VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ELDORADONGA EDGAR ALLAN POE

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 10:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

ELDORADO

NGA EDGAR ALLAN POE


E Hënë, 10.18.2010, 07:48am (GMT+1)



EDGAR ALLAN POE

(Lindi më 19. Janar 1809 në Boston, Massachusetts, SHBA -  vdiq më 7. Tetor 1849 në Baltimore, Maryland)


Eldorado apo El Dorado shpjegohet nga fjalorët e sotëm me pak fjalë: Një vend i begatisë dhe i mirësisë. Një qytet që përfytyrohej të ishte në Amerikën e jugut, i cili u bë objekt i kërkimit në shekujt XVI e më vonë, pra në shekujt e udhëtimeve të mëdha të zbulimeve gjeografike. Në mënyrë përgjithësuese, në mënyrë metaforike, me Eldoradon kuptohet mirësia dhe begatia përrallore. Eldorado është një fjalë që vjen nga spanjishtja, pra nga gjuha e atij populli që ka nxjerrë më shumë udhëtarë të zbulimeve të mëdha të botëve të reja. Fjalë për fjalë do  të thotë Vend i Praruar, pra vend i artë, i florinjtë. Spanjishtja e ka përbërë kështu këtë fjalë: el (nga latinishtja Ill)+dorado, e cila është pjesore e dorar, pra E Praruara. Në latinisht është deaurum, de- nga, aurum, flori, pra Prej Floriri.

 

Enciklopeditë e përshkruajnë eldoradën si një vend përrallor, të kredhur në flori, për të cilin mendohej se shtrihej diku në Amerikën e Jugut, diku midis lumit Rio e lumit Amazona, si dhe ultësirës së Orinokos, pikërisht afër Bogotës. Legjenda lindi me sa duket nga zakoni i banorëve vendas (indigjenë ) të Kolombisë, pikërisht fisit Muysca, për të zhytur në liqene të shenjtë çdo prift të ri (chibcha, quhej ai, shqiptuar zipa ) që emërohej në vendin e tyre, të cilin e mbulonin paraprakisht në pluhur floriri. Njerëzit kështu besonin se ai do të ishte me këmbë të mbarë dhe do t'iu sillte pasuri të pafundme. Ky zakon që më vonë u mitizua vazhdoi edhe disa kohë pas pushtimit të vendit nga spanjollët. Kjo legjendë frymëzoi ekspedita të tëra portugeze dhe spanjolle nga Shekujt XVI- XVIII, prej të cilave e famshme është ajo e Pablo de Ursuas, por edhe ekspedita angleze dhe gjermane, në kërkim thesarëve të hatashëm të Perandorisë Omagua. Eldorado u përdor gjerësisht si term për të shprehur mirazhet, pra përfytyrimet tunduese të thesarëve, në mënyrë të veçantë gjatë kërkimit të arit në Amerikën Veriperëndimore, pra në Alaskë, në Shekullin XIX. Ky term pastaj i është përshtatur çdo vendi të pasur. Toponimi Eldorado gjendet sot në shtetin Arkansas të Amerikës, një vend shumë i pasur me burime minerare dhe natyrore. Po ashtu një toponim i tillë gjendet edhe në Kansas po të Amerikës.Kuptohet se këto janë vende reale që i kanë marrë emrat nga vendi i përfytyruar dhe i ëndërruar Eldorado.

 

Për Eldoradon janë shkruar krijime artstike të pafundme. Volteri e ka sjellë legjendën e saj në kryeveprën e tij "Kandidi". Edgar Allan Poe (Boston-SHBA-19.1.1809- Baltimora- 7.10.1849) mendohet se e ka shkruar poezinë më të bukur kushtuar Eldorados. Nuk është e rastit që poezia shqiptare e shkruar në Kosovë e ka trajtuar dendur metaforën e Eldorados në qendër të saj, duke e parë Kosovën si mishërim real të Eldorados për bijtë e saj. Ne po e sjellim, me këtë rast poezinë e Edgar Allan Poes "Eldorado", poezi që është përfshirë në të gjitha antologjitë e poezisë në anglisht të hartuara ndonjëherë. Po e sjellim në orogjinal dhe të shqipëruar.

 

 

NGA EDGAR ALLAN POE

 

 

 

                                                    

 

 

ELDORADO

 

Një trim i ngratë,

 Kalorës  me shpatë,

Në pishë të diellit e hije kahmos,     

  Ngado kalëroi,

  Me këngë në gojë,

Në kërkim të Eldorados.

 

 

Por një ditë u plak-

Kalorësi harrakat-

Dhe nën një hije  u fundos    

Zemra e tij kur s'u gjend

   Askund ai vend

 Që t'i ngjante Eldorados  

 

   Dhe kur shpirti i vet 

   Po i shteronte krejt    

Një hije atij iu kanos-

     "Hije", i tha asaj,

    "Ku bie vallë                                        

Rruga drejt Eldorados ?".

 

 "Në ato male andej

Sipër Hënës përtej, 

Poshtë Lugut  të Hijeve semos,                

 Pra, me guxim rend ti,

Tha  hija përsëri,-

Në kërkim të Eldorados !"

 

                                                                   

 

ELDORADO                                                          

 

 

 

Gaily bedight,                                                     

  A gallant knight,                                                 

In sunshine and in shadow,                            

   Had journed long,                                              

   Sining a song,                                                    

In search of Eldorado.                                 

 

 

   But he grew old-                                                

   This knight so bold-                                           

And o'er his heart a shadow                             

    Fell, as hi found                                                 

    No spot of ground                                              

 That looked like Eldorado.                                 

 

    And, as his strength                                           

    Failed him at length                                            

He met a pilgrim shadow-                               

    "Shadow,"  said he,                                            

    "Where can it be-                                                 

This land of Eldorado.                                      

 

  "Over the Mountains                                           

  of the Moon,                                                          

Down the Valley of the Shadow,                      

  Ride, bodly ride",                                                 

  The shade replied, -                                              

"If you seek for Eldorado !"                             

 

                                                                        

  Shqipëroi:  Elida BUÇPAPAJ

 

 

   


EDGAR ALLAN POE Shqipëroi: Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGA ELIDA  BUÇPAPAJPOEMË PËR URËN E TABAKËV (10.11.2010)
RROFTË EVA! RROFTË EVA! RROFTË EVA!NGA VEHBI SKËNDERI (10.06.2010)
NË MUNDSHPoezi nga RUDYARD KIPLING (Çmimi Nobel 1907) (10.03.2010)
TË MENDOSH PËR KOHËN - POEMË NGA WALT WHITMAN (Uollt Uitman, 1819-1892)Shqipëruar dhe pajisur me pasthënie nga UKË ZENEL BUÇPAPAJ (09.28.2010)
ROMANI "DRITËHIJET E MEDALJES ENIGMË", NJË ARRITJE E SUKSESSHME E SHKRIMTARES VILHELME VRANARI - HAXHIRAJNga MEXHIT HAXHIU, Mjeshtër i Madh i Sportit (09.27.2010)
MAGJIA E NJË ZËRITregim nga ALBANA LIFSCHIN (09.18.2010)
GRUAJA QË UNË E DUAPoezi nga HAFIZ SHIRAZI (1326-1390) (09.07.2010)
JAM SHI NË TIRANËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.03.2010)
QYTETIT TIM!Poezi nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (08.26.2010)
RËRA E PLAZHEVENga Elida Buçpapaj (08.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]