VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - JU TREGOJ BONON, LAG NGA SKENAProzë nga ROBERTO SAVIANO

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 03:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

JU TREGOJ BONON, LAG NGA SKENA

Prozë nga ROBERTO SAVIANO


E Djelë, 08.08.2010, 07:08pm (GMT+1)


Zgjohem dhe marr një mesazh. Në përgjithësi, janë probleme, më kërkojnë për ndonjë shkrim që nuk e kam dorëzuar akoma, rezultate procesesh, hetime, arrestime. Por këtë herë bëhej fjalë për diçka ndryshe: "Bono, lideri i U2, është në Itali dhe kërkon të të njohë". Kërkoj shpjegime. Dhe pas disa sekondash: "Po, Bono ka lexuar librin dhe intervistat e tua, kërkon të të njohë". Për ndonjë arsye të çuditshme, mendon gjithmonë se disa gjëra nuk kanë gjak e mish, por janë po aq të paprekshme. Një prej këtyre është edhe zëri i Bonos, zëri më i bukur mashkullor i rrokut botëror. Dhe kur ai zë të thotë "falemnderit që ke bërë gjithë këto kilometra për mua" e ndjen thirrjen e "One" ("One love, One life") dhe ke ndjesinë e të qenit pjesë e një grupi që e humbet qetësinë përpara një ylli rock-u.


Bono më pret në një vilë të marrë me qira. Ajri është vërtet si i shtëpisë, fëmijë që vrapojnë gjithandej, madje edhe ketrat që hidhen nëpër kopsht, dhe mendon se asnjëherë nuk i ke parë të gjitha këto nga afër. Bono më përqafon dhe kjo sjellje e tij shumë xhentile çarmatosëse që demonstron atë që të kanë treguar, domethënë, kualitetin e tij burrëror të mbetur të tij. Madje, i etur për të të njohur, për të të kuptuar, kurioz për botën dhe aspak i mbyllur në kështjellën e tij të natës. Ka syzet e zakonshme, ulemi për të ngrënë, dhe dukej se kishte një formulë për mua: E para, edhe pse një fitore e vogël kundër forcave të së keqes që të rrethojnë, është të konservosh sesin e humorizmit. Pra duhet të luftosh absolutisht dhe këtë e bën duke dalë mbi të gjithë, me një buzëqeshje. Sepse të qeshësh- dhe të qeshësh shumë është prova më e hapur e lirisë. A e di, kur e kam menduar për herë të parë këtë gjë, nuk isha absolutisht i rrezikuar, i vetmi rrezik që kisha ishte ajo kur pashë trupin tim nudo publikuar në faqet e një gazete. Apo ajo kur isha fotografuar i dehur në daljen e një bari. Ja pra, ajo që kuptova, pikërisht në fillim të popullaritetit tim, që kjo ndjenjë e të ndjerit në siklet, ndjenja e inatit, mund të kthente në fytyrë të shëmtuar, edhe atë më të bukurën".

Bono më tregon sesi është thelbësore për të qëndruar të njëjtët edhe pse në kthim të gjithë kërkojnë të marrin copëza prej teje, ti modifikojnë, duke të mallkuar apo tepër të ekzaltuar. I kërkoj nëse i mungon jeta normale, të sillet si çdo qenie tjetër njerëzore. "Më vjen shumë keq që nuk mund të nxjerr fëmijët e mi vërdallë. Njëherë, isha në fillim të karrierës sime, provova dhe të maskohem: vura një kapele dhe syze kauboj. Hyj në një dyqan, doja të bleja një kitare dhe me një theks jo normal u drejtova drejt kasës. Pasi kisha paguar dhe isha gati të dilja, kasierja më afrohet afër veshit dhe më thotë: ok, ok Bono, e kuptova, mund të mjaftojë, ngadalë, nuk i them askujt që je ti...".


Ngre syzet dhe qesh. Sytë janë blu e thtellë dhe kanë një tendinë irlandeze. Një fytyrë e pjekur, por është ai. Tani e njoh plotësisht ashtu sikurse isha fëmijë dhe shihja videot e tij në vhs. Bono, ka profilin e një njeriu që gjithmonë kërkon, studion botën, kërkon ta njohë. Për të, të bërit muzikë, është gjëja më e bukur për të qëndruar në botë, nuk është vetëm për t'u argëtuar, por edhe për të kuptuar, komunikuar dhe transformuar. "Dua të di më shumë, të mësoj më shumë rreth Italisë. Dhe kjo sepse, ajo që ndjej e shoh, nuk më duket si luftë. Ka një lloj dizekuilibri: shoh një gjë dhe provoj në fakt një gjë tjetër".


