VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AVE MARIAProzë nga BILAL XHAFERRI

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 01:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

AVE MARIA

Prozë nga BILAL XHAFERRI


E Hënë, 05.24.2010, 10:42am (GMT+1)

Jeta e njeriut është shumë e shkurtër. Po edhe sikur të jetoja një mijë vjet, unë s'do ta harroja kurrë Marien.

Marie quhej mushka që na sillte ushqimin e drekës. Ajo tani ishte një mushkë e thyer në moshë dhe vinte e pakët, e dobët dhe e kërrusur. Sikur njerëzit të ishin disi më njerëzorë me kafshët, ajo duhej të ishte çmbrehur prej kohësh dhe të ishte lënë të ngryste e qetë ditët e fundit të pleqërisë së saj. Po ashtu, siç ishin shtazorë me njëri-tjetrin, njerëzit s'dinin se si të ishin njerëzorë me kafshët. Dhe mjerë ato kafshë të mjera që ishin më afër me ta.

Për fatin e saj të hidhur, Maria ishte shumë afër me njerëzit, e kish vënë perëndia drejtpërdrejtë në shërbim të tyre.

E mbrehur përpara karrocës, e lodhur dhe e mbërthyer me rrypa e litarë, e kërrusur dhe e tendosur nën peshën që tërhiqte, ajo u binte kryq e tërthor tërë rrugëve të fermës, nga furra e bukës në dyqanin e ushqimeve, nga menca e punëtorëve në brigadat e fushës, nga njëri sektor në tjetrin.

Ajo ish një personazh i njohur në fermë. Emri i saj ish një ndër emrat më popullorë.

- Erdhi Maria! Erdhi Maria! - dëgjohej anembanë fushës e thirrura jonë në kohën e pushimit të mesditës kur prinim të na vinte ushqimi i drekës.

- Erdhi Maria! Erdhi Maria! - përsëritej emri i saj nga brigada në brigadë.

Karroca me dy rrota gome përkundej e kërcente në gropat e rrugës. Mbi kryet e karrocierit, një copë katrema e rrëmbyer nga era, e shqyer përgjysmë nga streha e gjysmëkabinës, tundej ritmikisht sikur më përshëndeste.

- Erdhi Maria!

Ajo nuk nxitonte. Ajo s'kishte fuqi të nxitonte në atë moshë. Vrapi saj kishte mbaruar prej kohësh dhe tani të vinte keq tek e shikoje të merrte një turr të shkurtër prej plake, e detyruar nga fshikullimat e kamzhikut të karrocierit. Ai e rrihte kot të gjorën kafshë. Dreka jonë vinte me shumë vonesë, po se mos ishte faji i saj. Ajo nisej nga kuzhina kur e nisnin. Dhe vërtet ecte ngadalë, po ecte gjithnjë dhe atë që s'e arrinte dot me shpejtësi e fitonte në kohë. Po të varej prej saj, ajo do të mund të arrinte në kohën e duhur tek ne. Po nuk varej asgjë prej saj. Dhe ai e rrihte.

Bilal Xhaferri


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HINGËLLIMA E KALITTregim nga RAIMONDA MOISIU (05.21.2010)
S'HABIT KËND QË HËNA NË DRITAREN TËNDE TË DUKET SIKUR KA DALË NGA NJË POEMË DASHURIE TË CILËN TI DIKUR E DIJE PËRMENDSHPoezi nga poeti bashkëkohor amerikan BILLY COLLINS (05.08.2010)
ORHAN PAMUK: TË LIRË PREJ FQINJËVE!Përkthyer nga FARUK MYRTAJ (04.30.2010)
FREDERIK RESHPJA POETI QË NUK U THYENga SOKOL ZEKAJ (04.20.2010)
DASHURI E NJOMË E VAJZËRISË, MË FAL NËSE TË HARROJ, NDËRSA MË PËRFSHIJNË RRYMAT E BOTËSPoezi nga EMILY BRONTË (1818-1848) (04.11.2010)
DUKE U DRIDHUR, DUKE NGRIRË AKULL, NË TREMBJE TË FRIKSHME, AH! AJO SHKOI E VAJTIPoezi nga WILLIAM BLAKE (1757-1827) (04.01.2010)
NAIM KELMENDI: SHQIPTARI VDES DUKE KËNDUAR(Poemë kushtuar Adem Jasharit, legjendës së trimërisë shqiptare) (03.27.2010)
DASHURISË I MJAFTON DASHURIAPoezi nga KHALIL GIBRAN (1883-1931) (03.19.2010)
BERMUDATregim nga FARUK MYRTAJ (03.17.2010)
AI KALOI DUKE BËRË DASHURI ME NJË TJETËR MBI NJË LËNDINË ME LULEPoezi nga GABRIELA MISTRAL (1889-1957) (03.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]