E Mërkurë, 05.08.2024, 12:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
KRIJIMI
Cikël poetik nga QAZIM D.SHEHU

E Djelë, 12.28.2014, 10:57am (GMT+1)



KRIJIMI

Lodhet dita në syrin tim,
Gjithë imazhet m`i dha,
Në është krijim a sështë krijim,
Fjala që shkoi për ta...
Pasi u rrëmbeu sharmn e bukur
Erdh u kthye në letër,
Si bletët kur u morën luleve
Nektarin e etur.
Pastaj në letër seç na mbinë
Ca shtigje dhe monopate,
Ca vetëtima vetëtinë
Para një shtërngate.
Dhe mbinë ca farëza të njoma,
Një avull vlage në ugarë,
Bimë e mendimit drejt kallirit
Shkonte duke u çarë.
Dhe u bë bukë e krijimit
Brenda librit rri,
Kam frikë mos myket prej flijimit
E nuk e han njeri.


HISTORI POETI

Nuk shënoj histori njerëzish të mëdhenj,
S`i kam qejf biografitë,
Vij nga një fshat me shkëmbenj
Gjigandë të ngrirë.
Si dua yjet që shkëlqejnë,
Nga një dritë së jashtmi,
Mbi fshatin tim qielli profet,
Hedh yje së larti.
Kur bien yjet nëpër ujra,
Mbi pyje kur bien,
Unë dal tek udha porsi ujk,
Lëshoj një ulërimë.
Dhe nga ulërima dhimbjen mbjell
Në errësirën që s`tronditet,
Më tepër yje ndizen në qiell,
Që unë të shoh vitet.
Vitet që i lashë të bukura,
Tek ky fshat malor,
Kujtova se ishin flutura
Kur gjëmonin stinët në kor.
Ato stinë ende mbaj,
Si biografi të vargut tim,
Dhe atë fshat nuk e ndaj
Me asnjë vegim...

+++

Jam fshatar,
Fshatin e dua,
Fshatin e braktisa,
Fshati më e përzuri
Bari i tij,
Lulet,
Mëllenjat,
Si pingërima
Nëpër gështenjat,
Më zhuzhijnë në kokë
Me të hidhurin sinqeritet
Që s`më hyn në punë
Në qytet.

QAZIM D. SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MËNGJESE TË NJË KOHE QË SHKOICikël me lirika nga PËRPARIM HYSI (12.26.2014)
CIKËL POETIK NGA SERGEI ESENINPërktheu: FASLLI HALITI (12.26.2014)
PASTAJ LOTI IA MBYLLI SYTËCikël hajku nga LULZIM LOGUNga libri i ri “ Dashni pa zë” (12.25.2014)
BANKETI(nga cikli i tregimeve eksperimentale)Nga LUMO KOLLESHI (12.24.2014)
SOKRATI MIGJENIAN DHE DERRI I KËNAQUREsé kushtuar Moikom ZeqosNga PETRO LUARASI (12.22.2014)
JEHONA DHE DILEMAT E NJË POEMEEsé për poemën 'Dielli dhe rrëkerat' të Faslli HalititNga QERIM SKËNDERAJ (12.22.2014)
MËNGJESET E BARDHA NË KAFE 'ROSTAND'Esse nga PERPARIM HYSI (12.21.2014)
PËRMIRËSOHET NDJESHËM SHËNDETI I SHKRIMTARIT TË SHQUAR NAUM PRIFTI (12.21.2014)
RRËZË SHELGUT TË PIKËLLUAR QANTE DITACikël poezish nga ADEM ZAPLLUZHA (12.20.2014)
ROMANI SI NJË DEZHAVY E NJË JETE(Mbi romanin “Ankthi i së vërtetës” të Mjeshtres Madhe të Penës Vilhelme Vranar (Haxhiraj)Nga VLADIMIR MUÇA (12.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]