E Hënë, 04.29.2024, 09:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
POETËT E PRUSHIT
Esé nga RRUSTEM GECI

E Mërkurë, 12.31.2014, 09:32am (GMT+1)


REXHEP KASUMAJ

Në kohë krizash të rënda, liria jo rrallë kërkon zgjidhje me lëngun e kuq hyjnor të mbijetesës, shkruan poeti Rexhep Kasumaj, në librin e tij poetik, "Marathonomak i vonuar".

Libri më i ri i shkrimtarit Rexhep Kasumaj, me titull "Marathonomaku i vonuar", është një klithmë e brendshme shpirtërore, një mesazh tejet kuptimplotë se jetën dhe të bukurën duhet ta ndiejmë dhe ta jetojmë. I mërguar nga terrori serbian në Kosovë, Kasumaj, në të gjitha poezitë e tij shquhet për prushin e nxehtë, dhe për motivet liriko-patriotike. Metonimia, semantika, leksiku i pasur dhe natyrshmëria e figurave, Rexhën e vënë në radhën e poetëve të shquar.

Motivi i lirisë, i thirrjes së urtë, i revoltës së mënçur, i dhimbës së ëmbël, poetin Rexhep Kasumaj e bën të ngjitët në pemën plotë veshul të letërsisë.

Burgosja e një fjale është e rëndë, shkruan Rexhep Kasumaj, por prangosja e një populli është shumë më tragjike. Berlini ku jeton poeti s'do të ishte interesant, po të mos ishte fryma e shenjtë e artit, dhe fara e përtrollëzimit kombëtar.

Në poezinë e Rexhep Kasumajt trajtohen dy rrafshe; rrafshi poetiko-shpirtëror, dhe rrafshi filozofiko-eseistik. Në librin poetik, "Marathonomaku i vonuar" poeti Rexhep Kasumajt, shtypësit dhe xhelatët kundër popullit të tij i fshikullon, nuk i lë të ecë nën diell. Rrugët me pushtuesin poezia e Rexhës i ka të ndara. Ne në Kosovë shprehet Kasumaj, nuk u ngritëm kundër serbit pse ishim të zemëruar, por u ngritëm për tu ndarë dhe mëvetësuar.

Mes meje dhe vdekjes / Tashmë s'ka ndërmjetës.../ përshëndetje këmbejmë me dorë / si në këtë pasdite të bukur / me erë e dëborë /...
Të jetuarit bukur, dhe vdekja e bukur, janë në motivet e pozisë së Rexhës. Libri "Marathonomak i vonuar", është libër që i bën nder letërsinë sonë të bukur. Në këtë vetëmbërritje të poetit kemi një impuls të ri me plot meditime e figuracion. Poezia e R.Kasumajt është poezi e pasionit, e strukturës së fortë, e shprehjes së guximshme. Ai nuk rresht së shkruari asnjë çast. Rexha shkelë mbi errësirat e pashkelura dhe me ndërgjegjen e fjalës këndon: "...veç ti e çlirta erë / fry paprerë ...me privilegj hyjnor / sipër fatit skllavnor.../ ...sonte do të doja të mos jem unë /...Do të doja të jem Ti/...një Marathonomak i shekullit të ri.../ diku Anëdrinit të Zi/.

Këto dhe qindëra vargje të tjera, shprehin tërësinë poetike e sublime të poetit. Zhurma e mureve të shembura nuk e gëzojnë dhe aq poetin. Rexha e ndien nga afër dhimbjen dhe përplasjen e epokave.

Ç´shekull është ky, që brenda vetes liria vazhdimisht kullon plagë dhe gjak. Poeti Rexhep Kasumaj me mjeshtri i mbushë dhe i trajton poezitë e tij. Krijimtaria publicistike dhe eseistike e Rexhep Kasumajt është shumë e gjerë. Ajo është një shkrimtari më vete; / Çdo kohë dhe Rend i ri i botëror, shkruan Kasumaj, ka flinë e vet. Ngreha e tij përherë është spërkatur me tizgën e gjakut të pafajshëm njerëzor.

Të vjetrit, njësuar me këtë kod ekzistence, kishin në themel gjakun shqiptar, që do t'i ushqente si hienat për një shekull me radhë. Dhe kur ata u përtrollisën, nga rrënojat e tyre, do të ngrihej një tjetër me ide e emblemë të re, por që konstant e të dikurshëm do të ruante huqin e lig: kërkon prapë atë lëngun e kuq hyjnor të mbijetesës! E dikurshme dhe vetmitare, ndërkaq, ngjan të jetë poashtu dhe viktima e shenjuar: populli shqiptar, i cili, mbase është i rralli në planetën Tokë që jep tagrin e gjakut jo vetëm për lirinë, po çuditërisht, edhe për robërinë e tij!..

Edipi e di që nuk është i pafajshëm,shkruan Kamy, por, përkundër vullnetit ai është fajtor, dhe është pjesë e fatit të tij. Në një poezi të Rexhep Kasumajt lexoj; Dy botë ai kish / në njërën Kosovën ndrynte / në tjetrën ndërkaq / ditë të askundshme mërgimi shtynte / Hekurishtë e Europës ku trupin shiste / pranga prodhonte për shpirtin e tij / për dy botët që robëtonte!

Në epokën e luftërave kabinetike, Shkruan shkrimtari Rexhep Kasumaj, gjërat e mëdha shpesh ndodhin në heshtje e pabujshëm, thotë një urtak i mprehtë diku nga trualli i trazuar europian. E si për t'i dhënë provën e pacënueshme, jehona e armëve dhe gjakut shqiptar vinte në lëvizje përherë sallonet dritëzbehtë tok me terrorin e bardhë të diplomatëve. Por për ironi, kur duhej të stolisej balli i tij me kurorën politike të fitores, pra kur ajo duhej të përligjej e të merrte emër e formë vetëjetese - niste rrokullisja. Gjithçka, si në lojë Sizifi!..

RRUSTEM GECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAMIZ KELMENDI, MAG I LETRAVE SHQIPEGJASHTË VËLLIMET E XHEMAIL PECIT PËR RAMIZ KELMENDINNga PREND BUZHALA (12.31.2014)
NJERËZ TË ZBRAZËT SI SHPIRTI I ERËSCikël poezish ADEM ZAPLLUZHA (12.31.2014)
KUR DITËT NISIM T’I NUMËROJMË MBRAPSHT, MENDOJ…Në vend të urimit… -pak reflektim-DRITA LUSHI (12.30.2014)
PIRAMIDATNga QERIM SKËNDERAJ (12.30.2014)
PANXHARËT E KUQ dhe ÇARLÇAPLINITHANI NAQO, fragment nga romani 'Pezhishka' (12.28.2014)
PIKA E MADHE E GJAKUTRRUSTEM GECI - 50 vjet krijimtari, rreth 30 mijë vargje, 17 libra, dy mijë poezi, 26 poema. Ky është kontributi i tij dhënë Letërsisë sonë të bukur!.. (12.28.2014)
KRIJIMICikël poetik nga QAZIM D.SHEHU (12.28.2014)
MËNGJESE TË NJË KOHE QË SHKOICikël me lirika nga PËRPARIM HYSI (12.26.2014)
CIKËL POETIK NGA SERGEI ESENINPërktheu: FASLLI HALITI (12.26.2014)
PASTAJ LOTI IA MBYLLI SYTËCikël hajku nga LULZIM LOGUNga libri i ri “ Dashni pa zë” (12.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]