VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DIPLOMA UNIVERSITARETregim nga PIERRE-PANDELI SIMSIA

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 03:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

DIPLOMA UNIVERSITARE

Tregim nga PIERRE-PANDELI SIMSIA


E Enjte, 05.27.2010, 11:32am (GMT+1)

Mbete gjithë ditën në kompjuter, moj bijë - i tha e ëma kur hyri në dhomë dhe eci drejt saj.

Ajo, si të mos kishte dëgjuar se ç'foli e ëma, klikoi mbi kompjuter dhe figura, u zhduk menjëherë. Në ekran, u dukën disa shkronja, që të ëmës iu dukën shumë të vogla për t'i lexuar, ndoshta edhe pse ishte pa syze.

- S'po kuptoj se ç'po ndodh me ty; e ke lidhur jetën vetëm me këtë të uruar kompjuter. Epo edhe kështu nuk bëhet, ngrysu, gdhiu, ti vetëm kompjuter e ke mendjen!

Vajza i dha një shtytje kokës prapa duke e rotulluar, si për të treguar lodhjen e saj, fërkoi tëmthin e majtë me gishtin e mesit të dorës, pastaj, si e përgjumur, hapi gojën dhe vuri dorën para saj.

- Mama! Do shkoj në shkollë, në universitet. - Ktheu kokën nga e ëma që po rrinte në këmbë në anën e djathtë të saj. Në fytyrë iu dallua një shprehje gëzimi.

E ëma, si të mos e kishte dëgjuar mirë se ç'i tha e bija, e pyeti: - Ç'farë the? Shkollë, universitet?! - Fytyra e saj, menjëherë mori shprehje habie

- Po! - iu përgjigj ajo. Lëvizi karriken rrotulluese pak majtas dhe përsëri u kthye nga e ëma.

- Unë, me kë do rri në shtëpi, nëse ikën ti në universitet? - tha e ëma dhe mblodhi buzët e habitur. Pastaj, duke i dhënë kokës një lëvizje majtas djathtas në shenjë mohimi, foli e habitur: - Universitet!? Nuk ke moshë ti moj bijë tani për në universitet! Shkolla ka kohën dhe vaktin e saj. Ti edhe shkollën e mesme atje, në Shqipëri... - nuk e vazhdoi mendimin ta thoshte deri në fund, ndërsa me vete po thoshte: "Ti edhe shkollën e mesme, me të shtytur, si i thonë fjalës, e morre.

- Mama, disa herë t'a kam thënë dhe ti je vetë e ndërgjegjshme, jemi në Amerikë këtu dhe... - i dha flokëve të saja ngjyrë gështenjë, një lëvizje me dorë, duke i hedhur prapa kurrizit.

Ajo ishte një vajzë që i kishte kaluar të 30-tat. Jetonte vetëm me të ëmën. Në Sh.B.A. kishin ardhur si fituese të llotarisë amerikane për të qenë banore e përhershme e Amerikës. Në rininë e saj, kishte pasur histori të ndryshme dashurie dhe gjithmonë kishte dalë e zhgënjyer, jo për fajin e saj, siç e thoshte edhe ajo vetë, por nga mentaliteti konservator i meshkujve...

Për të kaluarën e saj, që e kishte hedhur pas krahëve, nuk donte t'ia dinte.

Sapo erdhën në Amerikë, të dyja, nënë e bijë, për të përballuar vështirësitë e fillimit të një jete të re e të panjohur në emigracion, ishin regjistruar në një shkollë me program mësimor dy javor, për përkujdesjen e të moshuarve. Nga ajo shkollë dy javore ishin pajisur edhe me dëshmi kualifikimi, e cila i ndihmoi edhe në gjetjen e menjëhershme të punës.

E ëma ishte e kënaqur me punën që bënte, jo vetëm se paguhej mirë, por i ishte mundësuar edhe fjetja në shtëpinë e të moshuarës së sëmurë.

Në të njëjtin pozicion pune si e ëma ishte edhe e bija, por se ajo, në mbrëmje vinte të flinte në apartamentin e tyre të marrë me qera.

Puna e të ëmës nuk zgjati më shumë se tre vjetë; e moshuara ndërroi jetë.

Vajzës i ishte mërzitur puna dhe, si për t'a larguar atë mërzitje, pjesën e mbetur të kohës së lirë e kalonte në kompjuter.

Atë ditë, kur u ul para kompjuterit, midis mesazheve të shumtë, i kishte ardhur edhe një mesazh nga një adresë e panjohur.

E klikoi për të lexuar se ç'shkruhej në atë mesazh; nga një universitet jashtë shtetit ku ato banonin, e njoftonin të regjistrohej në atë shkollë e të vazhdonte studimet on-line dhe ajo mund të zgjidhte një nga ato diploma gradimi: bachelor, masters degree, professor doktor.

Iu duk e çuditshme, por edhe një ndjengë gëzimi jetoi në ato çaste. "Si m'a kanë gjetur adresën e e-mail-it!" - mendoi.

E lexoi disa herë atë ç'farë ishte shkruar, plotësimin e formularit dhe të dhënat e tjera. U dyzua pak, kur lexoi shumën e majme që duhej për të paguar shkollën, por, mendimi se do pajisej me një diplomë universitare amerikane, si e vetmja mundësi për të ecur në jetë, e qetësoi.

Për të qenë më e qartë me atë ç'farë i kishte ardhur, mendoi të bisedonte direkt me shkollën, sipas numrit të shënuar.

