NGA ELIDA BUÇPAPAJ LIQENI I OHRIT DHE LIQENI LEMAN
E Enjte, 10.28.2010, 08:34am (GMT+1)
Liqeni Léman
i mbushur
me shiun
prej loti
të cironkave
zemërmira
të Liqenit
të Ohrit
që
përkund
si djep
trupin e
dremitur
të
qytetit
që bie
erëmollë
vagëllyer
prej Perëndimit
që e mori
me vete
Poeti*
në ikjen e tij
të fundme
në shtëpinë
e ndërtuar
me gjethet
e verdha të plepit
që e lëkund
si kaike
vala e Liqenit
të Ohrit,
me Oh...
* Lasgush Poradeci
Gjenevë, maj 2007
Buzë Liqeni Léman -
ELIDA BUÇPAPAJ
|