Për Bonon si për shumë të huaj të tjerë, është shumë e vështirë t'u tregosh kontradiktat italiane; shërbimet e keqia, politikanët e këqinj, institucionet që nuk funksionojnë, sikur gjithçka të vinte nga jashtë. Dhe ndërsa kanë aftësi, italianëve u jepet vetëm një mundësi e vogël për talentet e mëdha, kapacitetet e mëdha, por gjithmonë të detyruar, izoluar, dhe të vendosur në vështirësi. "Kam përshtpjen se Italia është një vend i shenjtë, adhuroj të veçantat e tyre: familjen, aromën e kafesë, kollitjen e një gruaje për shembull. Këto detaje janë zjarret brenda njerëzve. Pra, ndjej se italianët mund të marrin përsipër një rol dominant, të jenë vërtet të mëdhenj për tu dhënë ndihmë të varfërve në botë, në luftën për krijimin e kapitalizmit të ri që të jetë "përfshirës" dhe jo "ekskluziv". Po tani politika nuk arrin ta reflektojë këtë situatë. Dhe është e njëjta situatë prej kohësh; edhe kur ishte Prodi, që më pëlqente shumë. Në 2005, fondet e destinuara për ndihmat humanitare ishin 0.19 % e prodhimit të brendshëm, në 2009 ishin 0.15% pra më pak akoma. Britania, kaloi nga 0.7 në 0.51, Norvejia është tek 1%, Irlanda tek 0.52%. E pabesueshme apo jo? Pra ka një hendek mes asaj që provon dhe asaj që sheh. Dhe jam i sigurt se nëse arrijmë ta shpjegojmë këtë, tua shpjegojmë më mirë italianëve, mendoj se do të jenë ata që tu thonë liderve të tyre se çfarë duhet bërë. Ndoshta nuk kemi arritur deri tani ta shpjegojmë këtë gjë në mënyrë të qartë, atëherë ka nevojë për të gjetur njerëz që kanë aftësinë për të dhënë këtë informacion. A do të ketë mundësi Italia për të pasur një fillim të ri?"


Eshtë e vështirë ti përgjigjesh një pyetjeje të tillë. Mundohem të shpjegoj se pse gjithcka është kaq ideologjike, pse në Itali duket shpesh sikur ka një betejë midis rretheve, ku duhet të mendohet në seri dhe asnjëherë nuk ka një konfrontim faktesh. Individualitetet e ideologjive sfumojnë çdo lloj dialogu a thua sikur kjo do të dëmtonte të ardhmen. "Sigurisht e ardhmja duhet të rinisë shpejt duke lënë pas të shkuarën. Por duket shumë banale të thuhet që ka nevojë për një politikë të re në Itali, që të fillojë të jetë në shërbim të popullit, dhe jo të ideologjisë. Do të më pëlqente të kishte një tjetër alternativë, që mos të vinte nga e djathta, por gjithashtu jo nga e majta. Jam bërë si i shurdhër. Nuk kam veshë për të majtën, ashtu sikurse nuk kam pasur asnjëherë për të djathtën. Megjithatë, për këtë të fundit, duhej të rritesha pak. Duhej të mësoja të pranoja miqësinë e Bushit, që ka bërë gjëra të jashtëzakonshme për Afrikën. Dhe për këtë, gjykimi im për të, nuk mund të jetë tërësisht negativ. David Cameron, për shembull, ka qenë i vetmi që bëri shkurtimet më të mëdha të bilanceve në Britani, pa reduktuar fondet që ishin drejtuar drejt ndihmave humanitare. Gjenden miq edhe tek e djathta. Ndonjëherë nuk e pret, por në fakt i gjen. Të tjerë njerëz që i mendon miq, nuk janë të tillë. Merr si shembull Afrikën. Tregtinë dhe rregullat e saj përshembull. Afrikanët nuk duan të flitet për kufizime të tregtisë, duan të luajnë në territor të lirë. Nuk duan të flitet për embargo me normat e politikës për ndihmën e BE, që ulen në fakt në respekt të politikës bujqësore apo tek tarifat doganore. Për ata, e gjithë kjo situatë nuk shkon. Dhe nëse flet me të majtën dhe u shpjegon se ç'mendojnë afrikanët, të thonë: eh, eh, ec ngadalë. E majta bën shumë për SIDA-n dhe ndihmat. Atëherë, nëse vdesin nga AIDS, u japim shërbimet farmaceutike dhe ndalojmë aty. Por për të tjerat asgjë. Pra, përfundojmë duke paguar 2 dollarë për lopët, por nuk mund të japim një dollar në ditë për ata që vdesin nga AIDS. Ja pse jam bërë i shurdhët....Pra të ikin të gjithë dhe t'ia rinisim nga fillimi. Dua të shoh politikanët në parlament të pamaskuar, pa mjekër apo mustaqe".


