VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - India: Kina një rrezik ushtarak më i madh se Pakistani

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 10:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
India: Kina një rrezik ushtarak më i madh se Pakistani
E Djelë, 05.24.2009, 04:27pm (GMT+1)

 

 

 

India përballet me një rrezik më të madh nga Kina sesa Pakistani, sepse Nju Delhi njeh shumë pak kapacitetet ushtarake të Pekinit, deklaroi shefi i forcave ajrore indiane në një intervistë të publikuar sot.
    Dy vendet me popullsinë më të madhe të botës zhvilluan në vitin 1962 një luftë të shkurtër, por brutale lidhur me kufirin prej 3,500 kilometrash ndërmjet tyre në Himalaje dhe të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për pushtim të pjesëve të mëdha, por të pabanuara të këtij territori.
    India në të njëjtën kohë ka synuar vendosjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar shqetësimin e Kinës.
    Kina ka një ushtri pothuajse tre herë më të madhe se ajo e Pakistanit, sipas statistikave zyrtare, por është mosnjohja e fuqisë ushtarake të Kinës ajo që është shqetësuese, deklaroi shefi i forcave ajrore indiane, Fali Homi Major. 
     "Ne njohim shumë pak kapacitetet aktuale dhe profesionalizmin e ushtrisë kineze", deklaroi Major në një intervistë për gazetën "Hindustan Times".
    "Padyshim, kinezët janë një kërcënim më i madh", vlerësoi ai.
    India dhe Pakistani kanë zhvilluar tre luftëra ndërmjet tyre që pas fitores së pavarësisë në vitin 1947 dhe tensionet midis dy fqinjëve bërthamorë arritën kulmin pas sulmeve terroriste në Mumbai nëntorin e kaluar, ku humbën jetën 166 persona. ATSH-Reuters.
    Megjithatë, India dhe Kina kanë nënshkruar një traktat për ruajtjen e "paqes dhe qetësisë" përgjatë kufirit të tyre të dikutueshëm dhe kanë rënë dakord për gjetjen e një zgjidhjeje politike, por bisedimet për këtë çështje nuk kanë shënuar asnjë progres ndryshe nga forcimi i marrëdhënieve të biznesit midis dy ekonomive të mëdha në zhvillim të shpejtë.  /ATSH-Reuters/ -

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori suksesi (05.24.2009)
Horst Köhler rizgjidhet president i Gjermanisë (05.23.2009)
Siria: Oferta e Izraelit për bisedime nuk ka vlerë pa tërheqjen nga Lartësitë Golan (05.23.2009)
Bajden: Bosnja nuk ka nevojë për një marrëveshje tjetër paqeje (05.22.2009)
Solana: Uashingtoni dhe Brukseli ia dhanë një tronditje elektrike Bosnjes (05.20.2009)
Washington Post: Garë vullnetesh në Lindjen e Mesme (05.19.2009)
Lituania fitoi gruan e parë presidente (05.18.2009)
Presidentët e Iranit, Pakistanit dhe Afganistanit mblidhen në takim të lartë rajonal (05.16.2009)
Shënim: Mesazhe të fuqishme në fundin e pelegrinazhit të Papë Benediktit XVI në Tokën e Shenjtë (05.15.2009)
Gazetarja Roksana Saberi largohet nga Irani (05.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]