VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - POETI MË I MADH I BOTËSTregim i ROBERT ZEND përkthyer nga FARUK MYRTAJ

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 03:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

POETI MË I MADH I BOTËS

Tregim i ROBERT ZEND përkthyer nga FARUK MYRTAJ


E Hënë, 08.09.2010, 05:54pm (GMT+1)

Granduloyf kishte ardhur në Obobistan prej një vendi të panjohur të quajtur Uangia. Në vendlindjen e tij rreth katërqind mijë njerëz flisnin endè gjuhën Uangeze.

Granduloyf jetonte prej disa dekadash në Obobistan dhe, ndonëse bëri gjithëçka për të mësuar gjuhën Obobi, e kishte të pamundur të fliste. E tëra kjo dukej se vinte ngaqë në gjuhën Uangeze përdoreshin vetëm foljet, teksa në Obobi përdoreshin vetëm emrat. Deri edhe njësitë e masave ishin të ndryshme: Çdo njësi obob duhej kuptuar si pjesë e njësisë matëse uangeze. Për më tepër, as që ekzistonin ngjyrat obob në gjuhën Uangeze, banorët e atjeshëm nuk përdornin koresponduese për karakterin human, kishin laryshinë e mënyrave të foljes, por Obobët nuk mund të pranonin ndryshimet në individualitetet përkatës. E mendonin veten si tulla metalike të padepërtueshme.

Mbas tridhjetë vjetësh në Obobistan, Granduloyf s'mundte që s'mundte të formulonte, as edhe kërkesën elementare për të blerë një paketë cigaresh, pa u bërë qesharak në sy të tjerëve.

Granduloyf ishte poeti më i madh në këtë botë, edhe pse askush nuk e njihte këtu ku jetonte. Mbas arritjes në Obobistan, ai u përpoq të shkruante disa vjersha në gjuhën Obobi. Kur, teksa hidhte në gjuhën Uangeze fraza të tilla si "retë blu fluturonin në një qiell pranveror", në gjuhën Obobi kjo tingëllonte diçka si "lopët u grumbulluan rreth stallës së shkatërruar". Miqtë e tij të rinj në Obobistan, ndonëse përpiqeshin të tregoheshin të sjellshëm me të, shkriheshin në të qeshura me lotë. Merret vesh që, pas disa rastesh të tilla, Granduloyf hoqi dorë prej përpjekjes për të shkruar vjersha në Obob.

E vetmja zgjidhje duhej të ishte një përkthyes i mirë, por si ta gjeje një Obobas të tillë që të dinte rreth ekzistencës së Uangias dhe të gjuhës aty?

Granduloyf shkruajti letra për miqtë e tij në Uangia, i ftoi madje të vinin edhe ata në Obobistan, por askush prej tyre nuk gjente mundësi e arsye të mjaftueshme për të ardhur aty ku ishte ai. Nëna e njerit prej tyre fatalisht ishte e sëmurë rëndë, një tjetër ishte marrosur ndaj politikës që bëhej në vendlindje dhe i trembej sistemit social në Obobi, kurse një i tretë i përgjigjej se ishte i mbytur me punët dhe përkujdesjet për letërsinë dhe gjuhën Uangeze (megjithëse e dinte fare mirë se kjo tribu nuk do të mbijetonte dot pas kalimit në shekullin tjetër).

Megjithatë, pas disa vjetësh të një korespodence të gjerë me kolegët e miqtë e vendlindjes, djali i mikut të tij më të mirë vendosi të vinte në Obobistan për të jetuar dhe bashkëpunuar me të. Granduloyf ndjehej shumë i lumtur, lumturi kjo që vazhdoi për disa muaj, gjerkur ai kuptoi dhe u detyrua të pranonte se djaloshi i shkretë po provonte të njëjtin hall që ai vetë e kishte vuajtur më parë: nuk mund të mësonte dot gjuhën Obobi!

Granduloyf e ktheu djalin e mikut në vendlindje, duke hedhur mbi dëshpërimin e tij të deriatëhershëm edhe një vello tjetër të errët.