Këtu, nuk arrij fare por përgjigjem duke buzëqeshur. Politika në Itali është si një xhungël, plot me dossier dhe helm. Të mendosh për politikën është si një vend ku duhet të transformosh gjëra të vështira, gati të pamundura. Por këtë e kam të pamundur ta tregoj, ndoshta më bën keq. Për më tepër i kërkoj Bonos delegjitimimin e gjithë kësaj. Impenjimi i tij shpesh atakohet, milioneri rokstar që impenjohet në favor të të varfërve. Edhe ai nuk është i mbrojtur nga makina e delegjitimitetit, që fuqitë përdorin shpesh duke vënë në funksionim ushtrinë e tyre të fyerjeve, legjione të tëra mediokrish gati të ndjekin urdhërat e shpifjes.


"Kur njerëzist do të ndërgjegjësohen se nuk ka rrugëdalje dhe ata duhet të dëgjohen, atëherë duhet ta kthejnë një personazh në një klloun, ta bëjnë apatik, apo thjesht karikaturë. Pa tredimensionalitet, ky është delegjitimimi. Të gjithë armiqtë arrijnë njëherë të delegjitimohen. Bëhet kur je armik. Në realitet mendoj këtë: e kuptoj shumë mirë mekanizmin, dhe e kuptoj se mund të përdoret në mënyrë ofensive dhe negative. Por mendo, në atë kohë, një prej formave më efikase ndaj nazismit në vitet '30, apo kundër fashizmit, ishin kllounët, me një sens humori. Të cilën e përdornin si armë. A e di, fashistët dhe nazistët, kishin gjithë këto uniforma fantastike, shumë mashkullore. Si sfilatë mode. Ndërkohë këta kllounë të protestave, ngrinin pantallonat e tyre dhe sikur të kishin vendosur bizele të freskëta në to. E ndërsa nazistët luftonin me gjithë këto, burgjet dhe represionin, nuk mund të luftonin humorin. E pamundur, nuk kishte armë. Pra delegjitimimit i përgjigjesh me humor, qesh".


Ekuilibri i ndërtuar nga Boni, ka një sens çudibërjeje. Ti flasësh për çështje të mëdha njerëzimit, ndërkohë që hidhen, këndojnë, argëtohen. Të hysh në një festë të madhe dhe të kuptosh që ajo lumturi duhet të ndahet. Që të luftosh varfërinë duhet ta shohësh në sy, dhe jo të biesh në mizeri apo të heqësh dorë. Por shton lumturinë tënde. Ka arritur të përfshijë me miliona të rinj të brezave të ndryshëm pa retorik, pa pasur frikë se po gabon. Nëse bën gabime, mirë është të mos i bësh. Dhe gjithë këtë, duke u përpjekur për të qenë konkret. Duke financuar projekte. Duke kuptuar që ka një mënyrë të shëndetshme për të bërë para dhe për ti përdorur ato. "Paratë, tregojnë korrupsion, ndaj, nëse do para, duhet të jesh i korruptuar. Nëse ti thua: ok dua të fitoj, por vetëm për të bërë mirë, nuk të besojnë. "Kujt ia jep ti pijë? Të thonë. Në Irlandë, në të shkuarën për motive të ndryshme, kishte të njëjtin mentalitet. Të kishe sukses do të thoshte të kishe luftuar armikun. Që ishin anglezët. Dhe pas pavarësisë, nëse kishe sukses do të thoshte që kishe mundur armikun. Pra, kishte një raport me të vërtet shumë të cuditshëm për suksesin. Grupi U2 kërkoi të fillonte pikërisht nga ky këndvështrim. Dhe jam i lumtur të them se pjesa më e madhe e njerëzve në Irlandë, ka ndryshuar mendim për ne. Të paktën, fakti që kemi pasur sukses, nuk shihet më negativisht. Për të arritur deri këtu, ama, kanë ndezur prapë kompjuterat nga e para me një tjetër mënyrë argumentimi. Dhe është shumë pozivive që kanë arritur këtë, të paktën për ne".
Bono nuk kishte pse të impenjohej për çështjen afrikane. Kishte gjithçka që një artist do të donte të kishte. Madje ky fakt i kishte krijuar shumë probleme. Por edhe një lloj kënaqësie që vetëm karriera nuk ta jep. "e njeh Desmond Tutu, apo jo? Ai të ka mbrojtur shumë...Ai është kapo, bossi im, nëse vjen në koncertin tim, ta prezantoj. Ishte ai, së bashku me Mandelën, por ai në veçanti, që më kërkoi të çoja përpara projektin e fshirjes së borxhit të jashtëm, "debt cancellation", që vendet e varfra kanë në konfront me vendet e mëdhenj. Ai e ka krijuar këtë organizatë që quhet "Truth and Reconciliation" dhe për mua, ajo që prezanton kjo organizatë e tij, është ideja më e rëndësishme për 25 vitet e ardhshme!".


