VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DASHURISË I MJAFTON DASHURIAPoezi nga KHALIL GIBRAN (1883-1931)

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 01:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

DASHURISË I MJAFTON DASHURIA

Poezi nga KHALIL GIBRAN (1883-1931)


E Premte, 03.19.2010, 12:56pm (GMT+1)

 

 

 

 

MBI KOHËN

 

Dhe një astronom tha: Usta Folna për Kohën.

Dhe ai u përgjigj:

Do të doja ta matja kohën, të pamatshmen dhe të paanën.

Do të doja të rregulloja sjelljen tuaj e të drejtoja rrjedhën e shpirtit tuaj sipas orëve dhe stinëve.

Kohën do të doja ta bëja një lum për të pushuar në bregun e tij e për ta shikuat tek rrjedh.

Por përjetësia që është në ju e di se jeta është pa kohë

Dhe e di se e sotmet nuk janë tjetërgjë veçse kujtimi i të djeshmeve, dhe të nesërmet ëndërra e të sotmes.

Dhe ajo që në ju është këngë dhe soditje qëndron e qetë brenda kufijve të atij akti të parë në të cilin yjet ishin tëharrur nga hapësira.

Kush nga ju nuk ndjen se forca e tij e dashurisë është e pakufizuar?

E kush nuk ndjen se kjo dashuri autentike, edhe pse e pakufizuar, është mbyllur në qëndrën e

Qenies së vet, e nuk kalon nga mendimi i dashurisë në mendimin e dashurisë, as nga akti i dashurisë në aktin e dashurisë?

Dhe nuk është ndoshta koha, kështu si dashuria, e pandashme dhe e palëvizshme?

Por nëse me mendimin do të donit të matnit kohën në stinë, bëni që çdo stinë të ketë brenda vetes të gjitha të tjerat,

dhe që e tanishmja ta përqafojë të kaluarën nëpërmjet kujtimit, dhe të ardhmen nëpërmjet pritjes.

 

 

DASHURIA

 

Atëherë Almitra tha: Fol ti Dashuri:

Dhe ajo u ngrit dhe kqyri fort popullin e ky ra në qetësi të plotë. Dhe me zë të prerë tha:

Kur Dashuria ju thërret, ndiqeni,

Edhe nëse rrugët e saj janë të ashpëra e të thikëta.

Dhe kur flatrat e saj t'ju pushtojnë, besojini asaj.

Edhe nëse shpata e tij, fshehur midis puplave mund t'ju plagosë.

Dhe kur t'ju flasë, kini besim te ajo,

Edhe pse zëri i saj mund t'jua shkatërrojë ëndërrat sikurse era e veriut shkatërron kopshtin.

Sepse dashuria siç ju kurorëzon ashtu edhe ju kryqëzon. Dhe siç ju bën të lulëzoni ashtu edhe ju këput nga lëndina.

Siç ngjitet në majën tuaj më të lartë e përkëdhel filizat më të njomë që drithërojnë në diell, Ashtu do të zbresë edhe në rrënjët tuaja dhe do t'i tundë derisa të dalin mbi tokë.

Si duaj gruri ajo iu mbledh.

Ju godet fort deri në pikën e fundit.

Ju kokrron për t'ua hequr egjrën.

Ju bluan për t'ju bërë borë.

Ju bën brumë derisa të jeni ende të butë.

Dhe ju vë në furrën e saj që të bëheni buka e shenjtë e sofrës së Zotit.

Të gjitha këto ua bën dashuria, që të mund të njihni sekretet e zemrës suaj dhe këtë njohje ta bëni fragment të zemrës së jetës.

Por nëse nga frika kërkonin tek dashuria vetëm paqe dhe kënaqësi,

Atëherë më mirë do të ishte për ju të fshihni lakuriqësinë tuaj dhe të dilni nga lëmi i dashurisë,

Në botën pa stinë, ku qeshni por nuk e shteroni gjithë qeshjen tuaj e qani, por nuk i shteroni gjithë lotët tuaj.

Dashuria nuk jep asgjë veç vetes dhe nuk del kurrë jashtë vetvetes.

Dashuria nuk përvetësohet dhe nuk do që të përvetësojë;

Sepse dashurisë i mjafton dashuria,

Kur dashuroni, mos thoni: "E kam Zotin në zemër", por thoni "Unë jam në zemrën e Zotit".

E mos besoni se e udhëhiqni dashurinë, sepse po të jeni të denjë është ajo që ju udhëheq.

Dashuria nuk dëshiron t'ju japë detyra.

Por nëse dashuroni e nëse është e pashmangshme që të kini dëshira, dëshirat tuaja do të ishin këto:

Të shpërbëheni dhe të imitoni rrjedhën e rrëkesë që këndon melodinë e saj natën.

Ta njihni vuajtjen me shumë çiltërsi.

Të jeni të therur nga i njëjti mirëkuptim i juaj i dashurisë,

Dhe të rridhni gjak dëshirëplotë dhe të gëzuar.

