VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MODA 'LAKURIQ'Prozë nga QERIM SKËNDERAJ

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 09:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
MODA 'LAKURIQ'
Prozë nga QERIM SKËNDERAJ

E Djelë, 01.04.2015, 07:26pm (GMT+1)




Moda e veshjes dalngadalë po e humb vlerën e saj. Tashmë të gjithë po zbulohen dhe preferojnë lakuriqsinë totale. Njësoj si atëherë kur u shfaqën për herë të parë. Ndryshimi është fare "i vogël". Atëherë as femra as mashkulli nuk e njihnin "mbulesën", ndërsa tani mbasi kanë prodhuar e provuar të gjitha modelet e mbulesës, zbuluan se më e bukur është "zbulesa", lakuriqsia. Industria e mbulesës, e veshjes, del që të ketë qënë një ivestim i kotë, i gabuar. Mbi të gjitha paskej qënë një shpenzim i madh që ka marrë kohë, lodhje dhe para me thasë. Çudi! Si është e mundur që mendja e njeriut të ketë rënë në një "gafë" që kuptohet edhe me trurin e peshkut?! Është një llogari shumë e thjeshtë. Për të mbuluar një, apo dy vrima (fytyra rri zbuluar) duhen veshje të brëndshme, të jashtme, për verë, për dimër, për mëngjez, për mbremje, për punë, për festë, pa folur pastaj për modën dhe ngjyrat që duhen ndryshuar sipas stinëve. Jo vetëm kaq, por të gjitha këto, duhen larë e hekurosur, duhen sistemuar nëpër rafte e garderoba, për ti pasur gati sa herë që mendja ta bën "fap" për të veshur njerën apo tjetrën. Sa budallenj paskemi qënë! Të lodhet njeriu në shekuj e mijvjëçarë për të mbuluar dy apo tri vrima që kanë lindur zbuluar. E përse? Per ti fshehur nga sytë, dhe vrima tjetër e zbuluar, goja. Ja, tani askush nuk fshihet as lartë, as poshtë. Vrima e sipërme, goja, ka brenda një gjuhë të zbuluar që fletë e thotë çfarë tu dojë qejfi vrimave poshtë. E keni dëgjuar? "Më do vëra", "më do bytha", "më do qejfi"- thotë. Pra, në këtë mënyrë, shpreh dëshirën e atyre që s'kanë gjuhë për ta thënë. Dhe nuk është se këto thuhen fshehur, me zë të ulët, si diçka intime që u përkasin individëve të caktuar në situata po aq intime. Jo! Thuhen në vende publike, në sheshe, në klube, në rrugë, në shtëpi, kudo. Madje, më në modë janë në emisionet televizive, ku jo vetëm thuhen, por edhe shfaqen lakuriq. Mbulesa e vetme për çdo vrimë, mund të jetë ndonjë rrip i hollë trasparent. Me fjalë të tjera, "veshja" e tyre është "zhveshja", lakuriqsia, rroba e lindjes. E gjithë kjo bëhet në emër të "lirisë", të "të drejtave të njeriut", të "jetes private" që janë vlera universale e të shenjta për çdo individ. Por a janë individuale spekteklet, festivalet, kinematë, paradat e modës, riality show, e shumë të tilla si këto, ku pothuajse gjithçka, edhe gjuha e të folurit, na serviren lakuriq?! Disa prezentatorë, perfshi edhe panelin e të ftuarve "vishen" në mënyrë të tillë që "pikat" dhe "harqet" intime të mos e fshehin "bukurinë" e epshit seksual. Madje edhe disa "zonja" që vijnë pakë më të mbuluara, ashtu, si pa dashur, zbulohen me "kujdes" për të shfaqur "virtuozitetin" e harqeve, "nxehtësinë" e vrimave dhe të pikave që nuk durojnë dot asnjë mbulesë. Dhe bejnë mirë. A nuk janë bërë shumë "të famshëm" njerzit e shfaqjeve reale të emërtuara "Big Brother", "Grande Frattello" (Vellai i madh) vetëm e vetëm se e perdorin bukur modën e "fundit" të veshjes dhe të të folurit "lakuriq"?! I kemi parë "veshur" e "zhveshur", mbi mbulesë e nën mbulesë, me partner të seksit tjetër e të të njejtit seks, me të vërtetë një varietè shfaqjesh, të gjitha me synim seksin. Kemi dëgjuar edhe bisedat e tyre. Një gjuhë lakuriqe që të kallë krupen me vulgun bajat të nivelit primitiv. "Më puthi" "e putha", "më preku" "e preka", "ja dhashë" "nuk ja dhashë", "ja bëra" "nuk ja bëra", "është seksi" "nuk është seksi", "më pëlqen" "nuk më pëlqen", etj. Kjo eshtë kategoria e të folurit më të moderuar se kur fillojnë grindjet, gjuha del jashtë gojës duke derdhur të gjithë arsenalin e fyerjeve që ka prodhuar lakuriqsia, apo thënë ndryshe, moda lakuriq. Zëri ngrihet deri në qiell dhe fyerjet janë ekstremisht "të arrira" për një gjuhë porno: "Mos më çaj bythën", "mos më çaj koqet", "të shkërdhej robtë e shtëpisë", "ta shqyej gojën", "ti bëj brekët flamur", "bythqir", "shkërdhate", "kurvë", "vari hejbet", "pordhë me rigon", "fëndë e ftohtë", e shumë e shumë të tjera, që po ti përmendin të gjitha, mund të mbaj erë edhe vetë ky shkrim që synon te kundërtën, gjetjen e një fjalori qytetar që vlerëson dhe respekton bashkëbiseduesin. Të gjithë këta njerëz na serviren ti shohim 24 orë drejtpërdrejtë si spektakli më i "famshëm" që ka pushtuar të gjithë televizionet në të katër anët e botës. Kjo është e vërtetë. "Reality show" ka thithur dhe po thith dita ditës një masë të madhe shikuesish, për të mësuar si mund të vishesh e flasësh lakuriq. Le të marrim rastet kur ekipi "spektakolar" apo "i famshëm" është i qetë për të shfaqur vlerat individuale të secilit. Përse diskutojnë?! Edhe në këto raste tema më e preferuar është "dashuria" seksuale: "Ke të dashur?", "ke pasur?", "sa vjet ndenjët bashkë?", "tani je singol?", "pse jeni ndarë?", "të pëlqen të jetosh vetëm, apo në çift?", "je etero, gay, apo eterogay?", "ç'mendim ke për lezbiket?"...Dhe gallata vazhdon pafund. Hidh e prit, qesh e qaj, puth e nduk, si në një garë maratonë me synim mbrritjen në finale ku pret çmimi i madh i parave. Kjo është zgjedhur si mënyra më e efektshme për të bërë për vehte ata që votojnë. Çdo mënyrë tjetër është e lodhshme, jo argëtuese, përjashtuese, e mërzitshme, për një spektakël që në qendër ka "gallatën", "argëtimin". E si mund të bisedohet brenda një terreni të kufizuar, bie fjala lidhur me shkollën, me arsimimin e të rinjve?! Shkolla "të lodh", "të shton rrudhat në tru", "të thinj" para kohe, "të pjek" pa u pjekur, të përgatit për nesër, me fjalë të tjera "të plak". "Gallata" eshte ajo që të mban të freskët, pa rrudha, pa thinja, pa tru. E ku ka më mirë?! Pikërisht kjo është kuptuar edhe më mirë nga banorët e spektaklit që po e pasurojnë më tej programin sipas motos: "Futja pordhës, bëj gallatë, të shtyjmë edhe këtë natë". Kjo konsiderohet gjetja më e bukur për të shtyrë kohën që zvarritet e mërzitshme brenda katër mureve nga të njëjtët njerëz.