Kalon Edge. Me kapele në kokë, i ndrojtur. Bono e thërret. "Nuk doja të të shqetësoja...por faleminderit që erdhe". E gjithë kjo mirësjellje reale, ma heq gjithë ankthin, tani ndjehem shumë i qetë. Mbarojmë së ngrëni, është bërë vonë, Bonon e marrin ata të zyrës së shtypit, duhet të shkojë të bëjë provat. Përshëndetemi, dhe bëjmë disa foto së bashku skematike, duke premtuar që ti mbajmë vetëm për vete, si ajo punë gjithsesi, ku luhet loja e krahëve të fortë, ku secili kërkon të fitojë tjetri. E çuditshme por më duhej një pasdite si kjo për të jetuar një ditë të qetë në ajër të hapur dhe me shumë të qeshura. Bono më përqafon dhe më thotë: "Je i ftuar në koncert, mos harro". Eh, sikur, i përgjigjem, por e shoh të vështirë. "Jo, por jo vetëm për këtë, ti je i ftuar edhe për koncertet e tjera". "Cilat?" "Të gjitha koncertet e tjera që do të bëjmë, për të gjithë jetën tonë. M'u duk si një urim shumë i bukur dhe nuk gjeta fjalë të tjera përveç një përshëndetje të thjeshtë "thanks". Kthehem në makinë, dhe ekskortën time e gjej duke dëgjuar "One", këngën time të preferuar. "One Love, one blood, one life. You got to do ëhat you should". E tamam, pikërisht kështu... një dashuri, një gjak, një jetë, duhet të bësh atë që duhet....

(http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DR. GËZIM ALPIONI DHE POETIKA E NJË VËSHTRIMIEssé nga XHEMAIL ALI PECI (08.08.2010)
DRITARE MBI BOTË - KËNAQËSIA TURKENga ORHAN PAMUK dhe MATTEO PERICOLI (08.02.2010)
ME POETIN ALEKSANDËR ESENINNga ROZI THEOHARI (08.01.2010)
MARRËZI TË ËMBLA NËN BUKOVILEProzë poetike nga RAIMONDA MOISIU (07.31.2010)
ZHAPIUTregim humoristik nga NAUM PRIFTI (07.16.2010)
NJË TAKSI PËR MACEN TIMETregim nga ALEKO LIKAJ (07.02.2010)
ZOGJTË PREJ LETRETregim nga PIRRO LOLI (06.27.2010)
VIZITA E JAKOMONITTregim nga NAUM PRIFTI (06.23.2010)
HAKËRRIM - KOHA E MASKARENJVE POR ATDHEU I SHQIPTARËVEPoezi nga ALI ASLLANI (1882-1966) (06.21.2010)
DHE ÇDO VIT KA NJË ÇAST TË SHKUTËR TRULLOSËS KUR NE NDALIM FRYMËN NË MES TË UDHËS SË GJATË PËR NË SHTËPIPoezi nga poeti bashkëkohor amerikan EDWARD HIRSCH (05.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]