejtuar Zotit me aq zë të ulët, sa as vet nuk e dëgjonte. Dëgjuesit sy e veshë nga "dervishi". Ky ka detyrimin që t'i drejtohet secilit me emër dhe, secili tek e ndjek me sy, thotë fjalën e bekuar: amin! Pasi u drejtohet kokë më kokë, riti mbaron. "Dervishi" e rrokulisi poganikun në mes dy rreshtave dhe, mbasi u kthye prapë tek "dervishi", ky, e theu në aq copa sa pjesëmarrës qenë. Të tërë e hëngrën copën e tyre dhe përsëritën fjalët: të bëhet 100-vjeç e ta gëzojë emrin. Mbasi mbaroi ky rit gazmor, burrat dolën nga dhoma dhe, në sheshin para shtëpisë, prisnin të hanin drekën. Aty, tek çlodheshin me nge, xha Dikja e mori fjalën:
- E, mor "dervish" Orhani, na e zbardhe faqen që të bardhë e paçë tërë jetën!
Orhani, pasi u largua aq sa nuk e zinte bastuni i xha Dikes, u tha:
- A e dini se si e "këndova?".
Burrat u bënë përsëri sy e veshë. Ja që ta merrni vesh njëherë e mirë. Së pari, iu drejtova xha Dikes, si më të madhit,de:- A më ha munë, o xha Dike dhe, kur dëgjoja që bëri "amin", mezi e mbajta të qeshurit. Pastaj, të tjerëve sipas radhës
Xha Dikja, i bërë spec nga ky lloj "dervishi", e lëshoi fluturim bastunin dhe bërtiti:
- U lanet paçë se ti jezit ke qenë dhe kë gjeta unë e të bëra dervish. Orhani s'mbahej së qeshuri dhe, po kështu ranë përmbys dhe të tjerët. Më nuk u thye poganik në Petovë se skraparlinjtë u dogjën nga qulli dhe zunë i frynë kosit.

* Qe nacionalist dhe e "vranë" në burg pa dalë në gjyq. Është shpallur Nderi i komunës ku përfshihet fshati Prrenjas i Skraparit.
** e kam rishkruar


Tiranë, 28 nëntor 2014

PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUIGJI LOREKIO DHE DE RADA, PËRKTHIMI I PARË NË SHQIP I DANTESNga MOIKOM ZEQO (12.02.2014)
MUZG NË MALEPoezi të reja nga QAZIM D. SHEHU (12.02.2014)
DËGJOVA NJË ZË NË ZËMËRCikël poetik nga PANO TAÇI (12.02.2014)
JAM FUNDOSUR NË ËNDRRËN TIMEADEM ZAPLLUZHA, Katër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve" (12.01.2014)
VESHUR ME TRILLIN E POETIKËS SË VARGUTPër librin”Zhveshur” të Sinan KërpaçitNga QAZIM D.SHEHU (12.01.2014)
BEDRI TAHIRI DHE PENA QË PËRJETËSON LAVDINË E TRIMËRIVE TË BURRAVE TË DHEUT TË ARBËRITNga XHEMAIL PECI (12.01.2014)
HERONJTË LAHEN ME UJË FLORIRIPoemë nga FASLLI HALITI (11.29.2014)
Mëngjes në Kafe RostandSI HYRA NË AKADEMINË FRANCEZE ME REVOLVER NË XHEPRrëfim nga ISMAIL KADARE (11.28.2014)
'TI DO T'I MËSOSH TË GJITHA NGA PAK'Nga ALBANA MËLYSHI LIFSCHIN (11.27.2014)
'AI' DHE 'AJO'Refleksion, kushtuar grave të dhunuara, që duan të gjejnë veten... !Nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (11.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]