Kjo "modë", moda e zhveshjes dhe e të folurit lakuriq është aq tërheqse, sa nuk mund të rrije e mbyllur brenda një terreni të kufizuar siç janë shtëpitë e "famshme" të vëllait të madh, apo spektakle të tjerë televiziv që bashkojne burra e gra, vajza e djem, meshkuj e femra, për t'u "lidhur" e "zgjidhur" lakuriq. Organizatorët e kanë parashikuar bukur edhe këtë. Modën e përhapin fansat që janë jashtë shtëpisë e jashtë kornizës së ekranizuar. Ata flasin, zihen, e propagandojnë idhujt e tyre të "zhveshur". I mbështesin, i adhurojnë, i imitojnë. Këtu është "suksesi". Një sukses i padiskutueshem që ka bërë per vehte edhe disa VIP-a politik të cilët preferojnë të pozojnë dhe flasin lakuriq. Të shajnë me "libër shtëpie" dhe të "serviren" me foto nudo. Ndoshta u shpreha keq, nuk është se me të vërtetë servirin "veglat" personale, se në fund të fundit ato janë pronë e tyre private dhe mund të bëjnë ç'të duan. Këtu duhet parë vetëm një e keqe e "vogël", "fare e vogël", se interneti ku shfaqen nuk është dhe aq "personal". Është një industri "e rëndë" që e ka zvogëluar botën sa një kuti, ku mund të shohësh jo vetëm "seksin" lakuriq, por të numërosh edhe "qimet", të zbulosh ngjyrën e tyre. Kjo industri, interneti, ndër fansat që thith çdo ditë ka edhe shumë adoleshent të cilët "kuriozohen" për të parë diçka të "veçantë" nga VIP at që i kanë lodhur me fjalime për moralin. Një foto nudo e dikujt që ka marrë përsipër të drejtoj një istiticion, madje edhe një shtet, apo një gjuhë "porno", prej tyre merret si "model", si një shembull që duhet kopjuar. Po në fund të fundit le të merret, ç'të keqe ka! Shumica e të rinjve janë pa shkollë, pa punë, sa të sorollaten rrugëve duke bërë prapësi, le të shikojnë "veglat" e "prijsit". Le të dëgjojnë gjuhën lakuriq që shanë me rrënjë e degë. Le të bëhen fansa të tyre e ti votojnë sa herë që zhvillohen fushatat elektorale. Do të kenë më shumë vota dhe do të sigurojnë vazhdimësinë e "sundimit" lakuriq. Të drejtimit doja të thoja. Këtu si shtysë shërbejnë dy gjera: paraja dhe seksi. Po pate njërën mendon për tjetrën dhe ndërsjelltas.Po pate para, ka dhe seks, madje të kushtueshëm. Po pate seks të mirë dhe të dish ta përdorësh, paraja të vjen vetë, sepse ajo blen gjithçka që ka një çmim. Të dyja këto do ta zhveshin botën, do ta çojnë atje ku filloi, në lakuriqsi... Zot i Madh, mos bej të kthehemi tek Eva dhe Adami... Do të humbasim gjërat e shenjta, ato që na dallojnë nga gjallesat e tjera jo humane...