Zëri tjetër matanë telefonit, e mirëpriti kërkesën e saj për t'u regjistruar si studente on-line në atë universitet, madje, ai zë, iu duk i ëmbël dhe e folura e gruas iu duk me kulturë...

Vajza e pranoi edhe pagesën e shkollës.

- Mësimi do jetë on-line, vetëm se, për të qenë korrekte me rregullat e shkollës, duhet të paraqitesh në shkollë në ç'do fundsezoni - i tha zëri matanë telefonit.

- J'u lutem, j'u lutem shumë! Diploma më intereson edhe nëse nuk e kam mundësinë të paraqitem në shkollë...

Ç'do gjë u qartësua...

Pas dy vjetë mësimi on-line erdhi dita e shumëpritur. Në ceremoninë e dorëzimit të diplomave, midis studentëve të tjerë, ishte edhe ajo.

Pas ceremonisë përshëndetëse, falenderimit dhe urimit në punën e re të gjithë studentët të veshur me uniformën e diplomimit, u shpërndanë të gëzuar, duke mbajtur në duar diplomën universitare dhe ëndrën e gjetjes së punës.

Në shtëpinë e tyre ai sukses i vajzës, mbrojtja e diplomës, nuk mund të kalonte pa një ceremoni gëzimi familjar.

Të dyja, nënë e bijë, menduan të shtrojnë një darkë familjare, ku të ftuar do ishin miqtë dhe shokët e tyre më të afërm.

Në një cep të dhomës, që ishte regulluar bukur, varrej fotografia e saj në ditën e diplomimit.

Pak e nga pak, dhoma e pritjes u mbush me të ardhurit, fytyrat e tyre ishin të qeshura.

Më të qeshura, dukeshin fytyrat e nënës dhe të bijës.

Disa nga miqtë e ardhur, nuk nguruan të shprehnin habi me veten e tyre.

Kishte kaluar, pothuajse një vit e gjysëm dhe vajza ishte akoma në pritjen e gjetjes së ndonjë pune.

Kishte trokitur në shumë dyer zyrash dhe kompani të ndryshme. E kishin mirëpritur në takimin e parë dhe, kur kishin parë diplomën e shkollës on-line, nuk e kishin vazhduar më bisedën.

Asaj vetëm i premtuan, duke e përcjellë me fjalët refren: "Po j'u shënojmë numrin tuaj të telefonit dhe, mundësia e parë që do na krijohet për punë do t'ju thërrasim vetë".

Për t'a bërë bindës atë fakt, diplomën e fotokopjonin në sy të vajzës, e fusnin në sirtarë dhe për t'a hedhur më vonë në koshin e plehrave

Ajo pritje e gjatë, asaj nuk po i pëlqente edhe pse mundohej të mos e shprehte shqetësimin në sy të së ëmës, ndërsa, vetë e ëma kishte kohë që po e brehte meraku dhe shqetësimi i mosgjetjes së punës. Një ditë, nuk nguroi t"˜ thoshte: - Paguam gjithë ato para' moj bijë, bëre gjithë atë shkollë dhe, punë nuk ke gjetur akoma. Po bëhen gati dy vjetë. Ajo shkolla e parë që bëmë bashkë, vërtet dy javore ishte, por, jo vetëm që nuk paguam, por edhe punën na e gjeti menjëherë.

Edhe vajza vetë e dinte mirë, që ajo diplomë universitare online nuk kishte shumë vlerë dhe mundësi gjetje pune.

Mendoi të kthehej në Shqipëri, si e vetmja mundësi për t'u punësuar. "E kam armën e fortë tani, diploma nga një universitet amerikan" - dhe buzëqeshi me kënaqësi.

Iu kujtua një e njohura e saj para pak kohësh, që kishte mbaruar shkollën dhe ishte diplomuar on-line si edhe ajo. Ishte kthyer në Shqipëri dhe menjëherë ishte punësuar, madje edhe në administratën shtetërore.

Pierre-Pandeli Simsia


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KULLA E PËRGOJUARTregim nga FARUK MYRTAJ (05.25.2010)
AVE MARIAProzë nga BILAL XHAFERRI (05.24.2010)
HINGËLLIMA E KALITTregim nga RAIMONDA MOISIU (05.21.2010)
S'HABIT KËND QË HËNA NË DRITAREN TËNDE TË DUKET SIKUR KA DALË NGA NJË POEMË DASHURIE TË CILËN TI DIKUR E DIJE PËRMENDSHPoezi nga poeti bashkëkohor amerikan BILLY COLLINS (05.08.2010)
ORHAN PAMUK: TË LIRË PREJ FQINJËVE!Përkthyer nga FARUK MYRTAJ (04.30.2010)
FREDERIK RESHPJA POETI QË NUK U THYENga SOKOL ZEKAJ (04.20.2010)
DASHURI E NJOMË E VAJZËRISË, MË FAL NËSE TË HARROJ, NDËRSA MË PËRFSHIJNË RRYMAT E BOTËSPoezi nga EMILY BRONTË (1818-1848) (04.11.2010)
DUKE U DRIDHUR, DUKE NGRIRË AKULL, NË TREMBJE TË FRIKSHME, AH! AJO SHKOI E VAJTIPoezi nga WILLIAM BLAKE (1757-1827) (04.01.2010)
NAIM KELMENDI: SHQIPTARI VDES DUKE KËNDUAR(Poemë kushtuar Adem Jasharit, legjendës së trimërisë shqiptare) (03.27.2010)
DASHURISË I MJAFTON DASHURIAPoezi nga KHALIL GIBRAN (1883-1931) (03.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]