Të zgjoheni në mëngjes me zemrën plot flatra dhe të jeni mirënjohës për një ditë tjetër dashurie;

Të pushoni në orët e mesditës e të meditoni për dehjet e dashurisë;

Të lumtur, rifitojeni mbrëmjen;

Dhe bini në gjumë me një lutje në zemër për të dashurën dhe një këngë lavdi mbi buzët.

 

 

 

 

 

MARTESA

 

Atëherë Almitra e mori prapë fjalën e tha: Çfarë është Martesa, mjeshtër?
E ai iu përgjigj duke thënë:
Ju keni lindur bashkë dhe bashkë do të jeni gjithmonë.

Do të jeni bashkë kur flatrat e bardha të vdekjes do t'i përzënë ditët tuaja.

E bashkë në kujtesën e heshtur të Zotit.
Por që të ketë hapësirë në bashkëjetesën tuaj,
E midis jush të vallëzojnë erërat e qiejve.
Duajeni njëri tjetrin, por mos krijoni një kuvli dashurie:
Përndryshe do të jetë ajo një det midis brigjeve të shpirtrave tuaj.
Rimbushjani kupat njëri tjetrit, por mos pini vetëm në njërën kupë.
Jepni mbështetje të ndërsjellët, por mos hani në të njëjtën bukë.
Këndoni e kërceni bashkë e jini të hareshëm, por secili të jetë vetëm,

Sikurse janë vetëm telat e violinës, megjithatë bëjnë të njëjtën muzikë.

Dhurojeni zemrën, por njëra të mos jetë strehë për tjetrën.

Sepse vetëm dora e jetës mund t'i pajtojë zemrat tuaja.

E jini të bashkuar, por jo shumë ngjitur;

Shtyllat e kohës lartohen larg njëra tjetrës,

E lisi dhe selvia nuk rriten nën hijen e njëri tjetrit.

 

 

MBI BIJTË

 

E një grua që po i jepte gji një fëmije:
na fol për Bijtë.
E ai tha:
Bijtë tuaj nuk janë bijtë tuaj.
Janë bijtë dhe bijat e etjes që jeta ka për veten e saj.
Ata vijnë nëpërmjet jush por jo nga ju,
E ndonëse jetojnë me juve nuk ju përkasin.

Mund t'iu dhuroni atyre dashurinë por jo mendimet tuaja:
Ata kanë mendimet e tyre.
Mund t'iu bëheni strehë trupit të tyre por jo shpirtit të tyre:
Ata banojnë në shtëpinë e së nesërmes,
Të cilën nuk ju lejohet ta vizitoni as në ëndërr.
Mund të orvateni të jeni të ngjashëm me ata,
Por jo që t'i bëni të ngjashëm me ju:
Jeta ecën përpara e nuk vonohet me të shkuarën.

Ju jeni harqet prej të cilëve bijtë, si shigjeta plot jetë, vërshojnë përpara.

Harkëtari shikon shenjën mbi ndjesinë e së pakufishmes,

Dhe iu jep forcë gjersa shigjetat e tij të rendin shpejt dhe larg.

Besojini me zemër në dorë Harkëtarit;

Sepse siç e dashuron fluturimin e shigjetës ashtu dashuron ndalesën e harkut.

 

I shqipëroi: Elida BUÇPAPAJ

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BERMUDATregim nga FARUK MYRTAJ (03.17.2010)
AI KALOI DUKE BËRË DASHURI ME NJË TJETËR MBI NJË LËNDINË ME LULEPoezi nga GABRIELA MISTRAL (1889-1957) (03.02.2010)
POEMË PËR LUMIN LOTONË DHE POEZINË NË SHISHENga ADEM ISTREFI (02.27.2010)
O VIRGJËRESHA, O DEMONË, O PËRBINDËSHE, O MARTIRE, SHPIRTËRA TË MËDHENJ SHPËRFILLËSPoezi nga CHARLES BAUDELAIRE (1821-1867) (02.20.2010)
NGA DASHURIA IME E VRULLSHME DHE E VALË ASNJË ËNGJËLL NUK TË SHPËTON DOTPoezi nga HERMANN HESSE (02.13.2010)
CIKËL POETIK KUSHUAR PËRVJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNga NAMIK SELMANI (02.10.2010)
NATË PËRVËLUESE NË LAS VEGASNga AVNI MULAJ (1947-2010) (02.06.2010)
ZOGU BLU SI ZEMRA BLU E DASHURISË SIME ME ZEMËR QIELLORE KËNGËN TËNDE KAQ ËMBËL E PËRSËRITPoezi nga GUILLAUME APOLLINAIRE (Gijom Apoliner, 1880-1918) (01.27.2010)
ARTHUR SCHNITZLER dhe ËNDËRRA E DYFISHTËNga Elida Buçpapaj (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa I (01.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]