Prej kohësh e kishte braktisur të shkruarin e vjershave dhe poemave, por nuk mund të ndalonte përjetimin e tyre. Sa herë që ndjente pulsimin e ndonjë vjershe diku në thellësinë e tij, ai ngrihej dhe ulej në tavolinën e punës dhe rrinte ashtu për aq kohë sa do t'i duhej shkrimit të vjershës që kishte regëtirë së brendshmi. Dorën, ku ngërthehej pena e shkrimit, e mbante papushim mbi letrën e bardhë, pa guxuar të hidhte në të qoftë edhe një shkronjë të vetme. Në ato çaste, ashtu si dhe më parë dhe më pas tyre, shihej të vuante nga të njëjtat dëshira dhe mendime torturuese: "Të shkruante, të shkruante...vetëm të shkruante....Në Uangeze ishte fare e lehtë, por askush nuk do ta lexonte...Në Obobi mund ta lexonin të gjithë, por ai nuk do të arrinte të shkruante, kurrë...Ishte pa shpresë, fare..."

Pena e tij lëvizte përmbi letrën e bardhë ashtu siç fluturojnë zogjtë që emigrojnë. Të shtyrë e të prirë prej instiktit të lashtë, duke u endur e vërtitur papushim mbi dallgët e oqeanit, në kërkim të Atlantës, vendit të emigrimit. Pena e tij zhvendosej thuajse pa asnjë qëllim mbi letrën e bardhë dhe nuk ulej që s'ulej as edhe një çast të vetëm mbi të. Në vend që të shkruante, s'arrinte dot tjetër gjë, veçse të derdhte pika loti...

...Kur Granduloyf vdiq, gjetën shumë vëllime të tilla në apartamentin e tij. Faqet e pashkruara kishin edhe ato rregullat e caktuara sipas rrjedhës së lotëve. Në Uangia, këto libra do të ishin shndërruar në kremtime koleksionesh të vuajtjeve pa fjalë të një shpirti të plagosur. Në Obobistan ato shiheshin si gjëra që thjesht nuk ishin. Librat e pashkruar ishin thjeshst dhe vetëm diçka e papërdorshme, nuk vlenin për asgjë. Nëpunësit e funeralit, që verifikuan vdekjen, ia flakën librat e shkruar në këtë mënyrë të pazakonshme, bashkë me mbeturinat e tjera, si diçka irrituese, madje.

E tëra kjo të dukej se kishte efektin e çuditshëm se Granduloyf nuk kishte ekzistuar kurrë.

Përktheu: Faruk Myrtaj

Ps.

Robert Zend, shkrimtar kanadez, është i njohur sidomos për përmbledhjen poetike "Nga Zero tek Njëshi".

Tregimi është marrë nga revista e përtremuajshme EXILE, e editorit Barry Callaghan, Toronto. Kanada.

Përktheu FARUK MYRTAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JU TREGOJ BONON, LAG NGA SKENAProzë nga ROBERTO SAVIANO (08.08.2010)
DR. GËZIM ALPIONI DHE POETIKA E NJË VËSHTRIMIEssé nga XHEMAIL ALI PECI (08.08.2010)
DRITARE MBI BOTË - KËNAQËSIA TURKENga ORHAN PAMUK dhe MATTEO PERICOLI (08.02.2010)
ME POETIN ALEKSANDËR ESENINNga ROZI THEOHARI (08.01.2010)
MARRËZI TË ËMBLA NËN BUKOVILEProzë poetike nga RAIMONDA MOISIU (07.31.2010)
ZHAPIUTregim humoristik nga NAUM PRIFTI (07.16.2010)
NJË TAKSI PËR MACEN TIMETregim nga ALEKO LIKAJ (07.02.2010)
ZOGJTË PREJ LETRETregim nga PIRRO LOLI (06.27.2010)
VIZITA E JAKOMONITTregim nga NAUM PRIFTI (06.23.2010)
HAKËRRIM - KOHA E MASKARENJVE POR ATDHEU I SHQIPTARËVEPoezi nga ALI ASLLANI (1882-1966) (06.21.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]