PISTOIA, 2008

QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRISTOFORIDHI MBI SHQIPËRINË, GJUHËN DHE PËRKTHIMET E SHKRIMEVE TË SHENJTANga MEMLI KRASNIQI (01.04.2015)
ARIXHESHKATri poezi nga QAZIM SHEHU (01.03.2015)
DOLI LIBRI MË I RI I POETIT BRAHIM AVDYLI - POEZI TË VESHURA ME PETKUN E DHIMBJESNga Prof. Mr. MUHAMET ROGOVA (01.03.2015)
MOTIVE DIMRICikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (01.03.2015)
KUJTIMENga JOLA MARGJEKA (01.03.2015)
Përshëndetje për fillimvitin 2015SKICA LETRARENga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (01.01.2015)
POETËT E PRUSHITEsé nga RRUSTEM GECI (12.31.2014)
RAMIZ KELMENDI, MAG I LETRAVE SHQIPEGJASHTË VËLLIMET E XHEMAIL PECIT PËR RAMIZ KELMENDINNga PREND BUZHALA (12.31.2014)
NJERËZ TË ZBRAZËT SI SHPIRTI I ERËSCikël poezish ADEM ZAPLLUZHA (12.31.2014)
KUR DITËT NISIM T’I NUMËROJMË MBRAPSHT, MENDOJ…Në vend të urimit… -pak reflektim-DRITA LUSHI (12.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]