VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DUKE U DRIDHUR, DUKE NGRIRË AKULL, NË TREMBJE TË FRIKSHME, AH! AJO SHKOI E VAJTIPoezi nga WILLIAM BLAKE (1757-1827)

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 10:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

DUKE U DRIDHUR, DUKE NGRIRË AKULL, NË TREMBJE TË FRIKSHME, AH! AJO SHKOI E VAJTI

Poezi nga WILLIAM BLAKE (1757-1827)


E Enjte, 04.01.2010, 06:03pm (GMT+1)

 

SHTRIHEM

 

Shtrihem sipër një stomi

Ku e përgjumur Dashuria prehej;

Midis kallamishtes së lagësht dëgjova

Dënesje, dënesje.

 

Atëherë shkoj drejt një rrëpire

E drejt vetmisë së trishtuar,

Drejt ferrave dhe gjembave të shkretëtirës;

E ato më tregojnë

Si kishin qenë mashtruar,

Përzënë dhe detyruar në vetëpastrim shpirti.

 


MOS KËRKO MË

 

Mos kërko më ta shfaqësh dashurinë tënde,

Dashuri që nuk mund të shpallet kurrë;

Flladi i njerëzishëm lëviz

Në heshtje, i padukshëm.

 

E shpalla dashurinë time, e shpalla dashurinë time,

Zemra ime e shfaqi;

Duke u dridhur, duke ngrirë akull, në trembje të frikshme,

Ah! Ajo shkoi e vajti.

 

Sapo dashuria më la,

Një shtegtar kaloi andej;

Në heshtje, i padukshëm:

I mjaftoi një ofshamje, e rrëmbeu.

 

ËSHTË NJË BUZËQESHJE DASHURIE

 

Është një buzëqeshje dashurie

E një buzëqeshje mashtrimi.

Dhe është një tjetër buzëqeshje

Ku të dyja buzëqeshjet mpleksen.

 

Është një shikim urrejtjeje

E një shikim përbuzjeje.

Dhe është një shikim të përbërë nga këto shikime

Të cilin më kot

Ta harrosh ti përpiqesh.

 

Sepse në fund të thellësisë së zemrës depërton

E thellohet në thellësi të ashtit

E asnjë buzëqeshje që ishte ndonjëherë buzëqeshje

Por vetëm ajo e njëjta buzëqeshje

Nga djepi deri tek varri

Mund të buzëqeshet vetëm një herë

Dhe kur është buzëqeshje

Çdo mjerim fund merr.

 

MOS E SHPREH DASHURINË

 

Mos e shpreh dashurinë,

Ajo e vërteta e pathënë gjithmonë mbetet;

Është një shpirt që endet

I heshtur, i mistershëm.

 

E deklarova dashurinë time të madhe

Ia hapa zemrën asaj tejetej;

Me një frikë tmerruese, e akullt,

Ah, duke fërgëlluar shkoi, u tret.

 

Sapo nga unë u largua

Një kalimtar e hetoi,

I heshtur, i mistershëm:

Psherëtiu dhe  e pushtoi.

 

PSE KUPIDI ISHTE NJË DJALË

 

Pse Kupidi ishte një djalë

E pse një djalë ishte vallë?

 

Për gjithsa në jetë unë kam parë

Ai duhej të ishte patjetër Vajzë;

 

Sepse ai do të gjuante me hark

E Vajza do ta gjuante me syrin e saj;

 

dhe që të dy janë gazmorë plot harè

e qeshin atëherë kur qajmë ne.

 

Ta bësh Kupidin një djalë

Do të thotë që Vajza Kupidin e tallë;

 

Sepse një djalë nuk mund ta kuptoj gjënë

Gjersa burrë ai të jetë bërë;

 

E kur të bëhet burrë do të ketë

Aq shumë plagë shkaktuar me shigjetë

 

Sa atij të shkretit e gjithë jeta

Do t'i shkojë duke mbyllur plagët shkaktuar nga shigjetat.

 

Ka qenë gabimi i grekërve të lashtë

Që e shndërruan Dashurinë në një djalë

 

Dhe Gruan e shndërruan në Shtatore Guri

Dhe çdo Gëzim që atëherë u zhduk dhe humbi.

Shqipëroi: Elida Buçpapaj

Shqipëroi Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NAIM KELMENDI: SHQIPTARI VDES DUKE KËNDUAR(Poemë kushtuar Adem Jasharit, legjendës së trimërisë shqiptare) (03.27.2010)
DASHURISË I MJAFTON DASHURIAPoezi nga KHALIL GIBRAN (1883-1931) (03.19.2010)
BERMUDATregim nga FARUK MYRTAJ (03.17.2010)
AI KALOI DUKE BËRË DASHURI ME NJË TJETËR MBI NJË LËNDINË ME LULEPoezi nga GABRIELA MISTRAL (1889-1957) (03.02.2010)
POEMË PËR LUMIN LOTONË DHE POEZINË NË SHISHENga ADEM ISTREFI (02.27.2010)
O VIRGJËRESHA, O DEMONË, O PËRBINDËSHE, O MARTIRE, SHPIRTËRA TË MËDHENJ SHPËRFILLËSPoezi nga CHARLES BAUDELAIRE (1821-1867) (02.20.2010)
NGA DASHURIA IME E VRULLSHME DHE E VALË ASNJË ËNGJËLL NUK TË SHPËTON DOTPoezi nga HERMANN HESSE (02.13.2010)
CIKËL POETIK KUSHUAR PËRVJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNga NAMIK SELMANI (02.10.2010)
NATË PËRVËLUESE NË LAS VEGASNga AVNI MULAJ (1947-2010) (02.06.2010)
ZOGU BLU SI ZEMRA BLU E DASHURISË SIME ME ZEMËR QIELLORE KËNGËN TËNDE KAQ ËMBËL E PËRSËRITPoezi nga GUILLAUME APOLLINAIRE (Gijom Apoliner, 1880-1918) (01.27.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]